Janë forcuar financiarisht, e kanë krahun e fortë, nuk çajnë kokën se kush çfarë flet, me rëndësi është që ata fituan tenderët milionësh, tashmë kanë krijuar kapital dhe nuk guxon askush t’u prish tymin. Janë këta pronarët e kompanive të afërta me njerëzit në pushtet, të cilët i kanë financuar gjatë fushatave elektorale, por që vazhdojnë të jenë financues të rregullt të tyre.
Shumë prej tyre e pranojnë se janë financues të partisë më të madhe në pushtet, por deklarojnë se tenderët i fitojnë “pa krah”. Miliona euro janë në pyetje, derisa me buxhetin e Kosovës, janë duke u kryer shumë shërbime mes partisë në pushtet dhe kompanive private të afërta me ta.
Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka bërë gati një listë, ku janë të futura kompanitë më të mëdha që kanë fituar tenderë milionësh dhe janë duke i hetuar lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë politikë.
Disa nga kompanitë më të mëdha që janë fituese të tenderëve dhe financuese të partisë më të madhe në pushtet janë; vëllezërit “Zhugolli”, kompanitë e të cilëve janë tre kompani “Pejton”, “Eco-Trade” dhe “ACDS-Kos”e të tre vëllezërve, Ilmi, Bejtush edhe Mehdi Zhugolli, të cilët në Korporatën Energjetike të Kosovës, (KEK) kanë fituar tenderë në vlerë prej 70 milionë eurosh…./zeri
Ah moj EU, ah moj SHBA! E kuptojmë se udhëheqësve tuaj ju duhet financimi nga kriminelët tanë për fushatat tuaja, por ne ju garantojmë se ju nuk keni shans të fitoni simpatinë e kombit tuaj me këtë vepër.