Malazezët e kroatët insistojnë të hyjnë në Kushtetutë

7 Prill 2012, 10:32Rajoni TEMA

Nën organizimin e shoqatës së malazezve “Lovçen” është mbajtur tryeza “Pozita e komuniteteve pakicë në Kosovë me theks të veçantë në pozitën e komuniteteve malazeze dhe kroate”. Aty edhe është nxjerrë qëndrimi që institucioneve përgjegjëse të Kosovës t’u kërkohet zgjidhja e statusit kushtetues dhe ligjor për këto dy bashkësi.

Zgjidhja më optimale, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit, është që këto dy komunitete të hyjnë si kategori kushtetuese dhe që malazezve t’u garantohen dy ulëse të rezervuara në Parlament, ndërsa kroatëve një.

Në tryezën që është organizuar me mbështetje të fondacionit “Soros” kanë marrë pjesë përfaqësues të Shoqatës së malazezve, të ICO-s, një përfaqësues i kabinetit të kryeministrit, të KFOR-it austriak, shoqërisë civile, UNHCR-së, Ambasadës kroate dhe të komunitetit kroat. Siç njofton komunikata e nënshkruar nga Lazar Raduloviq, “përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi janë penguar që të marrin pjesë në këtë tryezë”, ndërsa qëndrimet e tyre i kanë paraqitur me shkrim./KD

4 komente në “Malazezët e kroatët insistojnë të hyjnë në Kushtetutë”

  1. edi says:

    Keta duan ta bejne Kosoven si bosnja me tre qeveri ore ushtttttttt….

  2. raimondi says:

    Ata nuk duhen lejuar te jene pjesemarres ne ksuhtetute me arsyetimin se nuk plotesojne
    numrin e mjaftueshem qe te quhen Minoritet

  3. Luani says:

    Qeveritarët nga Mali i Zi dhe Kroacia kanë të drejtë që të kërkojnë mbrojtjen e kombit të tyre i cili jeton në “Kosovën 1244”.

    Shpresoj se me këtë kërkesë e kuptojnë këta se edhe shqiptarët kanë të drejtë të mbrojnë vetën si komb në shtetin tuaj.

  4. e verteta says:

    O Thaci dhe ju tru tharet e tjere qe qeverisni Kosoven,perse nuk i numeroni si bagetite keta plehrat hibrite Malzese e Kroate.Ju e kuptoni qe kjo eshte loje e serbeve,por nuk doni ta prishni ate loje se jeni vete lojtare serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje