Ueb-faqja zyrtare e Qeverisë së shtetit IMO të Nigerisë ka cituar guvernatorin Okorocha të ketë arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e një impianti energjetik në shtetin e tij. Nga pala kosovare përmendet zëvendëskryeministri Pacolli si garantues i investimit për centralin që do të prodhojë 500 megavate energji elektrike. Në Qeveri kanë thënë të mos dinë për veprimtarinë e kësaj natyre të zëvendëskryeministrit, e në Kabinetin e Pacollit kanë thënë se kjo është në të mirë të vendit.
Pacolli vjet për disa ditë ka shijuar majën e pushtetit. PDK-ja i dha postin e presidentit, si kundërvlerë për t’iu bërë partner koalicioni. Rreth një vit më parë është bërë zëvendëskryeministër i ngarkuar për të lobuar për njohje dhe për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, disa kohë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e tij president ishte e jashtëligjshme.
Prej prillit, kohë të gjatë ka kaluar në Afrikë, me arsyetimin se po lobon për t’i sjellë sa më shumë njohje Kosovës. Nigerinë e ka prezantuar si vend që ka marrë vendimin për ta pranuar shtetësinë e Kosovës, por kurrë nuk ka prezantuar notën verbale të autoriteteve të këtij shteti. Asnjë autoritet i Nigerisë nuk ka deklaruar se i është konfirmuar njohja Kosovës. /KD
Kosova eshte ne pike te hallit per vete per energji elektrike, tecet e saj jane te amortizuara, dhe kapaciteti i prodhimit te energjise elektrike ne Kosove ka kalur dhe do kaloje akome me shume nevojat e brendeshme te konsumit.
Atehere lind nje pyetje e thjeshte, perse ky Central ne Nigeri dhe jo ne Kosove, vend per te cilin merr rrogen Pacolli per te ritur mirqenjen!?
PACOLLI ESHT GJE KRYEMINISTER I KOSOVES?
SKA CI DUHET ATI KOSOVA, AI MER PAGEN E VET SI ZV.KRYEMINISTER, BIZNESIN E TIJ PERSONAL ME NIGJERJANET SKA TE BEJ ME KOSOVEN, ME DUKET GJEST HUMAN, EDHE ICIK ME ERA KORRUPSION…
TO BE…
aman o ju të temës ku e keni gjet këtë foto?vini ndonjë tjetër se nai shpifi,nuk mund të lexohet artikulli duke parë foton!
sa për investimin,mos u mërzisni!kosova tashti do të këthehet në trampolinë për paratë e pastra diamant të pacollit!nga zvicra si shkonte më!e thërrisnin nëpër gjykata përherë!
disa që ulërinin par një viti për pacollin shpersoj që të fillojnë e të hapin sytë për të parë përse pacolli i hyri “politikës”në kosovë!të fillojnë e të kuptojnë se fjalët e bukura “patriotike” nuk janë gjithnjë të vërteta!shpesh pas tyre fshihen interesa personale!bile shpesh herë dhe kriminale!
shpersoj që organet kompetente ti kërkojnë të dhëna pacollit për prejardhjen e investimeve të tij!
te njejten pershtypje pata edhe une.