Prokuroria serbe lëshon fletë-arrest për Fatmir Limaj

23 Mars 2012, 12:54Rajoni TEMA

Prokuroria serbe lëshon fletë-arrest ndërkombëtar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj.
Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, do të arrestohet sapo të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.
“Kjo do të thotë që çdo polic ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo të dalë nga territori i Kosovës”, ka thënë Vekariç për të përditshmen serbe “Blic”.
Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin “Kleçka”, për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin “Kleçka”, duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.

5 komente në “Prokuroria serbe lëshon fletë-arrest për Fatmir Limaj”

  1. fule says:

    Sali Berisha nuk leshonte fletarreste ne kohen e vet. Conte SHIK-un per te “zgjidh” punet me UCK-ne. Ishte pak me … primitiv le te themi

  2. SKENDER BEU I VJETER says:

    SERBET TE ARESTOJNE KRIMINELET SERBE QE E PRISNIN POPULLIN ME SHARE ME KORENT NE KOHEN E LUFTES DHE PERDHUNONIN GRATE NE SYTE E FAMILJEVE.QENTE SERBE TI HANE MUTIN FATMIR LIMAJT.RACE E NDYRE KANIBALESH QE ZBRITET NGA PYJET E RUSISE DHE HANI NJERI TJETRIN SI SHISHQEBAP.

  3. sali bucpapa says:

    sali birisha asht patriot.Ai i ka pas njoft mir keta kamunistat e Enverit.Sala do jua kisht dorezu me kohe serbeve,sala a patriot or tej!

  4. Luani says:

    Nuk ka shtet në botë ku komandanti i ushtrisë merret me politikë pas luftës ose me fitimin e tenderëve të huaj me vlerë disa bilionë euro. Kjo nuk është logjike. Njeriu ose është luftëtar ose tregtar.

    A e kuptoni ju zotëri se i marrëzoni shqiptarët nga Kosova tani që Serbia ka bërë marrëveshje me partinë tuaj për dorëzimin tuaj dhe të shtetit tonë në kujdesin e tyre.

  5. Vasil Gjika says:

    Sa te shkoj ne Shqiperi per ndonje vizite Fatmiri do ta arrestoj Policia e Sales. Jua jep Sala Serbeve sic u dha naften…
    Moment i shkelqyer per te mbledhur disa miliona dollare me shume per fushaten e 2013…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje