Tahiri: Fusnota do të shkrihet nga ngrohja globale

22 Mars 2012, 20:18Rajoni TEMA

Pas një periudhe tërheqje nga gazetarët, kryenegociatorja Edita Tahiri, është shfaqur para mediave. Gazetarët kosovarë kanë shfrytëzuar një takim të Tahirit me zëvendëskryeministren e Maqedonisë për Integrim,Teuta Arifi, për t`iu kthyer çështjes se dialogut Prishtinë-Beograd dhe natyrshëm në këtë mes hyn marrëveshja për fusnotën. Ajo sërish ka dhënë një përgjigje të veçantë, duke thënë se ngrohja globale do të ndihmoj në shkrirjen e fusnotës.
“Populli ka kaluar dimra edhe më të mëdhenj gjatë një shekulli të shtypjes e gjenocidit serb, këta janë tash dimra të vegjël dhe ngrohja globale botërore ka me shkri më shpejtë”, ka thënë Tahiri.
Kohët e fundit kryenegociatorja Tahiri ka qenë në qëndër të kritikave jo vetëm nga opozita por edhe nga Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili duke mos përmendur emra ka kërkuar rikonpozim të ekipit dialogues me Beogradin. Nga ana tjetër zyrtarët qeveritarë kanë thënë se Tahiri në Bruksel ka prezantuar qëndrimet e shtetit të Kosovës dhe vazhdon ta ketë mbështetjen Kryeministrit Hashim Thaçi.

13 komente në “Tahiri: Fusnota do të shkrihet nga ngrohja globale”

  1. plaku says:

    Cfare jane keto bla bla bla qe thua moj zonje. Sic duken punet ka shume mundesi qe Amerika dhe BE deshen te lidhinin qeverine serbe me BE per ta larguar ate nga ruset dhe per kete pune atyre ju desh Fussnota per te qetesuar popullin serb. Pra ty moj zonje nuk te pyet njeri si, nuk pyet njeri Thacin dhe BErishen. Duhet ta kuptojme se jemi vetem nje gur shahu ( ushtar ) je lojen e madhe te shahut qe behet ne bote.
    Folini popullit hapur dhe sqarojeni se, nuk kishte rruge tjeter ( Kosova dhe Shqiperia nuk kane fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake ) qe te kundershtojne Ameriken dhe BE. Mos tregoni genjeshtra bombastike te tipit Sali Berisha. Populli nuk eshte budalla dhe ju a kupton hallin dhe eshte i detyruar tju japi te drejte. Pse duhet te genjeni kaq turpeshem.

    1. anticensurë says:

      plako ti mesiguri o e njeh politikën si askush tjetër o smerr vesh fare!kjo puna e shahut që thua ti nuk është gjë tjetër veçse një mendim i një njeriu që veten e quan thjeshtë një figurë shahu qoftë dhe prej fildishi!me këtë ti çfajson politikanët e kosovës për paaftësinë e tyre politike,për të mos thënë për tradhëtinë e tyre!në krahun tjetër bën të pa vlefshme tërë atë që ti shkruan kundër berishës!
      me thënjen tënde se politikanët e shqipërisë qënkan vetëm gurë shahu,atëherë përse na duhen!apo thjesht për ti vënë një emër tradhëtisë së re!?po qenë thjeshtë gurë shahu,përse u dashka ti ndërrojmë??
      plako jeta mmesiguri ka lënë shënjat e sajë tek ti!këto shënja qënkan ato që vijnë pas urtësisë!
      qënja humoristike tahiri të vetmen gjë që mund të flasë hapur është dorheqja nga ai post!për mungesë aftësie politike!për mungesë atdhe dashurie!për tradhëti të interesave shtetërore dhe kombëtare!njerëz si ajo dhe shefi i saj thaçi e lanë kosovën kaq gjatë nën sërbi!kurse njerëz si ti u justifikuan tradhëtitë me brroçkulla “gurësh shahu”!më vjen keq për ty o plako!po shkon gjithnjë e më poshtë!

      1. plaku says:

        anticensure,
        Desha te te kutjoj vetem se ne vitin 1913 veriu i Shqiperise ( Mirdita dhe Shkodra ) i mbeten Shqiperise vetem e vetem sepse perandoria Austro-Hungareze NUK DESH qe Serbia te kishte nje dalje ne detin Adriatik. Kete pikpamje e perkrahu edhe Italia ( e cila mendonte qe me vone te merrte edhe ajo nje pjese nga Shqiperia e dobet ) dhe keshtu u vendos.
        More djale, partizanet komuniste greke ishin shume te fuqishem. Ata u vrane e u prene ne bese nga Stalini i cilin ne marreveshjen sekrete me Churchillin ne fakt ja dha Greqine perendimit dhe si kompensim mori Rumanine dhe Bullgarine dhe keto jane fakte historike.
        Ne vitin 1997 kur Shqiperia ishte ne kaos, Greku filloi te levizte, zv.kryeminsitri turk ne 20 mars tha se nuk do lejoje ndarjen e Shqiperise dhe Greqia e uli bishtin. Cfare do ti beje ti Greqise, ti ishe ne lufte civile. Shif linkun :

        http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-03-21.ata.html#11

        More djale, une nuk thashe se Kosova ka humbur. Une thashe se fatin e Kosoves e vendos Amerika dhe BE. Kuptohet se, ata Kosoven nuk e lene qe, ta marri Serbia, por per momentin ata ishin me te interesuar qe, Serbia te merrte statusin e kandidatit te BE sepse desh ti jepte popullit serb nje kocke ( Fussnote )para zgjedhjeve . Mos kujto se, Tadici eshte budalla dhe nuk e kupton lojen e BE. Ai do te mbetete ne qeveri dhe te futet ne BE. Qellimi justifikon mjetin.
        Cfare flet per tradheti e bla bla bla. Asnjeri nuk e tradhetoi Kosoven, qeveritaret e Kosoves dhe Shqiperise e kane te qarte se persa i perket politikes se jashteme nuk i pyet njeri. Gjyshi im, rahmet paste, me thoshte gjithmone, me mire mut se i vogel.
        Kam mendimin se, politikanet e Kosoves dhe Shqiperise bejne mire qe jane lidhur me MIKUN E MADH Ameriken ( m.gj.se Berisha perpiqet qe per problemet qe ka me FBI luaje pak bishtin).Ajo qe me shqeteson mua eshte fakti se keta politikane mendojne ne populli i ha genjeshtrat e tyre bombastike. Cdo politikan kosovar i djathte ose i majte qofte ne fushen e politikes se jashteme do beje si ti thote Amerika dhe BE. Lere se çfare llomotisin ata per konsum per popullin duke u hequr se kane mendimet e tyre “origjinale” per sa i perket politikes se jashtem. Jemi nje komb i vogel mik, dhe duhet te lidhemi me miq te fuqishem, kjo eshte rruga dhe jo bla bla bla per patriotizma, tradhetira etj.
        Hej, mik, me te vertete ke mendimin se Kosova u çlirua nga UCK ?
        Ne se ke kete mendim, ti qofsh.
        Pershenedetje.

        1. anticensurë says:

          “partizanet komuniste greke ishin shume te fuqishem. Ata u vrane e u prene ne bese nga Stalini”
          “politikanet e Kosoves dhe Shqiperise bejne mire qe jane lidhur me MIKUN E MADH Ameriken”
          plako e shoh që historinë politike e njohke shumë mirë!
          por do të më pëlqente ti bëje një interpretim këtyre dy pjesëve të shkëputura nga shkrimi tënd!
          unë si djalkë i kam bërë interpretimin tim!unë përpiqem të mësoj nga historia,dhe jo vetëm por të përpiqem ti dal të keqes përpara!jo të filloj e të flas ose të qurravitem pasi të ketë ndodhur!
          “Ajo qe me shqeteson mua eshte fakti se keta politikane mendojne ne populli i ha genjeshtrat e tyre bombastike.”populli nuk i ha gënjeshtrat e tyre o plako!kjo duket thjesht tek gjith shkrimi tënd!populli është formatuar në mënyrë të tillë!i ka ngrënë para se ata ti thonë!në tërë shkrimin tënd duket se si ti nuk i ha por i pranon të gjitha!ti nuk pranon gjërat e vogla por hagjithçka të madhe!ti nuk pranon uljen e pensionit por pranon “gurin e shahut”!

          “Tadici eshte budalla dhe nuk e kupton lojen e BE”më bëhet qefi që qënka kaq budalla,por në krahun tjetër më duket vetja dhe më shumë se një budalla kur mendoj se “budallai tadiç”po na ri pushton!se “budallai tadiç” po merr gjithnjë atë që kërkon,kurse ne të “mënçurit”gjithnjë po lëshojmë!”budallai tadiç”shet miliarda në kosovë,kures të “mënçurit”e kosovës bëjnë festë kur kalojnë 7 kamionë me mallra në sërbi!
          sa për uçk-në di që ajo e filloi!si mund të kishte përfunduar pa ndihmën e natos këtë nuk jam i sigurtë,por si po i shoh punët sot,rugovës do ti ishte bashkuar dhe thaçi!
          sa për shprehjen e gjyshit tënd jam dakord!ai ta ka ngulitur në kokë!unë nuk e kam njohur gjyshin tim,por sipas asaj që ai i kisht engulitur në kokë tim eti dhe asaj që ai më ka ngulitur mua në kokë!mund të të them me plot bindjen se është më mirë i vogël sesa mut!unë këtë mendim kam,prandaj jam dhe ky,njeri i vogël,që jam!
          ps:„inteligjencë, zgjuarsi,është aftësia për të mësuar!
          mësim është ndryshimi i qëndrimit në bazë të eksperiencës!“
          plako duke analizuar komentin tënd në prizmin e këtij kufizimi të mësipërm!a mund të më thuash diçka???

          1. anticensurë says:

            plako po pres përgjigje!!!

  2. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Kjo Tahiri me duket e kthyer nga burr ne grua.

    1. leonardi antwerpen says:

      BL
      Po njejte si ti

  3. bimbashi says:

    Loja eshte teper e qarte, por shqiptari e ka veshtire te shohe perpara: Fusnota u be qe Serbia te behet KANDIDATE per ne BE, per ta larguar ate vend nga Rusia, per te mbeshtetur forcat progresiste dhe jo nacionalistet serbe qe po fitojne terren ne elektoratin serb. Nga ana tjeter Lunacek ia beri te qarte Serbise se pa njohur Kosovon (pra, vari teneqene fusnotes) si shtet te pavarur nuk do te hyje ne BE. Pasi Tadic te fitoje zgjedhjet ne Serbi (me manupulime qe Europa nuk do t’i shikoje), do te jete rradha e Kosoves te luaje ne sulm, hiq fusnoten, vazhdo njohjet dhe ne momentin qe Serbia e detyruar do te njohe Kosoven si shtet (Mitrovica autonome), Kosova do te behet pjese e OKB dhe do te funksionoje si shtet i pavarur. Mos harroni qe me largimin e UMNIKUT, anullohet nje nga pikat me te rendesishme te rezolutes 1244, ndaj dhe permebja e kesaj rezolute ne fusnote do te jete e kote!

  4. bedri pejani says:

    femer injorante

  5. Luani says:

    Qeveria nga Prishtina thotë se “Kosova dhe Metohija” janë dy krahina legjitime serbe (OKB 1244). Ju thoni se ngrohja globale (Global Warming) do të ndihmojë në shkrirjen e fusnotës (OKB 1244).

    A e kuptoni ju mori zonjë se “Global Warming” është ndotje e natyrës nga udhëheqëit mendjelehtë sikur ju.

  6. Horri i bulevardit says:

    Fussnoten majeni mren se skeni ka luni, me ndihmen e Sali Berishes, perseri u futet nen Serbi, sa edhe BE-ja, tani ndihmat ja u jep me inicialet RS, bravo Thacit, bravo Berisha, bravo dhe gjithe atyre plehrave qe kontribuan, ne rikthimin e Kosoves nen Serbi, hiqini dhe varret e deshmoreve tani se duhet ti zevendesoni me varret e ushtareve serbe, se ata jane heronjt qe mbrojten Kosoven nga separatistat.

    1. anticensurë says:

      mos harro të fusësh dhe të gjithë politikanët e tjerë!duke filluar nga ed bojaxhiu!nqs berisha ishte pas thaçit,në pranimin e “fus notës”,edi rama nuk e hapi gojën fare për një gjëtë tillë!ti dhe dikush tjetër mund të thoni “ai është në opozitë,nuk ka pushtet”!keni të drejtë!POR ASKUSH NUK E KA NDALUAR TË THÖTË TË VËRTETËN!askush nuk e ka ndaluar që të mbrojë interesat e kombit shqiptar!këtë nuk e bëri me regjistrimin grek të ppopullit shqiptar këtë nuk e bëri kur pregatitej nënshkrimi i rihyrjes nën sërbi të kosovës!
      ne jemi të prirur për justifikuar jo vetëm politikanët tanë që veprojnë kundër interesave të popullit e kombit,por dhe ata që nuk veprojnë!të parët i justifikojmë me atë se “ata nuk kanë gjënë dorë”se “janë vetëm gurë shahu të fuqive të mëdha”,kurse të dytët asqë i përmëndim për mosreagimin e tyre!por gjërat që ata bëjnë,të dy palët,janë cënimi i interesit kombëtar dhe marrja e rrogave!rroga të paguara nga populli interesat e të cilit ata shesin!

  7. jeton says:

    Kjo grua eshte nje katastrofe vet. Shikojeni: tash si duket e ka kuptuar se fusnota nuk na paska qen nje fitore e saj ne dialog por nje e kleqe. Tash ajpo shpreson se ajop e keqe (fusnota) do te shkrihet si pasoj e nje te keqe natyrore siq eshte ngrohja globale. Kjo i del qe Kosova ti gezohet ngrohjes globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje