Jovanoviç: Daçiç është si Millosheviç

4 Prill 2012, 13:11Rajoni TEMA

Lideri i Liberaldemokratëve serbë, Çedomir Jovanoviç, e krahasuar ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiç me ish-liderin e partisë së tij Sllobodan Millosheviç. Gjatë një fushatë në Preshevë, Jovanoviç duke iu referuar arrestimit të policëve kosovarë ka deklaruar se ministri i brendshëm serb “Daçiç ka shumë Millosheviç brenda vetes”. Gjithashtu në fjalimin e tij në Preshevë, Jovanoviç ka theksuar se partia e tij do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve atje ashtu sikurse do të luftojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Është vështirë të jesh shqiptar në Serbi, është vështirë të jesh edhe serb në Kosovë. Por, kjo peshë është e madhe veçanërisht për shkak të politikës së keqe që është. Unë nuk kam të drejtë të kërkojë nga ju atë që e kërkoj nga serbët, nga ata kërkoj ta ndryshojmë Serbinë, e nga ju kërkoj vetëm durim. Janë edhe 30 ditë kur do të votojmë dhe do ta zgjedhim një qeveri që do të vijë këtu në Preshevë dhe do të shkoj edhe në Prishtinë dhe do ta kuptoj se vetëm kjo është shkurtesa për tu lidhur me botën. Gjithçka tjetër është gënjeshtër”, tha Jovanoviç.

Ai ka thënë se popullit duhet thënë të vërtetën dhe se Kosova tashmë është një shtet, por tani duhet punuar së bashku. “Sot Hashim Thaçi ka shkuar tek Obama. Ka shkuar deri në Amerikë. Mendoj se Beogradi është më afër për Prishtinën se Uashingtoni. Udhëtohet me orë. Kosova dhe Serbia do të jenë të lumtura vetëm atëherë kur Thaçi të vijë në Beograd. E nëse Tadiç jep dorëheqjen, do të bëj gjithçka që të jem unë i pari që do të shkoj në Prishtinë”, theksoi Jovanoviç./EXPRESS

7 komente në “Jovanoviç: Daçiç është si Millosheviç”

  1. dinjiteti says:

    HISTORIA NA TREGON SE ESHTE VESHTIRE ME JU BESU ME MIRE GJITHSEKUSHI NE SHTEPI TE VET..

  2. salistalin says:

    Bukur, bravo z. Jovanovic, te lumtur dhe fqinje te mire por secili ne shtepi te vete sic thote dhe parakomentuesi.

  3. onni says:

    Serbi serb ngelet…ku ishte ky njeri para fushates zgjedhore…keta kujtojne se mund tu marin voten shqipetareve me ca FJALE BOSHE DHA PA VLERE…harrojne qe punojne nen rrogoz per shkaterrimin e kosoves dhe te shqiperise..nuk e lejojne ne asnje menyre forcimin e mardhenieve dhe te ekonomise se dy vendeve tona…se e dine qe duke korruptuar qeverine e thacit dhe te berishes mbajne nen kontroll gjiithe shqipetaret..serbet e kane fillu luften kunder shqipetareve ne 1380 dhe se kane ndaluar akoma…e si mund ti besohet ketij te riut…

    1. Dean says:

      ”Onni”?!,Jovanovic eshte i vetmi politikan me te cilin mund te flitet ne Beograd.Sikur e do forca e zakonit ne Ballkan,Jovanovic therritet ”Tradhetar” ne Serbi.Eshte me te vertet 1 njeri me te cilin mund te flasesh.

  4. edi says:

    PO KU KA BESIM TE KETA…

  5. atila says:

    Sikur te kishte edhe shume te tjere si Jovanovici Serbia e ballkani do ishte i paqtuar e ekonomia do lulezonte. Por kam frike se do kaloj edhe ca kohe qe te ndodhe kjo gje dhe te zbuten barbaret e fundit te ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje