“Maqedonia lehtësistë i shpëtoi aneksimit serb në vitet 90 dhe mezi mbijetoi një konflikt të armatosur me shqiptarët vendas gjatë vitit 2001, gjendet para një lufte të tretë. Kësaj here më të dhimbshme . Ajo do të detyrohet të presë degën mbi të cilën ka qëndruar këta 20 vjetët e fundit dhe mbi të cilën ka thurur melodramën e madhështisë së rreme dhe mburrjes deri në dalldi: Mitin për Maqedoninë antike dhe Alekasadrin e Madh”. Kështu vlerëson analisti kosovar, Halil Matoshi duke i komentuar incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.
Matoshi shton se, “Shkupi zyrtarë me politikat e tij etno-nacionaliste, duke ngjizur një shtet thuaja kishtar ortodoks dhe duke përjashtuar nga debati shtetin qytetar , po rrëshqet nga një lloj i ri i fashizmit (fashizmit kulturor), i cili do t’i kthehet bumerang, duke e ndarë këtë shtet në rrafshin kulturor dhe qytetar, e pastaj edhe etnik e shtetëror”.
Sipas tij, Maqedonia si e tillë, turbofolklorike dhe me shikim mesjetar në të ardhmen po i kanoset një ogur i zi .
“Ajo ka mundur të jetë dhe ka hala shanse të jetë një shtet binacional dhe dygjuhësor si një Belgjikë e Ballkanit . Mirëpo hovet e tërbuara fashiste që po merr paria e Shkupit po ia ndjellin këtij shteti fatin e ish-Jugosllavisë , shpërbërjes në etnitete deri në zhbërje dhe aneksim nga fqinjët, nga Bullgaria dhe Shqipëria , pa e përjashtuar edhe involvimin e Greqisë dhe Serbisë”, është shprehur Matoshi.
Ai thekson se, “në këtë sfod tejdukshmë vërehet se spiunet e Nikolla Gruevskit motivojnë nxisin incidente ndëretnike , veçanërishtë duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër shqiptarëve etnik, për dy arsye të kalkuluara”.
“Së pari , për ta zhvendosur vëmendjen e publikut sllavo maqedonas nga koncesioni që detyrohet tia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit dhe, së dyti që përmes rrahjes dhe poshtërimit të shqiptarëve ta mobilizojë dhe homogjenizojë nacionalizmit maqedonas si kundërpërgjigje ndaj zërave që vijnë nga Sofja zyrtare, se shteti i Gruevskit dhe nacionalistëve të rinj rreth tij po i diskriminon bullgarët etnik”, ka shtuar mëtej analisti, Halil Matoshi./ina
Kush do mund ta kuptoj Matoshin,me gjithe keto shkrime qe bene:ne njeren ane shkruan se Kosovaret jane Kombe ne vete, dhe nga ana tjeter pjesen Shqiptare te Maqedonis do ja bashkangjete Shtetit ame Shqiperise.Sikur ne te jemi dy Popuj dhe jo nje.Ka ikur nga truri me duket apo shkruan se per ate dhe paguhet ,kush e di nga kush.Dhe me siguri jo nga Shqipetaret.Por ne kete raste ka shume te drejte per shkaterrimin e Maqedonise,do ndodhi se shpejti.Se egzistenca e Maqedonis se sotme ndodhe pikerishte se e mbajne Shqipetaret,kjo eshte e ditur,me vete fajin e madhe qe e kane parija e jone:Berisha,Rama,Thaqi,Ahmeti,e shume e shume te tjere.
shume analize e qarte,nga studiuesi,dhe shtrohet pyetja ne rast se popujt e ballkanit,do rreshkasin edhe nje here ne nje lufte te madhe,ku ne fiilim te medhenjte,do behen spektatore,dhe te shikojne gjakun tone te rrjedhe lume,me komentet e tyre per tu vendosur paqja,nje konflikt qe ne progres mund te shoqerohet edhe me destabilizim ne ballkanin lindor dhe te kemi luften e trete per shkupin,rajonin dhe gjithe boten,prandaj nuk duhen pare si fenomene spontane,duhet te ndalohen menjehere,dhe kjo mund te hariet ne rast se gjithe popujt e ballkanit e shikojne gadishullin si shpine e tyre,si qytetare te barabarte,qe e vetmja gje qei dallon jane kufijte gjeografike,e mjaftueshme eshte te mbajne te gjithe ritet dhe zakonet e tyre,dhe eshte e sigurt qe nuk do shuhen,sepse jane jo vetem te zgjuar,dhe me temperament,por edhe te denje ti tregojne botes ligjet e jetes,megjithese ata monopolizojne ate,po sjane gje tjeter,vecse diktatore,fshihen pas demokracise,po ne praktike kerkojne te fusin gjithe boten nen kthetrat e tyre,te hapin supermarketet dhe te na shesin produktet e tyre ne cdo cep te botes,dhe ketu eshte zgjuarsia,do munden popujt e ballkanit ti zgjidhin problemet midis tyre,apo edhe nje here do lene te medhenjte te vizatojne kufijte tane sipas interesave te tyre gjeopolitike,mbi gjakun e djemve tane.
Shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, Greqise,,,,biles edhe ata te shtetit ame (kane mikun e Fazllicit per kryeminister),,,,,nuk vuajne dhe poshterohen sepse fqinjet qe na duhet te bashkejetojme na qenkan me te forte apo ne pozita me te volitshme se ne. Ne vuajme ne shekuj ate semundjen e vjeter qe na ben edhe me te vegjel sec jemi, na ben te pallogaritshem ne syte e botes, na ben bisha kunder njeri tjetrit por sahanlepires karshi te huajit. Ajo semundje quhet percarje dhe mosperfillje karshi interesit kombetar.Ai komb qe nuk eshte i afte te vleresoje rendesine e unitetit dhe bashkimit kur vjen puna tek ceshtje madhore si ajo kombetare,,,,,eshte i denuar ta hane qente e terbuar. Per sa kohe qe populli shqiptar e konsideron “NORMALE” qe politikanet e tij shesin edhe nenen e baben (e jo me vendin) per nje karrike, atehere “fqinjet” tane do te ndjehen gjithmone te ftuar te shkelin me kembe cdonjerin prej nesh.
!
koment teper i sakte
I.Troplini, edhe une them se ke bere nje koment te sakte.
Sakte, z. Troplini
“Duke ju falenderuar titullit tim akademik, unë sot mund të shkruaj artikuj të ndryshëm, me tema të ndryshme, pa treguar asgjë të re për lexuesin, dhe pa e mësuar atë për asgjë që i duhet. Për këtë arsye paguhem unë si gazetar nga qeveria ime.”
ik o matosh,merr edhe lubonjen e kelmendin e formoni ndonje shtet shumekombesh andej nga afrika.jeni katandisur turpi i shqiptareve.
Duhet te ringjallet Enveri si per kafshen tone te Viçidolit, ashtu edhe per fqinjet, si Maqedonia,Greqia dhe Serbia. Udheheqia Maqedonase eshte
e perkrahur nga banda Shqiptare me sali Berishen ne krye.
Sa te shkrete jemi!!! Duke mos mundur te gjejme ndonje njeri qe te na shpetoje nga mynxyra qe na ka zene,(mendojeni ke kemi kryeminister,mendojeni korrupsionin,papunesine,varferine,imoralitetin,perçarjen,vellavrasjen, coptimi i shqiperise ne shume shtete) kur i mendojme te gjitha keto dhe kur shpesh therrasim : ku je AVNI RRUSTEMI, po na shkon mendja tek ENVER HOXHA, dhe themi: ah si nuk ngrihet nje her nga varri… Apo nuk eshte keshtu?
Asnje reagim nga Tirana dhe Prishtina zyrtare,per ngjarjet me shqiptaret e Maqedhonis,apo me falni se qiveris nuk I ka dal gjumi.Qeveri qe fle per problemiin eShqiptarise ne Maqedhoni.Konsulohuni me Fazicin zoti kryeminister!