Serbia fton për herë të parë një përfaqësues kosovar në një forum në Beograd

15 Mars 2012, 11:17Rajoni TEMA

Beogradi për herë të parë ka ftuar një përfaqësues të Kosovës në një takim rajonal që kur të dy palët ranë dakord për një formulë përfaqësimi.

Sipas Balkan Insight, Serbia ka ftuar Taulant Hoxhën, drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqërinë Civile në një forum rajonal ‘Partneriteti për ndryshim’.

Kjo është hera e parë që një kosovar përfaqëson vendin e tij në Serbi që kur u arrit një marrëveshje mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, Kosova do përfaqësohet në takimet rajonale thjesht me emrin Kosova, por me një shënim që i referohet rezolutës së OKB 1244 dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

1 komente në “Serbia fton për herë të parë një përfaqësues kosovar në një forum në Beograd”

  1. ryan says:

    nuk keni nga shkoni pa e njoft kosoven ,,O SLLAV TE NDYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje