Krasniqi: BE-ja e SHBA-ja na kanë bërë presion

13 Mars 2012, 11:27Rajoni TEMA

Në lidhje me mundësinë e hapjes së çështjes së veriut në bisedime me Serbinë, Jakup Krasniqi ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me vendimet relevante për dialog dhe se përgjegjësia do t’u bjerë atyre që janë futur në bisedime, duke aluduar në Qeverinë dhe në kryeministrin Thaçi. Kreu i Legjislativit, Jakup Krasniqi, ka pranuar të hënën publikisht se faktori ndërkombëtar u ka bërë presion institucioneve shtetërore në procesin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të cilat së fundmi janë quajtur politike nga vetë ndërmjetësuesi i tyre, Robert Cooper.

Kryetari Krasniqi ka theksuar se “edhe Brukseli dhe politika e Departamentit të Shtetit amerikan kanë bërë presion tek institucionet e Kosovës për të zhvilluar bisedimet edhe pse në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme bisedimet kanë qenë teknike tash po del që nuk kanë qenë thjesht teknike”.

Krasniqi ka shtuar se presioni duhet të bëhet mbi Beogradin, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash./KD

5 komente në “Krasniqi: BE-ja e SHBA-ja na kanë bërë presion”

  1. mali says:

    Me se fundi kujtohen te flasin burrat e Kosoves. Ne histori mbeten burrat e vertete dhe burracet si Thaçi me lakejte rrotull, do kujtohen me neveri.

  2. Asgaard says:

    Normale qe do te bejne presion ore tutkun. Keni 10 vjet qe tundni allatet atje e vec merrni hakmarrje personale. Allbright “tezen” qysh ne Rambuje e trajtuat si lecke. Ku hani pyke ju nga shahu multidimension qe quhet politike, nje shah kompleks ku politikani pervec vetes duhet ka pergjegjesi te mbroj dhe avancoj interesat e popullit te tij. Nuk eshte gje e thjeshte kjo, aq me teper per nje komb si shqiperia, po ju jeni hijena sllave dhe filoturke, e cdo gje po shkon sipas planit. Vete filluat radikalizimin ose lejuat ate pa asnje pike problemi, tani i ankoheni perseri faktorit nderkombetar qe ai na qenka fajtor pse ju nuk beni hajer. Evropa e Bashkuar po merr fund ne formen qe e njohim, dhe se shpejti, Rusia do kete rol shume me te madh qe as Amerika nuk do jete ne gjendje ta bllokoj sic ka bere me perpara por vetem margjinalisht me aleatet e saj me te ngushte ku spikat Polonia.

    Ju e sollet situaten ne kete pike, njerez te paafte qe vetem vidhni dhe i beni qejfin vetes, qe keni pranuar cdo kusht pa hezituar, nga ai flamur i pjerdhur e deri tek negociatat me Serbine me ate sllavoturken Tahiri, se vetem fytyre Arberore nuk ka ajo.

    Levizjet sllave dhe filoturke Vetevendosje apo AK jane nje tjeter element qe e shtyjne perendimin te vej shqiptaret nen kontroll, ende te paafte per te ndjekur interesat e tyre me ane te ndertimit te nje shteti ligjor dhe patriotizmi akademik, jo cjerrje patetike si deri tani.

    Amerika ka probleme shume te medha dhe ka prioritete te tjera. Nese hypen ndonje tip Santorumi ne krye, as nuk mund te imagjinohet dot se cfare do ndodhte ne Ballkan.

    1. Kopenhagen says:

      S´kam se cfare te shtoj me teper…

  3. anticensurë says:

    o kupo e hongrët notën?tash mos boj më zo!ditë më të këqija do të vijnë!presjonet do të shtohen gjithnjë e më shumë!vetë zbritët një shkallë më poshtë!tashti ju duhet të flisni nga një nivel më i ulët!nuk mësuat me “heqjen e autonomisë” nga millosheviçi???nuk e bëri se i prishte punë autonomia e kosovës,por thjeshtë për mos ju lënë të kërkonit më shumë!kur filloi lufta jua ofroi atë që jua kishte hequr!kështu është dhe në këtë rast!varianti më i mirë!më i keqi është se mund të jeni të detyruar që të bëni shumë lëshime për tu rikëthyer në atë nivel që ishtit!
    megjithatë nuk është ndonjë surprizë!”politikanë”shqiptarë jeni dhe ju!thjeshtë nuk keni lidhje me politikën!ju ka mbetur dopjo gjashta në dorë!i vetmi ndryshim në mes jush është se ka të ndershëm dhe hajdutë!ka nga ata që e bëjnë gafën nga budallallëku e të tjerë për të përfituar!thonë që ti bën pjesë në të mirët!je thjeshtë budalla!nuk je hajdut!gjysma e të keqes,pavarësisht se nuk na ngushëllon!

  4. Drenica e Kuqe says:

    Sa te semure kronike qe jane nga padija udheheqesat “kosovar”. Keta nuk jane te zotet te bejne asgje dhe nuk dine asgje e thone se fajin ua ka here BE e here SHBA dhe here te dyja bashke …(!!)…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje