Sot ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me letërnjoftime, informon agjencia e lajmeve INA.
Zyra e shtypit e MPJ-së në Tiranë bëri të ditur se “marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki më 1 dhjetor 2011 në Tiranë”.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe letërnjoftimet (kartat e identitetit).
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës. (INA)
O Tema, kjo marreveshje mund te kete hyre teorikisht sot ne fuqi, se praktikisht sot ne Qaf Thane nuk jane lejuar shqiptaret te hyjne ne Maqedoni vetem me karte identiteti.Shteti shqiptar hesht….. sa turp qe fqinjet tallen me ne….
shkoi top alli ne f.y.r.o.m. dhe nuk tha asnje fjale per vrasjet dhe keq trajtimet e shqiptareve atje
sa e kam prite kete ditee opopopopo
na prite moj nena e gjith Shqiptareve SHQIPERI