Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit Evropian, Herman von Rompuy, shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe shteteve të Quint-it, në të cilën shpreh shqetësimin lidhur me paralajmërimet e Serbisë për të mbajtur zgjedhjet e saj lokale edhe në territorin e Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar këtë si shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Presidentja në letrën dërguar ndërkombëtarëve thekson se tolerimi i këtij akti, të ndërmarrë nga Serbia, gjithashtu rrezikon dialogun e ndihmuar nga BE-ja dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
“Ju bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të tregojnë vendosmëri në mos lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Republikës së Serbisë duhet t`i bëhet e qartë se një nga kërkesat kyçe për rrugën e saj drejt integrimit në BE është parimi i respektimit të fqinjësisë së mirë”, shprehet Jahjaga.
Ajo në letrën e saj dërguar ndërkombëtarëve po ashtu thekson se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, sfidon fuqishëm integritetin territorial dhe provokon destabilizimin e Kosovës, duke shtuar se Republika e Kosovës nuk mund të lejojë asnjë shtet fqinj, ose përfaqësuesit e tij që drejtojnë strukturat paralele brenda territorit tonë, që të organizojnë çfarëdo zgjedhjesh kudo qoftë në territorin e saj.
“Që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, Republika e Kosovës është ndërtuar mbi parimet e demokracisë me synime të qarta për anëtarësim në organizatat euroatlantike. Bashkimi Evropian, për shumë vjet ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe një shoqërie që respekton ligjin. Rruga jonë evropiane është një përpjekje e përbashkët me BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një shtet stabil, faktor paqeje dhe stabiliteti dhe një shembull të respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit”, shprehet presidentja.
Presidentja e Kosovës vlerëson se çfarëdo përpjekje e Republikës së Serbisë për të organizuar zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës shkel normat dhe ligjet ndërkombëtare si dhe parimet themelore Evropiane dhe si të tilla këto përpjekje janë të papranueshme dhe ilegale.
Sipas saj, procesi i zgjedhjeve lokale dhe çdo lloj zgjedhjesh të tjera në Republikën e Kosovës, përcaktohet nga institucionet e saj dhe me ligjet e Kushtetutën e Republikës dhe ato zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës.
Presidentja në këtë letër po ashtu i kujton faktorit ndërkombëtarë se institucionet e Kosovës e kanë përfunduar me sukses procesin e decentralizimit, që ka mundësuar krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, siç është parashikuar me propozimin gjithëpërfshirës për statusin, i cili garanton një gamë të gjerë të të drejtave për komunitetin serb në Kosovë.
E nderuara znj. presidente e Kosoves (gjys- shtet), me lejoni te shpreh disa mendime tonay(nga Tirana
Eshte gje e mire qe ke vu alarmin, edhe se me vonese, shpresojme te keni keshilltaret e duhur
Si edhe te keni ndertu ‘udhen e duhur’… Pastaj j’u urojme serjozitet, kurajo qytetare, vendosmeri e dashuri te forte per Kosoven (e them kete duke pas parasysh te qeshuren Aspak dinjitoze te znj Edita Tahiri (ne tryezen e bisedimit me serbin, pamje qe perseritet ne TV e aq here mua me vjen plasje per ate mosdinjitet te saj, aq me teper nje zonje dhe e pjekur, aq me teper kur kolegu Serb cfaqej teper dinjitoz…)
se dyti, zonja presidente, me lejoni keshillen modeste: -Drejtohuni Tiranes zyrtare, publikisht, njeheresh kerkoni po publikisht mbeshtetjen e gjithe kombit shqiptar; ceshtja duhet te shtrohet per zgjidhje ne nje rrafsh me te lart se kaq…(ndjese nese kuptojme shtrember, eshte miredashje, jo per bezdisje vanitoze…).
Pastaj, te tjera mund t’ua keshillonte nje Grup Te Urtesh (perfshire VV ?).
Ma tej puna J’u tregon si do vijoni!
Kemi pershtypjen se momenti pret shume prej jush!
E eshte ne nderin, shqiptarizmen & profesionalizim Tuaj te mund te futeni ne udhen e duhur, e dashur!
J’ua urojme kete sukses me gjithe zemer!
(Vonesa ne veprim megjase do ishte fatale…), Pershendetje nga Tirona
Shuje shuje.
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
Nëse ju si qeveri e pranoni se [email protected] nuk është shtet i pavarur, por pjesë legjitime e Republikës së Serbisë (e keni pranuar vullnetarisht rezolutën 1244), si mund të kërkoni nga BE përgjigje për vendimin që vetë e formuluar rreth sovranitetit tuaj si shtet?
JU E NDERURA KRYETARE DO TE KINI EDHE 2 MANDATE TA UDHHEQNI REPUPLIKEN E KOSOVES ME RRESPEKT.
E nderuar zj.presidente (police) mos i gerthit kot ne ndihme europes.Kryesia juaj perfshi edhe ju brenda vuani nga sindroma e stockholmit. Keni nje dashuri te pashprehur per shtypesit tuaj tradicional. Me duart tuaja i hapet rrugen serbise per ne BE dhe natyrisht serbet kan te drejte te konsiderojne te tyren ate qe ju me deshire jua dhate (pavaresine e kosoves). Po seshte eshte edhe ndonje turpi madh fundi i fundit, beni nje referendum me popullin e nqs. shumica vendos per bashkim me serbine bashkojuni, mbase punet ju shkojne me mire. (kam parasysh ate mori njerezish qe ne kosove vetdeklarohen serb dhe pajisen me pasaportat e tyre). Ndodh qe femija plangpishes nuk e perballon dot i vetem jetesen dhe dikur kthehet edhe tek njerka.
Në psikologji është “Sindroma e Stokholmit” fenomen i ndjenjave pozitive nga viktimat për robëruesin dhe/ose nënshtruesin e tyre.
Kjo sindromë ka prejardhjen nga një rast i plaçkitjes së një banke nga një bandë kriminele në kryeqytetin e Suedisë, në të cilin personat e keqpërdoruar fizikisht dhe shpirtërisht (pesë ditë e natë me radhë), pas çlirimit të tyre nga policia ishin shumë më tepër në anën e kriminelëve se sa në anën e viktimave gjatë procesit të gjykatës.