Përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe pavarësinë, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së ambasadores së ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila u konfirmua për postin e ri nga Senati, të enjten e kaluar.
Ambasadorja e ardhshme amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar se situata mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa një zgjidhje për problemin atje do të duhej të respektonte sovranitetin e Kosovës, por edhe të merrte parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri. Një zgjidhje e situatës në veri dhe normalizimit të marrëdhënieve kërkon një modus vivendi të qëndrueshëm që e respekton sovranitetin e Kosovës, i merr parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri, dhe i lejon edhe Kosovës edhe Serbisë të vazhdojnë rrugët e tyre euroatlantike”, ka thënë ajo.
Në dëshminë e saj para Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, ambasadorja Jacobson ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë, janë kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin./KD
Mbeshtes ambasadoren Amerikane per perkushtimin ne ruajtjen e sovranitetin te Kosoves dhe respektimin e Serbise nga fqinjet e saj. Te pakten nuk foli per bashkim Kosove-Shqiperi
Duhet t i behet e qarte miqve amerikane, se nese hapet pakoja Ahtisarit per veriun ,atehere ajo duhet te hapet per tere teritorin e Kosoves dmth te gjitha privilegjet te cilat i gezojne serbet dhe kisha ortodokse serbe ne jug te Ibrit, duhet te zhbehen.Pra kjo PAKO e mallkuar e cila nepermjet 20 vendeve te rezervuara per pakicat,te cilat gjithashtu duhet te anulohen,ia mundeson qeverise se pakices te sundoje me popullin shqiptar dhe te beje kompromise ne dem te tij duhet te zhbehet dhe t i lejohet Kosoves te behet shtet normal me sovranitet te plote.