"Tripi" i Editës, për 8 mars i merr 50 mijë euro buxhetit

14 Mars 2012, 11:06Rajoni TEMA

Ndaj grave të Zyrës së Kryeministrit është treguar zemërgjerë për 8 Mars Edita Tahiri, por pa prekur në kuletën e saj. Ka prekur në të shtetit.

Diku 50 mijë euro është kostoja publike e shpenzuar për tripin në Shqipëri të autorizuar nga zëvendëskryeministrja Tahiri, si dhe për ekipin e saj mbështetës.

Pjesë e tij ishin 36 femrat që punojnë në zyrën më me rëndësi të ekzekutivit. Të enjten kishin mbërritur në Tiranë, e të dielën pasdite qenë kthyer në Prishtinë, njofton “Koha Ditore”.

Nga atje kanë postuar fotografi në rrjetin social Facebook, madje nga Mali i Dajtit, ku nga Tirana shkohet me teleferik.

Gratë e Qeverisë jo veç që nuk kanë pasur nevojë të fusin dorën në xhep gjatë kësaj vizite, por ato kanë realizuar edhe të ardhura shtesë. Ndonëse ishin pjesë e një tripi, secila nga to ka realizuar nga dy mëditje. E tarifa për një mëditje të udhëtimit zyrtar në Shqipëri është 209 euro.

Njëra nga pjesëmarrëset ka treguar në kushte anonimiteti arsyen e vetme që i ishte bashkëngjitur tripit.

“Veç për mëditje shkova”, ka treguar ajo. “Mëditjet në Shqipëri janë të mira, se përndryshe nuk i kisha lënë tri net fëmijët vetëm”. /koha/

4 komente në ““Tripi” i Editës, për 8 mars i merr 50 mijë euro buxhetit”

  1. bislim says:

    EDITA TAHITI DUHET PAK TE MENDOJ. SE INVALIDET CIVIL TE LUFTES JETOJN VETEM ME 96 EURO MUJORE. PO EDITA KA SHUM SHPENZIME… BUGJETI I SHTETIT I FORT TE MENDON…

  2. Enzo says:

    Po keshtu e kane keto ”Suzanat” e malsise, i fusin nje te ngjyrosur bjonde kokes kurse poshte mjekren e kane me te gjate se ben ladeni. Kur u bene dhe keto me mar 50 mije E, kur populli po shkon gjuheti irriqash.

  3. mirushja says:

    Te gjitha shpenzimet per akomodim te paguara edhe meditje nga 209 euro….Kjo definitivsht nuk eshte mire ne koke.
    Shtet o shtet e populli ska me qka me qel magjen me gatu buken ….a e dini se jane 300 kg miell ato meditje….Turrpppppppppppppppp

  4. hajredini says:

    ka ba pare edita me hashimin se baba i tyre ju ka dhan tadici, se e kan shit kosoven veq per pak pare , marre ju koft po gjaku i deshmorve ka mi za, kosova ka ba shum esqt pasha po avni rrustema ma nuk po ka per mi vra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje