Behgjet Pacolli do të gjendet para dy alternativave, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit të konstatojë se ai si zëvendëskryeministër ka firmosur memorandume si përfaqësues i kompanisë “Seagas” – të heqë dorë nga përfaqësimi i kompanisë, apo të heqë dorë ose të shkarkohet nga funksioni që ka në Qeveri. Ligji ia kërkon këtë.
Një burim brenda Agjencisë i ka thënë gazetës të enjten se ky institucion, pas dyshimit të arsyeshëm për ekzistimin e konfliktit të interesit në këtë rast, do ta njoftojë Pacollin se ka bërë shkelje të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Një procedurë hetimi nuk do të nisë menjëherë. Sipas këtij burimi, do të pritet nëse Pacolli në afat ligjor do të demantojë raportet e “Kohës Ditore” për nënshkrimet që ka dhënë në emër të Qeverisë dhe të firmës “Seagas”./KD
“në afat ligjor do të demantojë raportet e “Kohës Ditore””
çdo të thotë kjo “demantojë”?
është ndonjë gabim shtypi,apo një barbarizëm i barbarizuar që i shtohet shqipes sonë!?????
petromaks,
na jep ndonjë shpjegim dhe për këtë artikull ose të paktën për të “demantuar” akuzën që i bëhet “ëngjëllit” të pacollve.
Demantoje-ne shqip do i rezoje ose do i hedh pohte si te paverteta.
pffffff!Cka mendoni ju? Po sigurisht se ky shkon aty ku ka pare!Do te largohet nga qeveria edhe do te paguaje nje kukull n’ate qeveri me marr vendimet per te!
Thanks like your Pacolli do të hetohet | Gazeta Tema