Tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë është prishur të shtunën nga simpatizantët e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu.
Ish-këshilltari i Sejdiut, tani lideri i LDK’së, Isa Mustafa është penguar të lexojë një fjalim në tubimin e kësaj partie për nder të 22 vjetorit të themelimit të degës në Podujevës.
Edhe Kryetari i degës së Podujevës, Agim Veliu është penguar të lexojë fjalimin nga fishkëllima, përdorimi i vuvuzelave dhe brohoritjet kundër Isa Mustafës.
“Fatmir Sejdiu”, “Poshtë Isa Mustafa”, kanë qenë disa nga thirrjet e një pjese të anëtarësisë së LDK’së në Podujevë.
“Rugova, Rugova”, u është përgjigjur fishkëllimave Agim Veliu.
Edhe pse asnjë fjalë nuk e kanë lënë të thotë pa fishkëllima, Lideri i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se reformat që po bëhen në parti mund t`iu mos pëlqejnë dikujt.
Por, ka përmendur se këto reforma do ta sjellin LDK’së në pushtet.
“E kam parasysh se reformat që po zhvillohen në LDK mund të mos ju pëlqejnë dikujt, por e kam parasysh se këto reforma do të na e sigurojnë fitoren e LDK’së”, ka thënë Mustafa.
Emri i ish-presidentit dhe ish-kryetari të LDK’së, Fatmir Sejdiu nuk është përmendur nga asnjë nga udhëheqësit e Lidhjes Demokratike.
Podujeva është njëri nga bastionet e LDK’së dhe vendlindje e ish-presidentit Sejdiu./EXPRESS
Bjerini me vuvuzela dhe ketyre taneve!
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
Po pse more Isa Mustafa,nuk merr shembull nga kolegu yt MALOK Sali Berisha,,qe NUK KA USHTRI NE BOTE,QE E MUND,SEPSE KA ORGANIZUAR USHTRINE ME TE FUQISHME,QE KA PATUR NDONJEHERE SGHQIPERIA:TROPOJANET!!!Haaaa!!!Dhe me e forta eshte se kjo ushtri nuk eshte krijuar per te mbrojtur Shqiperine nga te huajt,por NGA SHQIPTARET SOCIALISTE TE EDI RAMES!!!Nuk ka burre nene,qe ta shkule nga SUNDIMI,se i leshon TURMAT E PALARA DHE ME SURRAT TE VENGERR TERE URREJTJE,SI VETE SURRATI I BERISHES,qe nuk do dine ku te shkojne!!!PLUMBIN BALLIT CDO OPOZITARI!!!
Si nuk ja futen nje domate surratit kesaj mumjeje???