Krasniqi: Nuk duhej pranuar fusnota

19 Mars 2012, 13:05Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në asnjë variant nuk është dashur të pranohet fusnota kështu siç është pranuar.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Krasniqi ka thënë se po të kishte biseduar klasa politike në mes vete për këtë çështje, do ta kishim një zgjidhje më të mirë.

Krasniqi ka thënë se ekipi dialogues i Kosovës nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog.

“Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgatitur si duhet, pa i planifikuar çështjet që dëshirojmë t’i bisedojmë. Në këtë dialog kemi dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit. Delegacioni i Kosovës duhet ta ndryshojë qasjen ose të ndryshohet i tëri”, është shprehur Krasniqi.

Duke folur për veriun, Krasniqi ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit e arritur në bisedimet e Vjenës është dokument kompromisi. “Çdo dalje përtej kësaj pakoje rrezikon pakon në tërësi”, është shprehur Krasniqi.

Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje liderëve politikë të kenë një komunikim ndryshe për veriun./KD

9 komente në “Krasniqi: Nuk duhej pranuar fusnota”

  1. Ti mire ja ben z. Krasniqi qe po thu ket gjo te mencme, po puna osht ku ja cute Gjume deri SOT mik!!
    Se ju per te vra Mendjen e per te Lujt e kerku per punet e Kosoves ju mbajme Jo per sy te bukur I dashur!!
    Zoti j’u dhashte mend mo te shpejte mas sodit e nder, mik,
    .. e nder edhe qe te turperohi, te dashur vellezer e motra(psha zonja Edita paste dinjitet e profesionalizem, shqiptarizem, nder, me shume se hunde; ne mos, cojeni prane zjarrit te pushoje vellezer, se atje ku e con Kosova zonjen e rande, atje Nuk osht’ per aheng me cingije!
    Ju te tane duket sikur Nuk keni marre pergjegjesi me ba SHTET, po me ba …AHENG !!
    Paci faqen e zeze!!!
    (ndjese per fjalet e randa dhe etiken e ulet, po keshtu me doli nga shpirti e S’po ja prish (shpirtit)..)

  2. MALSORI says:

    pse more krasniqi deri tani ke qene ne gjum?me fusnoten ju e fundoset kosoven,ja dhat serbit me duart tuja.qeverija e kosoves dhe ju”te nderuar deputet”e bete uje gjakun e martireve kosovar per liri.te fala nga bostoni.malasori.

  3. adi says:

    shoku Jakup von te paska dal gjumi si argatet e shkaut i ja dhan shkaut dhuraten vetem te ka mbet edhe pjesa veriore ore Jakup dhe nuk kemi me cka ti japim shkaut …..ishalla te del gjum dhe thua isha kan ne anderrr…………..

  4. salistalin says:

    Keshtu ndodh bre Kupo, kur nje kope injorantesh me pushtet ju erren syte nga idea se karrigen qe kane nen bythe nje dite mund te mos e kene me.
    Vete e kerkuat dhe e miratuat, tani pini lengun arschnotes !

  5. vlora says:

    Ej, ti qe shkuarn cfare do te thote “fusnota”? Mos u perpiqni te tregoheni qe “di” duke shkuar fjale te “jashte.”

  6. i pashpresi says:

    ne politike serbet gjithmone ja kane hedhur shqiptareve ,ku jane patriotet e medhenj qe pershendesnin fusnoten .

  7. demokrati says:

    Jakupi po lan duart si Ponc Pilati. Nuk e degjuat zerin e arsyes, Kurtin, dhe per ta mbajtur pergjegjesine larg veten i varet qyrkun Edita Tahirit, qe preokupimin me te madh kishte perzgjedhjen e shalleve.
    Nje mungesee tille pergjegjesie dhe serioziteti nuk kalohet me nje mea culpa apo transferimin e pergjegjesise tek aktoret minore. Pergjegjesit kryesor jane Thaci, Presidentja dhe ju. Nese jeni te paafte jepni doreheqje po te pakten mos shkaterroni ate qe keni bere mire deri me tani.

  8. ARTI says:

    Z. Krasniqi ne Kuvend asnjehere nuk eshte dalluar ne votimet ne kuvend asnjehere nga Thaqi prandaj gjithe kjo s eshte asgje pos demagogji e paster.

  9. Luani says:

    Nuk duhej pranuar as detyra juaj dhe e shokëve tuaj në qeveri. Por ja që kjo ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodh. Kush e di kush e ka fajin për gjendjen tuaj të ligë mendore?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje