Albin Kurti: Bashkimi kombëtar, i domosdoshëm

30 Mars 2012, 18:45Rajoni TEMA

Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913. Kështu vlerëson lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një intervistë për televizionin Alsat-M.

“Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore në Iliridë, duhet të ndihmohen që të organizohen sa më mirë, ty mund të të takojë e drejta, por e drejta nuk realizohet nëse s’ke organizim. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, deri para 30 vjetëve është konsideruar që qyteti me më së shumti shqiptar ka qenë Shkupi”, deklaroi Kurti.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Kurti tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të bashkohen dhe të organizohen, si në aspektin kulturor, arsimor, politik, e po ashtu në atë socio-ekonomik, pasi pa organizim, sipas Kurtit nuk ka të drejta të realizuara dhe ato mbeten formale dhe nuk aktualizohen. Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni.

“Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë atëherë do të prodhohen Brodeca të ri. Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë organizim dhe aktivitete i cili edhe ndihmohet dhe mbështetet prej Tiranës dhe Prishtinës, këtë gjë duhet ta kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë edhe më shumë”, tha Kurti.

Albin Kurti tha se Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni më shumë ka pasur efekte për të çarmatosur shqiptarët se sa realizimin e të drejtave.

“Kur do të shkruhet historia se çfarë bëri kjo Marrëveshje e Ohrit, do të dalë që efekti kryesor ka qenë demilitarizimi i UÇK-së, nuk do të dalë se fituam këtë apo atë të drejtë sepse shqiptarët atje mbeten të diskriminuar në përfaqësim, konkretisht në gjykata, administratë, shërbyesit civil nëpër ministri, polici, nëpër ndërmarrje të ndryshme, në përgjithësi shqiptarët mezi mbërrin në 10 për qind, ndërkohë në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë janë më shumë se çereku i popullsisë”, u shpreh ai.

Kurti tha se ajo çfarë duhet të zhvillohet tek shqiptarët në Maqedoni, është sofistikimi dhe afirmimi i kritikës. Qytetarët shqiptarë sipas tij, me mendje kritike duhet të kundërshtojnë dimensionin nacional shovinist të shtetit maqedonas, i cili po i shfrytëzon dhe po i shtyp shqiptarët.

“Nuk duhet të kemi iluzione që Qeveria Gruevski do të jetë ndonjëherë falënderuese për shqiptarët që po rrinë urtë, për shqiptarët që nuk po organizohen, për shqiptarët që nuk po i kërkojnë të drejtat e tyre, për shqiptarët të cilët nuk po punojnë e angazhohen në përgjithësi. Ne në këtë rast nuk e fitojmë as falënderimin e tjetrit, por vetëm dëmtimin e vetes tonë dhe sa më herët vetëdijesohemi, emancipohemi për këtë do të jetë më mirë”, theksoi Kurti.

Lideri i lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në emisionin ‘Rruga Drejt’ tha mbrëmë se nëse Greqia ka arsye një herë që mos t’ia njohë shtetit të Maqedonisë emrin, shqiptarët kanë dyfish apo trefish më shumë arsye që mos t’ia pranojnë emrin Maqedonisë. Ai tha se shqiptarët duhet t’i bëjnë të qarta kompromiset që kanë bërë, dhe se në çdo kohë t’i tërheqin mbrapsht ato, gjithmonë përmes gjuhës së të drejtave politike civile dhe socio-ekonomike në rrafshin universal të konventave evropiane dhe ndërkombëtare.

28 komente në “Albin Kurti: Bashkimi kombëtar, i domosdoshëm”

  1. zefi says:

    Albin Kurti,ke zgjedhur rruge te gabuara,kur kerkon bashkimin e Shqiperise me Kosoven!!!Cfare kushtesh KANE ARDHUR,QE TI TA KERKOSH APO TA LEJOJNE NJE BASHKIM TE TILLE???Nuk eshte kaq i lehte ky bashkim,ndersa per mua eshte vetem nje DONKISHOTIZEM me brire!!!Se pari duhet nje “LIDHJE” si ajo,qe beri Skenderbeu ne Lezhe,por se pari me miratimin e NDERKOMBETAREVE!!!Duhet nje STRATEGJI MBAREKOMBETARE,qe te hartohet nga te gjithe lideret shqiptare,konforme te gjitha NORMAVE NDERKOMBETARE!!!Kjo nuk mund te arrihet se Sali Berisha eshte nje ANTISHQIPTAR I RREZIKSHEM,qe kurre nuk do e merrte inisiativen e nje zgjidhje te tille!!Se dyti,a do ta pranonte bota perendimore nje ndryshim te tille te kufijve,me perspektive,qe te conte ne krijimin e nje shteti te madh shqiptar ku te perfshiheshin CAMERIA,gjysma e Maqedonise apo e Malit te Zi!!!

    1. shqiptari-i-vertete says:

      Ekuacioni eshte ky :
      Shqiperi=Kosove=Mut
      Shqiperi+Kosove=Halé

      1. MOISI GOLEMI says:

        Nese s’te pelqeqejne k’ta viset TONA atehere je mese i lejuar t’ja mbathesh andej nga vellezerit tuaj AZIATIKE sepse teper ke fol GJUHEN TIME?!Ka ardhe koha qe ky vend te jete per SHQYPTARET e jo SHQIPFOLESIT…ajtttt TURKOSHAKE!!

        1. raimondi says:

          Albini ka shume te drejte kur flet per bashkimin –dhe tani eshte tamam koha per tu bashkuar Shqiepria me Kosoven

          Sipas meje Vetvendosja nuk duhet te merret me gje tjeter pervecse te kerkoje Bashkimin Shqiperi – Kosove –duke ua shpjeguar amerikaneve ne aspektin ekoonomik dhe gjeostrategjik

          Amerikanet jane pro bashkimit , porse duhet qe poltika shqiptare ta kekroje e para bashkimin dhe pastaj USA do e perkahi

          Ne vitin 1999 , kur erdhi nje kongresmen ne Shqiperi i tha Majkos : Pse nuk e kerkon bashkimin e Kosoves me Shqiperine , ti ?
          Dhe Majko u pergjejg si hileqar :Por nderkomebtaret jane kundra..

          Kongresmeni tha shume bukur :…Duhet ta kekrosh ti i pari dhe pastaj ne do vijme pas teje ne perkrahje te bashkimit

          –Keshtu qe bashkimi eshte shume i thejshte qe te behet mjafton qe politka shqipotare ta kerkoje ate –edhe te filloje t ebeje lobim ne Washington per bashkimin

          Absolutisht politkanet amerikane4 jane pro bashkimit te Kosoves me Shqiperine

          Do zoti fiton ky republikani qe eshte antisllav i deklaruar –Mitt Romney,
          dhe atehere do jete akoma me e lehte provesi i baskimit , se ky eshte antisllav i deklaruar dhe mik i presidentit Bush

          –Ndaj Albin je ne ruge te mbare , por fillo qe tani te punosh me diasporen
          ketu ne USA , qe tu thuhet kongresmeneve pro -shqiptare ne lidhje me bashkimin…Te pregatitet terreni ……

          Sa per Maqeodnine , atje duhen ndihmuar rinia shqiptare me perkrahej morale por edhe me arme ne menyre qe te jene te pregatitur , sepse sic duket puna Maqedonia do prishet …

  2. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Te bashkohesh me Shqiprine, do te thot deshtimi i shtetit se Kosoves. Perse kosovaret i kerkuan nderkombetareve qe t’ju njohin si shtet te pavarur?? Jam kunder bashkimit Kosove-Shqiperi, Kosova duhet te qendroje si shtet i pavarur per te treguar qe dijne te jetojne si te pavarur. Do te ishte nji deshtim dhe injorance te dorzohesh si shtet i deshtuar.

    1. tourkofagos says:

      jam per nje bashkim ,normalisht der ne shkumbin.
      shkembim te popullsise,kristianet ne jug te Shqiperise e shqipfolesit ne veri duke krijuar 100% shtetin e ri.
      Sa per flamurin existues te ngelet ne jug,ndersa shqipfolesit te krijojne flamurin e tyre jeshil me germa arabe.

      1. KANINA says:

        Ne shumicen e rasteve kam qene dhe jam shume dakord me komentet tuaja me vend, ama k’tu po del pak jashte teme dhe s’po me ben per te qeshur si here tjera?!Shqyptaret qe kane bere me shume per kete truall jane nga veriu dhe me vjen keq por jugu as nuk mund ti afrohet per atdhedashje?!!Gjergj Kastrioti,Gjergj Fishta,Nene Tereza,Ded Gjo’Luli,Pashko Vasa,Migjeni,Dom Nikolle Kacorri,Ndre Mjeda,Budi-Bardhi-Bogdani-Barleti-Buzuku e sa te tjere qe s’mund t’permended t’gjithe ketu mund ti shohesh dhe vete qe te gjithe te krishtere me qe t’pelqen dhe ty besoj!!Pastaj ai flamur nga veriu vjen dhe e verteta eshte se jugu eshte shume me mysliman sepse ne veri as qe duan t’ja dijne per fene,por mesa duket ti s’ke vizituar ndonjehere dhe injoranca del sheshit!!Me vjen keq ”turkofagos” per k’to qe t’thashe sepse edhe une jam i mendimit qe ka ardhur koha te ndahen SHQYPTARET nga SHQIPFOLESIT por jo jug-veri sepse duam apo jo ne jemi NJE!!Gjithashtu kush nuk do bashkim nuk eshte Shqiptar dhe k’jo eshte mese e vertete!!Gjithe te mirat dhe shpresoj t’jemi kuptuar drejt!!

      2. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

        tourkofagos, je i sakte kur komenton, respekt per you!!

  3. ''evgjitngrenesi'' says:

    shteti i kosoves eshte nje shtet formal derisa te piqen kushtet per nje shtet shqiptar ne ballkan.uck-ja nuk luftoi per shtetin e pavarur te kosoves ,por per clirimin e trojeve te pushtuara shqiptare.me largimin e serbo-grekut berisha dhe lolove te tij si puna e ”antiberishes” me lart shqiptaret do te bejne realitet bashkimin kombetar.po kjo pune do albin kurt-er e jo vemje serbo-greke e njerez me mendesi zezaku te shtypur.vertet saliun do ta ndjekim po mos kujtoni se ne vend te tij do vije vangjel dulja

    1. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

      Atehere, perse qeveria e Kosoves i kerkon shteteve te huajve qe te njohin Kosoven si nje shtet perkohsisht dhe jo permenent? Kosova me kosovaret duhet te tregojne qe jane te afte per te ndertuar nje shtet te forte duke u regjistruar ne te arrdhmen ne OKB. Te tjera deklarata per bashkim jane fukarallek dhe fashetheme. Levizja e Albin Kurtit nuk eshte e mbeshtetur tek nderkombetaret, kjo levizje nuk ka shanse te marr pushtetin ne Kosove sepse eshte deshtuese per pavarsine e Kosoves.

      1. ''evgjitngrenesi'' says:

        nuk e kupton ti qe qellimi perfundimtar i shqiptareve ne kosove eshte bashkimi me shtetin ame ne kufijte e 1912-es? apo ben shejtan-budallain.e cfare se nuk e mbeshtesin nderkombetaret albinin?nuk e mbeshtesin sot qe mbeshtesin salen ,por do e pranojne si realitet n.q.s shqiptaret do jene te zote.pse uck-ne e mbeshtesnin ne fillim? kosova eshte nje krahine shqiptare dhe si e tille e ka vendin brenda shtetit shqiptar.halil matoshi andej dhe ”lubonjat” ketej jane kolone e 5-te,e u ka dale boja.shqiptaret po zgjohen dhe po te heqesh nje tufe militantesh partike ,shumica e kupton qe bashkimi ben fuqine.ata qe jane kundra ose vuajne nga kompleksi i inferioritetit ose bejne ”lojen” e te tjereve

  4. Aleksander says:

    Albin Kurti ka plotesisht te drejte ne çdo gje qe thote.Prisja vetem te permendte edhe diçka rreth shqiptareve e gjithe shqipfolesve (arvanitas e çame)ne Greqi,qe po asimilohen perdite e me shume pas shekuj e shekuj qendrese.

  5. emigranti says:

    Te thuash qe nuk duhet te bashkohet Shqiperia dhe Kosova ne nje shtet te vetem shqiptar do te thote qe je nje shqipfoles i shitur dhe jo shqiptar.
    Mund te justifikoheshit vetem per kohen se kur.
    Vazhdo ne rrugen e drejte te shqiptarizmes Z. Kurti.

  6. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Albin Kurti eshte deshtimi i Kosoves se pavarur, edhe nderkombetaret e kane kritikuar politiken e Kurtit disa here. Nuk jemi shqipfoles kur kerkoj nje Kosove te pavarur dhe te lire e te integruar ne evrope.

    1. KANINA says:

      Ik laj gojen para se t’folesh per Albin Kurtin o i lajthitur?!!Albin Kurti me Vetevendosjen jane ajka e Shqyptarise dhe kerkojne BASHKIM, nje te drejte te mohuar shume-shekullore qe kuptohet ti as qe e ndjen dhe as mund t’behesh pjese pasi je Shqipfoles e jo Shqyptar!!Ikkkkkkkkk TURKOSHAK!

  7. katarakti says:

    Te lumte Albin. Kombi ka nevoje per politikane si ty, ose edhe si Spahiu, Qose, Kadare. Kombi i copetuar si trup i gjymtuar.

    1. Kosovari says:

      Hiq Albinin e Qosen e shto Dr.Sali Berishen.

  8. ''evgjitngrenesi'' says:

    Hiq Albinin e Qosen e shto Dr.Sali Berishen.

    te shtojme edhe tadicin?

    1. Krisma says:

      Jo Tadicin mos e shto se ka qene opozitar me Milloshevicin dhe nuk e ka ndihmuar fare me kontrabande nafte.

  9. Jack says:

    Ky bashkimi i ketij Kurtit , Thaçit apo Saliut me duket nje gje koti fare. A jane pyetur shqiptaret e Shqiperise per bashkimin me Kosoven apo me pjese te tjera te Ballkanit?A jane pyetur kosovaret ne se duan te bashkohen me Shqiperine?. Une njoh shume njerez qe nuk duan bashkim me Kosoven, veçanerisht popullsia nga Tirana e deri ne Sarande. Po keshtu, une njoh kosovare qe i urrejne shqiptaret e Shqiperise.

    1. KANINA says:

      Akoma se ke kuptuar ti se komentet k’tu jane per Shqyptaret dhe jo Shqipfolesit?!S’ka Kosovar,Cam,Lab,Malsor etj…por vetem SHQYPTAR!!Shqyptaret nuk pyeten nese duan te jetojne bashke sepse te tregojne PALLEN dhe te thone ”hit your way jack and don’t you come back coz well open wide your crack”!!Ata qe njeh ti dhe qe s’duan bashkim thuaju qe bashke me ty te shkojne andej nga azia e vogel se teper kane fole GJUHEN TIME!!Ujjjjjjjjjtttttt TURKOSHAK!!

    2. Vasjarjoti says:

      Ti qofsh me shendet mor xhek po mos fOl per te gjithe jugoret po fOl per veten tende! Une jam nga tepelena dhe me shume se cdo gje dua bashkimin kombetar! Po ke te drejte per saliun e thacin po mos e fut albinin ne kazanin e plehrave sepse ai eshte i pari qe kerkoi referendum ne dyja republikat per bashkim! Sic je ti i bindur per JO une jam 100 here i bindur per PO nqs behet referendum!

  10. Taulant says:

    Shqiptaret duhet te jetojne ne nje shtet.Me te mirat dhe difektet e zakoneve tona ,ne duhet te mesohemi te jetojme bashke si nje familje shqiptare.Percarja mes nesh eshte vertet e madhe:,jugu urren veriun,krahina krahinen ,qyteti qytetin,fshati fshatin ,etj.Por ne duhet te mesohemi qe te jetojme bashke si vellezerit ne nje shtepi.
    Duhet te mesohemi qe ,ashtu si ne nje shtepi,jo te gjithe jane perfekte,por dashuria mes anetareve nuk i hedh poshte pjesetaret,nuk i fyen ,por i meson si te behen me te mire.
    Perfitime do kemi te gjithe ne te gjitha fushat:

    -Ekonomike(treg me i madh dhe me i rendesishem per investitoret),

    -forcimit te shtetit ligjor(unifikim ligjesh dhe lufte korrupsionit, lufta kunder korrupsionit eshte me e lehte se zvogelohet njohja dhe familjariteti)

    -ne aspektin nderkombetar shteti me i madh ka me shume peshe se shteti me i vogel(psh Luksemburgu ka shume me pak peshe se Franca),

    – patriotike(FALEMINDERIT shqiptare qe jetoni jashte kufijve qe nuk e keni harruar kurre shqipen,flamurin dhe dashurine per Shqiperine,sakrificat tuaja ia vlejten!).

    Mos harroni qe ne bote jane bere luftera pa fund per toka te vjedhura,ndersa ne e kemi te tonen.Na takon.
    Shihni cpo ben Serbia per te marre pjesen tone dhe ne nuk e duam?!!Nuk e besoj KURRE qe do jemi kaq budallenj!
    Mos harroni qe keto i ka pasur dhe Italia para 150 vjetesh,por tani nuk i ka me(megjithe diferencen jug-veri)

  11. Ilir says:

    Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkohen ashtu sic u bashkuan dy gjermanite. Mund te krijohet Federata Shqiptare me dy shtete me qeverite e tyre lokale si dhe me nje qeveri federale. Sigurisht qe me Berishet ne krye kjo nuk do te lejohet sepse eshte ne kundershtim me interesat e Serbise dhe sllavizmit ne teresi. Ja pse Shqiptaret u ndane sepse ishin rrezik per Greqine dhe Sllavet. Po te kishim qene bashke atehere nje force prej 10 milion Shqiptaresh do te ishte e pathyeshme. Kjo duhet te filloje sa me shpejt me bisedime fillestare. Kush eshte kunder bashkimit eshte kunder Shqiperise e Kosoves. Eshte tradheti e madhe kombetare te rrine keto dy vende si shtete me vete. Kosova nuk ka nevoje te lypi asnjeri per ta njohur sepse po te bashkohet me Shqiperine eshte automatikisht e njohur nga e gjithe bota. Jane shpenzime te medha qe dy shtete shqipatre shpenzojne per ambasada dhe diplomate kur mund te kishim nje ambasade dhe nje grup diplomatesh. Zhvillimi ekonomik po ashtu do te ishte me i madh dhe Shqiperia e Kosova mund te ktheheshin ne superfuqi te Balkanit, dhe asnje nuk do guxonte te luante me shqiptaret. Albin Kurti harroj Camerine. Kjo ka qene dhe eshte pjese e Shqiperise. Asnjeher nuk do te pranohet aneksimi i kesaj toke Shqiptare nga Greqia. Rrofte Iliria!

  12. Heron says:

    Albini eshte i vetmi politikan shqiptar qe e ka koken ne vendin e duhur! Ai thote gjene me te llogjikshme dhe me te arsyetueshme per sa i perket shqiptareve! Albini eshte drita ne fund te tunelit per shqiptaret! Degjojeni ne youtube tek ilva tare !

  13. BOSS says:

    Politikani me i menqur SHqiptar.K

  14. tarzani says:

    po kush k… jupyt ju oqelbsira greke shqiprija asht e shqiptarve ne vendosim dotket bashkim seshpejti fuck idijotat shqip folsa grek

  15. permetari says:

    Kujt i prishet puna nga bashkimi i SHqiptareve.Pervec armiqve te shqiptareve grekeve dhe serbeve te gjithe e duan bashkimin sepese eshte ne te mire te te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje