Pas fusnotës, Thaçi do të takohet me Obamën

15 Mars 2012, 11:11Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi po pret që gjatë pranverës të shkojë në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Në plan është një takim tête à tête me presidentin Barack Obama.

Dy burime të ndryshme ndërkombëtare i kanë thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se takimi i është premtuar kryeministrit kosovar gjatë qëndrimit në Prishtinë të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, William Burns, muajin e shkuar. Zyrtari amerikan kishte bindur Thaçin të pranojë që në nisma rajonale Kosova të përfaqësohej me një fusnotë karshi denominimit të shtetit, në të cilën do të përfshihej edhe Rezoluta 1244 e OKB-së. Deri në këtë kohë Prishtina zyrtare refuzonte një formë të tillë përfaqësimi.

Por, deri tani nuk ka konfirmim për datën e takimit. Për rrjedhojë mungon edhe ftesa zyrtare.

Disa javë pas Thaçit, presidenti Obama do ta presë presidentin serb Boris Tadiç./KD

1 komente në “Pas fusnotës, Thaçi do të takohet me Obamën”

  1. Luani says:

    Thaçi duhet të takohet së pari “tête à tête” me banorët shqiptarë të Kosovës të cilët nuk merren me polikë por me jetën e tyre si njerëz të ndershëm, dhe të ju tregoj atyre arsyen pse BE dhe SHBA e kanë izoluar lirinë e lëvizjes së këtij kombi, por askënd tjetër në Evropë. Pastaj duhet të udhëtoj ai për vizitë tek kryetari Obama. Përndryshe vizita e tij është takim personal dhe nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje