Paga mesatare në Kosovë, më e ulëta në Evropë

31 Mars 2012, 12:56Rajoni TEMA

Paga mesatare në Kosovë llogaritet në bazë të pagës mesatare në sektorin publik, për shkak se mungojnë të dhënat për pagat në sektorin privat. Paga mesatare në sektorin publik në Kosovë, sipas të dhënave të dhjetorit të vitit 2011 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 368 euro.

Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa, thotë për Radion Evropa e Lirë se paga mesatare në sektorin publik nga viti 2007 deri në vitin 2011 është rritur për 169 euro (84 për qind).

Njohësit e çështjeve ekonomike kanë kërkuar që paga të caktohet në bazë të nivelit të çmimeve, sepse në Kosovë, proporcioni mes nivelit të çmimeve dhe pagave është shumë i lartë. Ata kanë theksuar se pagat mesatare në Kosovë janë të nivelit të ulët, madje nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme.

Krahasuar me vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, apo Mali i Zi, sipas drejtorit të Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa, Kosova ka pagën mesatare më të voglën në rajon.

Me një vendim të Qeverisë së Kosovës, pagat në sektorin publik ishin rritur në vitin 2011. Sipas këtij vendimi, i cili kishte hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2011, punonjësit në sektorin publik kanë filluar të marrin paga me ngritje nga 30 deri në 50 për qind.

Drejtori ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se pas kësaj rritjeje të pagave në sektorin publik, kishte pasur ngritje të çmimeve të konsumit dhe një mori vendime të Qeverisë së Kosovës, të cilat kishin ndikuar që kjo pagë mesatare mos të reflektojë në rritjen e fuqisë blerëse.

Po ashtu, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili është aprovuar në vitin 2008, sipas Demit, favorizon ata që kanë paga më të larta, kurse i ngarkon ata që kanë paga më të ulëta. Po ashtu, ai thekson se jo gjithçka varet edhe nga politikat qeveritare, për shkak se Kosova ka një ekonomi të hapur dhe një deficit të lartë tregtar dhe çdo lëvizje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ndikon në ngritjen e çmimeve në Kosovë.

“Krejt kjo bën që ky nivel i pagës të jetë shumë i ulët dhe të mos e mbulojë as koston elementare të jetës në Kosovë”, thotë Demi.

Ndryshe, të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se shporta e konsumit u shtrenjtua për rreth 3 për qind në muajin janar, në krahasim me fillimin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin, artikujt e nevojshëm të konsumit u shtrenjtuan për 0.7 për qind. /Telegrafi/

6 komente në “Paga mesatare në Kosovë, më e ulëta në Evropë”

  1. Dilema says:

    Pash Zotin mos na cmendni…Ne sektorin publik te kosoves paga mesatare qenka mesatarisht 365 euro dhe ne Shqiperi ne e paskemi me te larte…. Pra i bie qe ne en sektorin publik marrim mesatarisht me shume se 500 mije leke te vjetra!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Drenica e Kuqe says:

    Ne Kosove nuk kane per te ngrene buke vetem ata qe punojne dhe nuk jane te lidhur me krimin e organizuar te “shtetit” monstrum, sepse ne Kosove nuk jetohet nga puna por jetohet nga hajnia, nga lidhjet me mafine e shqiptareve te Tites e te Milloshit… Kosova me keta “kosovare” ne pushtet eshte turpi i botes, sepse “shteti” eshte kapur per gryke nga keta “pushtetare” vetem per te vjedhur e plaçkitur sa te mundin me shume, grupe “politike” e “patriotike” e familjare te tyre… Shqiptaret edhe sot jane te diskriminuar nga “kosovaret” ne kete pushtet antishqiptar.. Turp, turp, turp!!

    Drenica e Kuqe

    1. suzana (Kosove) says:

      Po kujt i ankohesh ti ketu, o Drenica e kuqe, beje protesten atje ne Kosove, jo neper Gazeta se le nam, pastaj drenicaket i ke ne pushtet, qfaredo ti me shume?

      1. Drenica e Kuqe says:

        Une protestoj dhe i ankohem Shqiperise qe nuk di ta beje Shqiperine, “Suzana” (Kosove) !! Fale t’kofshin “drenicaket” e mi!.. Kupton gje ti nga realiteti i idhte i shqiptareve?..

        Drenica e Kuqe

  3. ledio says:

    ore jeni te cmendur juve po ku ka rroge me te larte se 300 euro ne shqiperi

    1. bardhi says:

      ledio,statistikat e sales bejn cudira,jo vetem qe ka paga me te larta se 300 euro po edhe papunesia eshte 15%,statistikat per rrogen mesatare mund te jen mashtrime,dikush ka page 1500 e,tjetri 5000 e shumica e punetoreve ne sektorin privat ne Kosove punoin per rroge 180-250 euro,punetoret ne sektorin privat jan te diskriminuar punoin me orar te zgjatur 10-12 ore ne dite per pushim te shtunave dhe ne ditet e festave as qe mund te flitet.Paga te larta ne KOSOVE kan politikanet mbi 1000 euro,niveli i lart i administrates shefat,drejtoret e departamenteve agjencive 500-1000 euro,profesoret univerzitar mbi 1000 e,puntoret e post telekomit 600 e lart,arsimtaret ne shkollat fillore dhe te mesme 340-400 euro,policet 380-450 euro,prokuroret dhe gjygjtaret mbi 1000 euro,aeroporti 500 e lart,korporata energjetike 400 e larte,TREPCA 500 e me shume.
      Sektori publik ku punesimi behet me te njofshem nuk qendroin keq,keq jan punetoret ne sektorin privat,realisht Kosova me rroga eshte ne nivel te njejt me Shqiperin,Maqedonin dhe serbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje