Thaçi: Kosova është një tregim suksesi në çdo drejtim

6 Prill 2012, 13:06Rajoni TEMA

Gjatë orarit të ngjeshur të vizitës në Uashington, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ndal dje pas-dite në Qendrën për Studimeve Strategjike e Ndërkombëtare ku ai ishte ftuar për të folur mbi sfidat e shtetit të ri dhe punën që po bën qeveria dhe mbarë shoqëria kosovare për t’i kapërcyer ato.

Fillimisht, kryeministri Thaçi i bëri një përshkrim gjendjes ekonomike. Ai tha se shifrat në këtë fushë tregojnë se ekonomia kosovare është shumë herë më mirë se para shpalljes së pavarësisë dhe në disa fusha, më mirë sesa ekonomia e vendeve të tjera të rajonit

Pastaj kryeministri u ndal në gjendjen e sundimit te ligjit, duke falënderuar institucionet përkatëse të vendit dhe EULEX-in për përkushtimin dhe ndihmën e tyre.

Si çështje ndër më shqetësuese për vendin, kryeministri Thaçi veçoi veriun e Kosovës. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, kryeministri Thaçi tha se zgjedhjet vendore të një shteti tjetër, në Kosovë nuk do të lejohen, por qeveria e tij do të respektojë parimin e dy-shtetësisë siç përcaktohet në marrëveshjet ndërkombëtare.

Kryeministri Thaçi tha se ndërsa midis Serbisë dhe Kosovës ekziston një mosnjohje e ndërsjellë, Kosova gjithmonë ka shprehur vullnet të mirë për përmirësimin e lidhjeve mbi baza të dy shteteve të barabarta. Por Serbia, megjithatë mbetet vetëm pjesërisht e angazhuar në këtë drejtim, tha kryeministri Thaçi, madje ka politikanë e zyrtarë serbë që punojnë në të kundërtën e marrëdhënieve të mira të mundshme.

Lidhur me punën për anëtarësim ne NATO, kryeministri Thaçi tha se vazhdimi i fokusimit dhe prezencës së Shteteve të Bashkuara ndihmon shumë në këtë drejtim dhe përgëzoi qëndrimet përputhëse Bruksel – Washington lidhur me Kosovën.

I pyetur mbi takimet e zhvilluara këto ditë në Washington, kryeministri Thaçi tha se takimet, veçanërisht ato me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton dhe nënpresidentin Joe Biden, ishin shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve

Kryeministri Thaçi tha se Kosova është një tregim suksesi në çdo drejtim. Në Kosovë, tha ai, është duke ndodhur një transformim i jashtëzakonshëm mendësish përsa i përket pjesëmarrjes së femrës kosovare në jetën shoqërore e politike, duke sjellë si shembull presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryetaren e ekipit të Kosovës në bisedimet e rëndësishme me Serbinë, Edita Tahiri apo femrat deputete në parlament, qeveri etj.

Një pyetje tjetër nga salla nga një përfaqësues i opozitës ishte ajo rreth kritikave mbi korrupsion edhe mes zyrtarëve. Kryeministri Thaçi tha se pyetje të tilla nuk janë për vizita jashtë shtetit, por shtoi se qeveria e tij ka bërë më shumë se çdo qeveri e mëparshme në luftën kundër kësaj plage në Kosovë, dhe theksoi transparencën në marrëdhëniet e tij me opozitën.

Synimi i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, tha kryeministri. Ai shtoi se pengesa kryesore në këto procese integruese vjen nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, prandaj edhe njohja nga ana e tyre është e rëndësishme, jo më shumë nga numri sesa nga pozita e tyre si anëtare të BE-së

Diskutimi u organizua nga Qendra për Studime Strategjike e Ndërkombëtare dhe me sponsorizim të drejtorit të kësaj qendre, Janusz Bugajski. /VoA/

2 komente në “Thaçi: Kosova është një tregim suksesi në çdo drejtim”

  1. Luani says:

    Natyrisht se “Kosova është një tregim suksesi në çdo drejtim”, por kjo thënie vlen vetëm sipas filozofisë mafioze të qeverisë nga Prishtina.

    Ja përgjigjet, një nga një, për krenarinë e Thaçit si mik i “shqiptarëve” i mirëpritur në Uashington:

    Ekonomia kosovare është kthyer disa shekuj prapa shkaku i qeverisë së saj kriminele dhe diktaroriale.

    Ligji i vetëm i cili sundon në Kosovë është ligji i mafisë.

    Serbët vendosin në Kosovë ashtu sikur qeveria nga Beogradi ju komandon atyre. Ata kanë pasaporta serbe dhe ndihen si pjesë e shtetit Serb.

    Disa shekuj më parë femrat shqiptare kanë qenë shumë më të lira se sa sot. Në të kaluarën ato kanë qenë mbretëresha. Sot janë ato marioneta të burrave të tyre dhe shumë nga ato detyrohen të shesin vetën për burrin e tyre.

    Të thuash se qeveria nga Kosova është angazhuar kundër korrupsionit është sikur të thuash se Hitleri është angazhuar për të mirën e hebrenjve në luftën e dytë botërore.

    Pengesa e Kosovës për të ju bashkuar BE-së nuk është njohja e saj nga shtetet e huaja, por qeveria e saj e korruptuar dhe kriminele.

  2. leonardi antwerpen says:

    Luani

    Mire e fillove por nga mesi dhjeve ne te nuk e di jeni kosovar apo jo

    por qe je balosh as qe diskotohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje