Hillary Clinton pret Thaçin: SHBA është përkrah Kosovës

4 Prill 2012, 22:26Rajoni TEMA

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton priti para pak çastesh në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi Clinton –Thaçi ka filluar sonte në orën 20:00 sipas kohës tonë dhe ka zgjatur më shumë se 35 minuta nga sa ishte parashikuar.

Sekretarja Hillary Clinton në konferencën e përbashkët për media deklaroi se SHBA mbështet fuqishëm popullin e Kosovës si dhe sovranitetin dhe integritetin e saj. Ajo falënderoi kryeministrin Thaçi për arritjet e Kosovës, tha se vendi i saj mirëpret rezultatet e marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të ekipit negociator të Prishtinës e Beogradit dhe tha se pret implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve.

“Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Clinton.

Clinton tha se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretaren Hillary Clinton për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër ai shtoi se “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”.

Para takimit me Clinton, Thaçi u takua me kongresmenët demokratë Eliot Engel dhe Jim Moran.

Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në New York do të takojë edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon./EXPRESS

16 komente në “Hillary Clinton pret Thaçin: SHBA është përkrah Kosovës”

  1. ZQK says:

    Në vend të:
    “… kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.”
    mos duhet:
    “… kurse të premten pritet të takojë presidentin amerikan Barak Obama.”

  2. raimondi says:

    Shume bukur, shume bukur . -Por kur behen takime me politknaet e larte amerikane duhet qe tu thueht atyre per te ndihmuar ne krijimin e ushtrise se armatosur te Kosoves

    Kosova duhet te kerkkoje arme nga USA per te mbrojtur teritorin e saj , s endryshe nuk quhesh shtet nqs nuk ke Ushtri te armatosur mire per t e mbrojtur vendin tend

    Ushtria e armatosur me armatim modern , eshte Elementi i pare dhe me kryesori
    per nje shtet te ri

    –Ndaj Kosova duhet te theksoje domosdoshmerine e amratimit modern te ushtrise
    se saj ne takimet me Amerikanet high profile

    Hajde Kosva , ec aty –Dhe heres tjeter , kur te vije ketu ne USA Thaci
    duhet te vije
    me mendimin qe te kekroje Bashkimin e Kosoves me Shqiperine ……

    Se duam qe te behet Bashkimi sa me shpejt aq me teper qe USA eshte pro Bashkimit tone

    1. Cakalli7 says:

      rahmuto ti kaq patriot, nuk na ke thene c’beje ne 1999 kur leftohej ne kosove, more kallashin qe ia fali tyt eti saliu edhe shkove atje ti ndihmoje vedhezerit apo jo? Nqs jo ahere cm.. patrioti je ti?

      1. ujku says:

        Cakalleshe7

        cokalleshe moj makine e prishme nuk eshte politika per ty
        ik ke rubrika roze ke lene muhabetin ne gjymse me tironcin lugano

      2. hajriu says:

        Oj ulkonje kap per dore hallatengrenesin(stambolleshen) dhe behuni si dy shoqe te pandashme dhe te padallueshme nga njera-tjetra se shume te pelqeka me e hong edhe ty .

  3. net says:

    The Trepca mine the gold mine in Kosovo.[1] The mine is located in Mališevo in District of Prizren.[1] The mine has reserves amounting to 120 million tonnes of ore grading 1.18gr/t gold thus resulting 142 tonnes of gold.[1]

    1. bullshit says:

      per aq kohe sa ka flori edhe serbet e duan kosoven edhe usa e do kosoven me tere shpirt dhe jan “shum humanitar ne kete drejtim”

      1. Asgaard says:

        O bullshit, po kush ti thote keto perralla ty ore. Po i plasi Amerikes per arin dhe cfaredolloj mund te kete nendheu i Kosoves. Ne Iraq, edhe pse u be lufte, nuk u muarr as edhe nje fuci nafte nga ai vend, por net-i dhe islamiket perendimorofobet gamiledashes shqiptar nuk lejojne dite pa perhapur rrena rreth kesaj ceshtje. Amerika ka interesa gjeopolitike, dhe ne duhet jo vetem ti themi faleminderit nga mengjesi deri ne darke, por edhe te fillojme te punojme per verten tone e jo te bejme supozime prej nje idioti. Pa Ameriken as per 2000 vjet nuk merrte status Kosova. Shikoni Kurdistanin me 30 milion kusur njerez ska shtet, shikoni Gjeorgjine si u dhunua nga Ruset, e raste te tilla secesionesh te deshtuara e cenim sovraniteti ka kudo ne bote me shtete disafish me te medha se Kosova e Shqiperia.

        Amerikes ti thuhet falimnderit per ate cfare ka kryer, e jo te shkruhen keto pallavra. Serbia nuk ka nevoje per ate flori per te mbijetuar, se vec me drogen, prostitucionin dhe trafikun njerezor i tejkalon nevojat e saja, ashtu si dhe Kosova me Shqiperine qe ndjekin te njejtin model zhvillimi.

        1. bullshit says:

          ti vetem ne toke nuk jeton, si o car thua nuk ka marrur asnje fuci?

          po se ca lesht e mizes kerkon atje nese nuk kerkon nafte?
          i ka mbetur babai?

          1. aqif pallaska says:

            O mendje shit te kishte aq flori sa thoni ju leshteriket shqipfoles, Serbia nuk guxon as te pipetije e jo me te beje gam gam me fusnota.
            Se me nje terheqje veshi nga USA do strukeshin, po ju dhe 5% leshteriket Kosovare jeni bukeshkale se aju ju beri shtet dhe ju keni filluar te exportoni terroriste kunder saj.

            1. bullshit says:

              kujt te ja terheq veshin ore, po nuk e din ti se pas serbise eshte rusia?

              si i bjen tani ti terheq veshin usa rusise?

              u bete edhe ju te na jepni mend, ju miza kali

              1. aqif-pallaska says:

                Ti nuk shikon me larg se hunda jote more leshterik trecerekesh edhe me 1999 ashty tha Jelstini nuk e prek dot NATO-ja Serbine, dhe 6 ore me pas e bombarduan po ti aq tru ke aq flet se nuk ti meson hoxha keto.

      2. Edi Detroit says:

        Duhesh te shkollohesh ne Arabi si ” Net”,dhe ti “Bullshit”,qe te mendosh se USA nderhyri per te shfrytezuar pasurite e Kosoves,perfundimisht shperlarja qe u eshte bere gjate shkolles islamike ne nje moshe te njome,eshte e pariparueshme.Fajtore jane edhe prinderit tuaj qe nga fukaralleku iu derguan per shkollim ne Arabi.Te shkuara.

        1. net says:

          nuk jam shkolluar ne asnje vend arabik, e dyta perse shpif, genjen kur thua qe jjam shkolluar ne arabi? KU e lexove kete?
          Njerez te marr, vetem te genjeni dini.

    2. Korabi says:

      142 ton ar , bejne rreth 8 miliarde dollare me cmimin e sotshem ne burse. Po te llogaritesh dhe kostot e nxjerrjes qe per arin jane rreth 30% atehere mbeten rreth 5.25 mld $ ne total . Vetem kostoja e luftes ne Kosove ka qene mbi 2.5 miliarde dollare per USA , dhe po te llogaritesh kostot e paqeruajtjes dhe te rindertimit , shkojne disafish. Duket qarte qe Amerika nuk ka leverdi ekonomike ne Kosove. Mbeshtetja qe i jep Kosoves eshte thjeshte per arsye gjeostrategjike , dhe ne duhet ta konsiderojme veten me shume fat qe Amerikanet interesat e tyre gjeostrategjike ne Ballkan i lidhin me shqiptaret, perndryshe sot s’do ekzistonim fare jo ne 2 por as ne nje shtet te vetem. Sic e permenden disa komentues te tjere, ka popuj nga 30 milione qe skane as autonomi dhe jo me shtet. Une se kuptoj ce keni kapur me Ameriken ju islamiket , nderkohe qe Arabia Saudite eshte bythe e breke me te, madje ka qene financuesja me e madhe e luftes ne Irak, dhe eshte e gatshme te financoje dhe nje sulm ndaj Iranit(sipas kabllogrameve te ambasades se USA ne Riad). Ju e urreni Ameriken se po vret “vellezerit” muslimane neper bote.A nuk po bejne dhe vete muslimanet te njejten gje me njeri-tjetrin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje