I forti i Hanit

27 Mars 2012, 10:55Rajoni TEMA

Del se po i dëgjohet zëri goxha mirë, madje edhe pse nuk i takon asnjë partie politike. Ky është Rufki Suma, që udhëheq komunën e vogël të Hanit të Elezit.

Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, ka hequr emrin e Gjeneral Jankovicit, që në versionin e gjuhës serbe, përdoret për këtë komunë, shkruan “Express”.

Ai këtë person e cilëson famëkeq dhe vrasës të shqiptarëve. Përveç kësaj, me një letër zyrtarëve të shtetit, ka ndaluar të përdoren edhe vulat e kufirit, derisa ky emër të hiqet. Zyrtarët në Prishtinë thonë se shpejt me ligj, Hani i Elezit do të ketë vetëm një emër.

Por sado që duket i vetëm, kryetari i cili është më i veçanti në Kosovë pasi ka fituar këtë detyrë si kandidat i pavarur, po ia del që të ndalojë vendime që dalin edhe nga ligjet e Kosovës. Por ato që mendon se janë të papranueshme për qytetarët e komunës së tij, jo me pushkë, por me letra është duke i ndaluar.

Ai madje ka arritur të ndalojë vulosjen e pasaportave të qytetarëve që kalojnë kufirin Kosovë-Maqedoni. Këtë e ka bërë për një arsye të fortë. Krejt këtë ai e ka bërë sherri i emrit të një gjenerali serb, që për shqiptarët e kësaj ane njihet si shumë famëkeq.

Suma i dërgoi letër krerëve më të lartë të shtetit. Nga një kopje ia nisi presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Nëpërmjet letrës drejtuar katër zyrtarëve të lartë institucionalë, Suma kërkoi që emërtimi në versionin serb të Hanit të Elezit, si Gjeneral Jankovic, të hiqet fare ose të mos vulosen pasaportat e shtetasve të ndryshëm, që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Kjo kërkesë e Sumës, duket se pati efekt të menjëhershëm. Vetëm pas disa orësh që letra shkoi te adresat e zyrtarëve më të lartë, shteti u vu në lëvizje.

Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, policët kufitarë të Kosovës nga e premtja, nuk po vendosin në pasaportat e qytetarëve, vulat e këtij vendkalimi ndërkombëtar. /telegrafi

4 komente në “I forti i Hanit”

  1. Xhema nga Tirana says:

    Të lumtë Z. Rufki. Në këto kohë të turbullta, idealistët nuk gjënden kollaj.
    Përshëndetje vëllazërore.

    Nga Xhema nga Tirana

  2. Robi says:

    He,he ,ky shoqi paska vertet Sum’! Hallall t’kjoft’ vlla!!!

  3. Cakalli7 says:

    Shiko sa mire qe i ben punet Suma dmth Sume efendija ose z. Suma. Pse nuk vjen njiher per vizit nga tirona ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje