Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt

10 Mars 2012, 18:20Rajoni TEMA

“A do të jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund ta imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet e tjera”, ka thënë ndërmjetësi evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, për REL të cilën e transmeton sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.

Zyrtarët kosovarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hapjen e negociatave për veriun në kuadër të bisedimeve të cilësuara si teknike, të cilat filluan në marsin e kaluar. Por, diplomati evropian e quan qesharak dallimin në mes të dialogut teknik dhe atij politik që është bërë deri më tani nga palët.

1 komente në “Cooper: Me veriun duhet të merremi shpejt”

  1. raimondi says:

    Politika kosovare ne bashkepunim me nderkombetaret me mire te kerkojne shkembimin e veriut me Luginen e Presheves dhe mbyllet ai muhabet me serbet njehere e pergjithmone

    –Politika e Kosoves ti mbledhi te gjithe serbet ne Veri dhe tja japi v eriun Serbise, nderkaq Serbia te na japi Luginen e Presheves me Medvegjen e Bijanovcin
    –Kjo eshte zgjidhje ideale —dhe pastaj direkt Kosova bashkohet me Shqiperine

    Ndryshe nqs veriu do qendroje me Kosoven atje do kete gjithmone probleme , sepse serbet atje e kane edhe perkrahjen e heshtur te Europes

    Ndaj me mire ta japesh veriun se eshte si nje gjender kanceroze ne trupin e Kosoves qe shkakton vetem probleme

    –Poltika kosovare duhet te kete si busull te saj bashkimin e Kosoves me Shqiperine , se nqs qendrojme te ndare do e kemi gjithmone e me te veshtire per tu futur ne Europe

    _______Ndersa te bashkuar futemi menjehre ne Europe , sepse do kemi burime ekonomike me te shumta , tregu do jete me i madh , te ardhurat nga taksat
    do jene me te medha dhe detyrimisht keto do cojne ne fuqizimin e shtetit Shqiptar , gje qe ben te mundur plotesimin e te gjitha kekresave te Europes Automatikisht

    –Ndersa nqs do jemi te ndare nuk do futemi dot ne Europe as per 20 vjet ……

    Ne fudn do thosha qe politka kosvare duhet ta kuptoje se serbet do e marrin veriun , pavaresisht se cfare thone politkanet tane, por te pakten edhe ne te perfitojme Luginen , mos ta japim veriun falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje