Nisin hetimet ndaj Behgjet Pacollit

6 Prill 2012, 10:29Rajoni TEMA

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se  pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëqë ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.

“Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje