Kosova dhe pavarësia e Skocisë

5 Prill 2012, 10:09Rajoni TEMA

A kanë nacionalistët skocezë diçka kundër Kosovës? Nuk mendoj se po, por ua ka ënda të flasin për të. Rasti më me nam – ose me nam të keq, në vitin 1999, pas nisjes së bombardimeve, Alex Salmond, lider i Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP) e cilësoi operacionin si një prej atyre “me ligjshmëri të dyshimtë, por mbi të gjitha një marrëzi të pafalshme”. Tani, në një pasdite me diell, në një vend që nuk është më larg parlamentit skocez sesa hedhja e një guri, një zyrtar i lartë i SNP-së shpjegon: “Ne jemi Mali i Zi këtu – e jo Kosova!”

Qeveria e Skocisë, tani e prirë nga SNP-ja ka bërë të ditur se synon të mbajë një referendum për pavarësi në vjeshtë të vitit 2014. Kështu, ajo çfarë mendon zyrtari i lartë është se në rast se skocezët do të votojnë për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, kjo do të bëhej me pajtim të përbashkët, si në rastin e Malit të Zi, e jo të rastit të kontestuar të Kosovës.

Pra, a është Mbretëria e Bashkuar Jugosllavi e re? Ta merr mendja se jo. Nëse Mbretëria e Bashkuar vendos të prishet, nuk do të ketë asnjë luftë. Skocezët dhe anglezët nuk janë vrarë njëri me tjetrin në vitin 1912 apo 1941, e të mos flasim për vitet 1990-të, dhe madje nuk ka pasur asnjë kur shumica e skocezëve janë ankuar se po vuajnë nën shtypjen britanike. Nuk ka ndonjë kauzë për t’i bërë tifozllëk, asnjë manastiri anglez në Skoci ose enklave skoceze në Angli.  /KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje