Topalli: Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë në nivelet më të mira

4 Prill 2012, 18:39Rajoni TEMA

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli  e cila qëndroi në një vizitë dyditëshe në Shkup tha se marrëdhëniet dhe besimi midis dy vendeve është në nivelet më të mira.

Ajo theksoi dy shtylla kryesore të vendeve fqinje, që janë integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zonja Topalli theksoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Zonja Topalli foli para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë edhe për lidhjet historike midis dy popujve.

Ajo tha se për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal shkon përtej shprehjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vuri në dukje përpjekjet për lidhjet infrastrukturore dhe heqjen e barrierave të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Zonja Topalli edhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë maqedonas ua ka bërë me dije se Shqipëria është dhe do të mbetet një faktor i rëndësishëm rajonal që kontribuon në ruajtjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë politike dhe ekonomike të rajonit.

Komuna e Çairit të Shkupit e ka shpallur zonjën Topalli qytetare nderi. Jozefina Topalli e shoqëruar në këtë qëndrim nga një grup deputetësh të Kuvendit shqiptar, ka vizituar qendra monumentale në kryeqytetin e Maqedonisë, siç është shtëpia e Nënës Terezë, sheshi Skenderbe dhe çarshia e vjetër./VOA

6 komente në “Topalli: Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë në nivelet më të mira”

  1. aqif pallaska says:

    Po c’kerkon kjo shushunja ne FYROM-in e tartaro-mongoleve!!!!!!!!!!!!!!

  2. atila says:

    E dini c’kuptim ka kjo vizite e Xhozit ne FYROM? Eshte njisoj sikur komshiu te te rrah vllain e e ti ti shkosh ne shpi e ti thuash rrofte komshilliku.Pas ngarjeve te fundit figurat e “larta” se ne fakt sjane te tille duhet ti kishin anulluar vizitat pasi kjo tregon dobesi nga ana jone.

  3. whatthehell says:

    a kan turp keta njerez,pse vetem politikanet shqiptare jane kaq te ulet dhe pa pike dinjiteti,nuk e kuptoj servilitetin tek shteti artificial i magjypve.ata shtypin shqipfolesit kjo mbron ata.me siguri nuk i konsideron shqipfolesit shqiptare,tjeter shpjegim nuk ka.

  4. qytetar says:

    Çalja percepton se: Marrëdhëniet midis kaunareve te Maqedonisë dhe katunareve te Shqipërisë janë në nivelet më të mira, prandaj kur topalli pritet me nje protokoll topall eshte e kenaqur, sepse vizjoni i saje perfaqson vetem veten e Shqiperine.

  5. qytetar says:

    Çalja percepton se: Marrëdhëniet midis kaunareve te Maqedonisë dhe katunareve te Shqipërisë, janë në nivelet më të mira, prandaj kur topalli pritet me nje protokoll topall, eshte e kenaqur, sepse vizjoni i saje perfaqson vetem veten e jo Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje