Mesiç: Nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan

12 Mars 2012, 13:35Rajoni TEMA

Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic, i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan. Ai ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por e rëndësishme është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave.

Mesiç këto komente i bëri sot pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, ndërsa ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media pas takimit.

Ish-presidenti kroat, i cili është i njohur për deklarimet e tij në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, gjatë një vizite që po zhvillon në Kosovë, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me arritjen e marrëveshjes së Kosovës për përfaqësim rajonal. Ai këtë e ka quajtur një hap përpara, në mënyrë që të ketë qarkullim të lirshëm të njerëzve dhe mallrave.

“Unë mendoj se ky është hapi i parë, e hapat e tjerë do të vazhdojnë pas tij. Serbia nuk është e detyruar që ta njoh Kosovën, por Serbia duhet ta bëjë të mundur që rajoni të funksionojë, pra qytetarët të mos kenë pengesa në kufij dhe po ashtu mallrat mos të pengohen. Në këtë mënyrë rajoni të funksionon në të gjitha aspektet”, ka theksuar Mesiç.

Ndërsa në lidhje me atë që mund të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan, Mesiç këta politikanë i ka quajtur iluzionistë.

Mesiç i pyetur për veriun e Kosovës, ai këtë e ka ndërlidhur me rastin e okupimit të një pjese të Kroacisë nga serbët. “Ne kemi reaguar në mënyra të ndryshme. Së pari kemi tentuar të reagojmë kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okupuar, që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por ka mbetur një pjesë e okupuar, të cilin problem e kemi zgjidhur përmes dialogut”, tha Mesiç, transmeton Kosovapress.

Ai ka shtuar se këto bisedime kanë qenë shumë të sukseshme, pasi problemi është zgjidhur pa gjakderdhje, duke shtuar se edhe këtu do të jetë njëjtë. Ish-presidenti kroat ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.

6 komente në “Mesiç: Nuk ka ndërrim të kufijve në Ballkan”

  1. bislim says:

    koment i imi porsonal.SERBIA KA SHUM FRIG QE DO TA HUP EDHE VOJVODINEN. TE HUMB EDHE 72 FSHATRA QE I KA TE UZURPURA TERITOR TE KOSOVES. SERBIJA DO TE JET VETEM PASHALLUKU I BEOGRADIT.PO EDHE GREQIJA DUHET TE KOMPENZOJ QAMRIN ME RRESPEKT.

    1. Kapterri says:

      Bislim! Kjo mund te arrihet kur shqiptaret te kene shtet. As shqiptaret e Shqiperise, as ata te Kosoves dhe as ata ne Maqedoni nuk kane shtet. Te gjithe drejtohen nga klane dhe metoda te kohes se sulltaneve. Kur te organizohet nje lidhje e re e Prizrenit, atehere mund te flasim per nje komb te bashkuar. Deri atehere, Serbia do ti kete pushtuar edhe nje here Kosoven dhe ndoshta edhe pjese te Shqiperise dhe ne do te vazhdojme njeri t´i bjere gomarit e tjetri samarit.

    2. Andreas says:

      Kur tua vene gardhin tek thana e te filloni te hani me dhembe morrat e njeri tjetrit, atehere do ktheni koken pas e do shikoni se sa frutdhenese ishin mendimet e politika juaj.

      1. suzana says:

        Ubububuuu!qka po let kshu more andreush,mos valle e keni fjalen per morrat qe i hengret njeri tjetrit kur ju rrahu turqia apo per morrat qe di ti hani gjermanise!!!

        1. a.b says:

          Suzi po pse keshtu moj bubuqe sju lene te bashkoheni e te beni 1 shtet te mathe islamik ne mes te Ballkanit.JO per gje por kshu mund te na vene punet per se mbari apo jo

  2. enh says:

    nuk e di zoteria ne fjale cdeshiron,por ne nje gje e garantoj,dhe ne opinionin tim eshte e sigurt,ne rast se egzistojne iluzione i takojnvetem atij dhe kur do vijne perseri ruset ne gjitonine e tij se zoteria do futi hundet edhe nje here ne serbi,do flasim,keep up your pens ser it is camming fast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje