Thaçi: Po ndryshuan kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet

15 Mars 2012, 19:54Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij sot në Parlament tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit, më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

​​“Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë, në emër të Qeverisë, të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve, shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, deklaroi ai.

29 komente në “Thaçi: Po ndryshuan kufijtë, shqiptarët bashkë në një shtet”

  1. tironci i keq says:

    Shume e sakt ta njofi qeni te zotin mjaft mo tu duru pordht e Europes e te Serbis

  2. Taulant says:

    Nuk je kaq patriot ti qe te kerkosh bashkimin,por e thua si presion per europen.Sa vlen karrigia per ty dhe Berishen nuk vlen bashkimi kombetar!I dime kaq gjera ne!

    1. Sem Luma says:

      Tamam ashtu eshte. Edhe ky me ne fund zuri te mesoj pak nga Beogradi qe cdo here qe vihet ne zor nga BE-ja apo SHBA-te per te leshuar pé rreth Kosoves fillon e kercenon dhe llomotite (por fatkeqesisht shume here me rezultate pozitive per Serbine) per federate, konfederate apo nje lloje aleanca te vecante politiko-ushtarake me Rusine. E ky Thaci yne i shantazhuar nga shume ane, nuk i ka mbetur rruge tjeter perpos qe te filloj edhe ky me keso lloj kercenimesh. Prapeseprape, me mire qe kercenon KOMBETARISHT se sa FETARISHT!!!

  3. Emigranti says:

    Zgjidhja me e mire.
    Te punohet me fort ne kete drejtim.

  4. BERISHA LARGOHU. NE ZGJEDHJET E RDHSHME DO TE VOTOJ KUNDER RAMES! says:

    Shqiptaret po vrasin njeri-tjeterin per hir te Berishes, kurse Hashim Thaci me diskotn per jetesen si te bashkuar qe nuk mund te ndodhe kurr.

    1. Edi Detroit says:

      Kapterri BL ,je nje idjot i lindur,kjo u takon shqiptareve te vendosin,nuk te takon ty si gjakprishur qe je,jo po tiu marrim doren edhe atyre qe iu mbaron emri me.sss.Me vjen cudi si I ke numeruar teshat ne ushtri, ti dukesh fare injorant.

      1. BERISHA LARGOHU. NE ZGJEDHJET E RDHSHME DO TE VOTOJ KUNDER RAMES! says:

        Edi Detroit, ti nuk ke ekuliber qe te replikosh. Amerikanet ty te mbajne per legen duke te punsuar si prostitute neper clubet e gayve. Jetojme ne demokraci dhe keshtu mendoj une, por edhe me fakte qe shqiptaret nuk behen bashke.

        1. plaku says:

          Bl kapteri,
          Ketu behet fjale per vendin tend more …… Mbylle sqepin se vjen ere Janullatos, more bukeshkale 300Eurosh.

          1. BERISHA LARGOHU. NE ZGJEDHJET E RDHSHME DO TE VOTOJ KUNDER RAMES! says:

            plaku, prap ti me ato zanafillat e Janullatosit? Une kam nderin qe jam shqiptar, por nuk dua bashkim pa nje referendum te ndershem. Kosova ka shtetin e saj, pra edhe kosovaret dhanen jeten per nje Kosove te pavarur, por jo per tu bashkuar me Shqiperine. Le te bashkohet Kosova me Shqiperine nqs nuk din te qendroje si e pavarur. Nderkombetaret investuan per nje Kosove te pavarur. Bashkimi Kosove- Shqiperi nuk eshte vetem ne doren e shqiptareve, por eshte ne ate te nderkombetareve, prandaj mos e levatoni vetveten me cudira te babzitura.

            1. Kapterr e gjyse je o B:L , Ne komentet e me pareshme ishe edhe kunder shtetesis se Kosoves o kapterr, e tani sa po u permend bashkimi me Shqiperine na del kunder bashkimit te shqiptareve por pro shtetesis se Kosoves, ik or tip tourkofagos

            2. BARDHI says:

              BL,Kosova ka luftu per bashkim me Shqiperine,pavaresia e Kosoves eshte kompromis,lexo betimin e ushtareve te UCK:
              “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”

        2. Edi Detroit says:

          Kapterri BL, une bej pune te ndershme o plere, po sjam si ty parazit qe per 300 euro i ke shitur te gjitha,,dhe nuk e di cfare je dhe nga ke ardhur,parazit interneti,,,

          1. plaku says:

            Edi Detroit,
            Bl kapteri e ka pranuar vete ketu ne forum se :
            – Ka qene anetar i PPSh dhe me urdher te Sales u largua nga ajo.
            – Sala e futi si kapter ne policine shteterore.
            – Fatos Nano e hoqi per paaftesi mendore.
            – Tani me urdher te Sales, ketu ne forum eshte me PS.
            – Ne fakt eshte edhe agjent grek i Janullatosit ne forum dhe paguhet nga ai 300Euro. Eshte njeri pa shtylle kurizore.

    2. hajriu says:

      Pse i jepni vlera ketij idiotit te lindur BL-se??? Ky kaq dine e kaq thote. Lereni ore idiotin ne pune te tije , te llomotise e te haje sa te doje. I papame je o BL …….. hahahahaa . O copa e mishit me dy sy idioti kur e ke festen e abetares ?

  5. demokrati says:

    Hashimi tani qe e hape shishen hajt ta futesh me djallin, Serbine, brenda. Tani do leshosh jo aq sa do ti, Kosova, por aq sa do Serbia. Pergjigjen ta dha Dacic. Serbet e ben oferten, ju e refuzuat pa qene ne pozicionin dhe pa patur vullnetitn e Kroacise per ti ndare hesapet me serbet nje here e pergjithmone. Opsioni juaj per bshkim nuk eshte i ndjere eshte vetem loje si ajo e Jakupit, sa here qe i vihet ne rrezik karrgja e kreyparlamentarit.

  6. albaniahello says:

    ktej nga anet e mija thon; nuk rrin dy derra ne nje kotec. dhe kush thaci & saliu

  7. vali says:

    Idiotit B L Shqiptaret ne Amerike punojne me nder. Kosove Shqiperi eshte nje

  8. katarakti says:

    Ky kokekali po behet njelloj si Shalli. Kujton se bashkimi i Kosoves me Shqiperine behet sipas midese se tij. Aq me keq kur e perdor si nje lloj presioni. Pra ose me lini te sundoj i qete ne Kosove, ose ju kercenoj me bashkim me Shqiperine… Po kush e pyet kete?! Nuk jane ky dhe Berisha qe mund te vendosin nese do te behet bashkimi apo jo, dhe kur dhe si. Jana banoret e Kosoves dhe Shqiperise. Aq me shume qe ky Thaçi, njelloj si Shalli, dmth Rugova, nuk kane qene kurre per bashkim te Kosoves me Shqiperine. Ne rastin me te mire kane pretenduar per nje lloj konfederate alla jugosllave,(nuk u ndahet shpirti qe andej), me Prishtinen te barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi. Sipas renegatit Rugova. I vetmi nga udheheqesit kosovare qe e shikon Shqiperine si Atdheun e tij dhe Kosoven si pjese te shkeputur prej saj padrejtesisht eshte Albin Kurti. Duke perjashtuar ketu te nderuarin Qose si dhe Jakup Krasniqin. Ndersa ky Thaçi sa leh kot. Shqiptaret nuk do te bashkohen ose ndahen per te ruajtur pushtetin e tij.

    1. BARDHI says:

      Rugova eshte angazhu per Kosoven e pavarur te hapur ndaj Shqiperise dhe Serbise,programi politik i LPK&UCK pjes e te cilave ka qen Thaci ishte bashkimi me Shqiperine.

  9. Kapit Tupalla says:

    Ky matrapaz bëhet sikur nuk e di se ndarje të Kosovës nuk do të ketë. Ai po përgatit teren që që nesër – pasnesër të na paraqes automonimë e veriut të Kosovës sikur sukses të vetin, sepse e paska parandaluar ndarjën e Kosovës. Fleni shqipëtarë fleni.

  10. inf says:

    Po te kishin seriozisht ket pune e kishin bo
    po dy Kodosher ne nji der nuk rrine dot ,prandaj jane te dy horra dhe Tradhtare zorraxhinj dhe kusare qe dun vetem me vjedh e duke bo kerrdine
    nuk jeni jy te dy per ket pune ju jeni bashke me SERB ju rrini me Serb ju hani me shka dhe me pislliqe.
    Thaqi o Taqi kaqi mos u lodh kot ti dhe berishoviqi i viqiiiidolit duhet te pushkatoheni sa me shpejt per TRADHTI TE HAPUR KOMBIT SHQIPTAR.

  11. BOSS says:

    SHqiptaret ne nje shtet do ishte zhgjidhja me e mire per ter ballkanin dhe me gjere.

  12. Fatos says:

    Kur Albin Kurti thote duam bashkimin keta e kundershtojne.Tani bejne si patriote.Por te gjithe politikanet e te gjitha kraheve aty do te falen nje dite:tek bashkimi kombetar(pavaresisht se tani tallen me te.)

  13. vlora says:

    Ky “Magarac” me kete keshe po don me tut Serbine dhe BE, ccc cfar muhabeti pa lidhje, po per cilin shtet je ka fol o lope Kosove, per Shqipnin apo Serbine??? Se, as shqiptart e Malit te zi, as shqiptart e FYROMit, as shqiptaret e Serbis nuk dojn qe shteti i tyne te jete apo quhet Kosovo*1244, Ne te gjith shqiptart kudo qe jemi e kemi shetin tone, per te kujtua ty magare-kosovsko, quhet SHQIPERI. Per te shpetua Kosovaret duhen bashkua me Shqipnin.
    Eshte e pa besueshme qe ky Hashishi nuk e kupton qe nuk mundet te ekzistoj Kosova si shtet ne vete

  14. ryan says:

    popull cdo shqiptar e do shqiperin e madhe por problemi eshte se kosova duhet te njifet si shtet dhe te ngrej flamurin ne [OKB] ndersa serbi nuk e do nje shqiperi te madhe dhe te fort;;;po ky thaci eshte nje politikan i deshtuar me rezuluten 1244 ky ofendoj gjykaten nderkombetare pra edhe me veriun e kosoves ky deshtoj ,Kosova ka njerez me te pregatitur se sa thaci

  15. gazetari says:

    TRE KUSHTE.
    S’ka bashkim shqiptaresh pa percaktuar:Kush quhet shqiptar?
    S’ka Shqiperi te bashkuar pa vene ne krye ata qe jane me shume shqitare dhe jo ata qe s’jane shqiptare,apo qe jane me pak shqiptare.
    S’ka Shqiperi te bashkuar me lidere qe duan fronin per tu pasuruar vete dhe familjen e tyre me tarafin.

  16. victory says:

    Eshte hera e pare qe Thaci flet drejt. Nje Shqiperi e bashkuar do te na bente nje faktor te rendesishem ne Ballkan e me gjere. Nje Shqiperi e bashkuar do te krijonte premisat per ndertimin e nje shteti ligjor, ku lideret do te ishin shume me te pergjegjshem se keta sot, qe i trajtojne territoret e ndara shqiptare si sulltanate. Jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, nje kulture dhe nje pale zakonesh . Le te shpresojme qe kjo enderr te behet realitet!

  17. Bajram says:

    Hashim Thaçi është kreu i Mafis Kosovare ,me mbështetjen e qendrave politike të caktuara të fuqisë, kan themelu një organizatë të përbashkët me forcën e vet të armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me shërbimin e vetë të zbulimit! Shkurt dhe konkretisht, Hashim Thaçi në Kosove ka krijuar një rend të ri, ndërsa grupet kriminale, të ndihmuara edhe nga kolegët e tyre evropianë, po zhvillojnë një forcë të vetën të armatosur, duke u bërë kështu, gjithnjë e më të rrezikshëm.

  18. sigurish shqiptaret mire do bejne te bashkohen sidomos ne politiken e jashtme, sigurine e territorit, strategjin ekonomike. mua do me pelqete me shume nje shtet federal, ku secila pjese te manaxhonte buxhetin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje