Përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë, dhe në vizitën që i bëri më vonë pasi fitoi famë si këngëtar, James Blunt i ka shndërruar në një film dokumentar i publikuar këto ditë në Youtube. Aty James përshkruan përjetimet e tij, shfaq xhirime të paemetuara më parë dhe vizitën që ka bërë në zonat ku ka qëndruar gjatë kohës së luftës si ushtar i forcave britanike.
Dokumentari i realizuar nga Atlantic Records është një lobim i mirë për Kosovën pasi përshkruhen momentet që prej krimeve të Serbisë, momentin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, thjetështësinë me të cilën shfaqet këngëtari i njohur, James Blunt. Në çdo takim nëpër fshatrat kosovare, këngëtari prezantohet si James e as kosovarët nuk e njohin. Pastaj përshkruan koncertin e tij para ushtarëve të KFOR-it përderisa në dokumentarin katër pjesësh, tërë kohën është i shoqëruar me një muzikë tradicionale kosovare.
Në një moment, në rrugët e Prishtinës, James u shpjegon shoqëruesve të tyre, për flamurin kuq e zi, e thotë se është i shqiptarëve të Kosovës. /indeksonline/
je i madh james ………
Flm James.. je shume i respektuart nga popullata shqiptare .. uroj qe politikanet e kosoves te te dekorojne..flm shume
Je artist dhe njeri i mrekullueshem, zoti te bekoje ty dhe familjen tende.
Nuk e kam ditur qe ky kengetar i talentuar ka qene ushtar ne Kosove. Dokumentari i tij eshte shume mbreslenes. Thjeshtesia dhe dashamiresia e tij jane shume frymezuese.
I uroj popullit martir te Kosoves sherim te plageve te luftes dhe vec zhvillim e begati!