“Irish Times”
Gjatë drekës në njërin nga restorantet më të njohura të Prishtinës, Artani e merr një bllok dhe një laps dhe fillon e vizatojë disa rrathë me ngjyrë të kuqe për të ilustruar se sa thellë korrupsioni dhe kushërinjtë e tij të parë, nepotizmi dhe kronizmi, udhëheqin shtetin e dytë më të ri në botë.
Artani(nuk është emri i tij i vërtetë) në të 30-at, punon për të përmirësuar qeverisjen lokale në Kosovë.
Zemërimi i tij për korrupsionin është i qartë, përderisa e pasqyron se si ai prek shumë aspekte të jetës këtu- që nga diplomimi i një studenti, e deri te bizneset e mëdha, nga korridoret e pushtetit deri të fshatrat- duke krijuar një përzierje helmuese që e ka njollosur emrin e shtetit.
Artani reagon ndaj komenteve publike të ambasadorit amerikan në Prishtinë, që deklaroi se Kosova po “zhytet” në korrupsion.
“Ne të gjithë e dimë se problemi ekziston, por deklaratat e tilla, japin përshtypjen se secili duhet fajësuar, dhe kjo nuk është korrekte”, thotë Artani.
“Ka shumë njerëz, si unë, që duan të që kjo çështje të adresohet urgjentisht”.
Në katër vjetët, që kur Kosova shpalli pavarësinë njëanshëm nga Serbia në vitin 2008, shteti ka bërë përparim të ngadaltë vetëm në vendosjen e sundimit të ligjit.
Sfidat tjera, si krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimi me drogë dhe spastrimi i parave po pllakosin shtetin.
Presidentja e Kosovës, ish komandante e policisë, Atifete Jahjaga, e di shumë mirë se sa vështirë është që t’i kundërvihet perceptimeve se ky është një shtet i zhytur në ryshfet dhe se sa dëmtues është një reputacion i tillë kur është fjala për joshjen e investimeve të huaja në ekonominë e çalë të Kosovës, investime këto për të cilat ka dëshpërimisht nevojë.
“Zero tolerancë kundër korrupsionit, ky është prioriteti im si presidente”, thotë Jahjaga nga zyra e saj në qendër të Prishtinës.
“Nuk do të lejoj që korrupsioni të mbajë peng të ardhmen e shtetit tim dhe të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”.
Fjalë të tilla të ashpra vijnë derisa tërë vëmendja është përqendruar në arrestimin e shefit të task forcës anti korrupsion të Kosovës, nën akuzat për korrupsion.
Nazmi Mustafi, që ka udhëhequr njësinë e krijuar brenda Zyrës së Prokurorit Special nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2010, është arrestuar si pjesë e hetimeve për dyshimet se ka marrë të holla për të hedhur poshtë akuzat për korrupsion kundër individëve të caktuar.
“S’mund të bëjnë asgjë”, shprehet me hidhërim një banor i Prishtinës.
Hetimi ndaj Mustafit po kryhet nga misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX. Ky ka kompetenca për t’u marrë me rastet që konsiderohen si shumë të ndjeshme për gjyqësinë vendore.
Gazeta kryesore e Kosovës, Koha Ditore raportoi se Mustafi “është marrë me raste të korrpusionit të profilit të lartë, shumica e të cilave ka dështuar, ose ka përfunduar me pezullim të dënimeve”.
Thuhet se rasti më i madh i Mustafit ka qenë i koncentruar te Hashim Rexhepi, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës. Rasti u mbyll në dhjetor, kur gjykata hodhi poshtë aktakuzën kundër tij në mungesë të provave.
Në një rast tjetër, Koha Ditore citoi një biznesmen, që pretendon t’i ketë dhënë ryshfet prej dhjetëra mijëra eurosh Mustafit për t’i ikur një hetimi.
Grupet e shoqërisë civile thonë se skandali i Mustafit ka rritur edhe më shumë dyshimet në publik në lidhje me shkallën e korrupsionit në establishmentin kosovar si dhe ka minuar përpjekjet që të sundojë ligji.
Instituti Demokratik i Kosovë tha se arrestimi tregon se “super-mekanizmat” e krijuar nga qeveria “janë vetëm sa për sy e faqe dhe për konsum politik vendor” dhe jo që të merren seriozisht me luftimin e korrupsionit.
Disa organizata ndërkombëtare kanë përsëritur se Prishtinës i mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin. Thashethemet e vazhdueshme për përfshirje të nivelit të lartë kanë çuar disa në përfundimin se problemi është drejt e në krye.
Në fillim të këtij viti, katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë janë arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrave zyrtare, për evazion fiskal, spastrim parash dhe krim të organizuar në lidhje me tenderët.
Në një raport të vitit të kaluar, Transparency International theksoi se faktorët që pengojnë përpjekjet për të luftuar këtë çështje, përfshijnë mungesën e efikasitetit në drejtësisë dhe mungesën e kapaciteteve brenda trupave qeveritare.
Në të thuhet: “shërbyesit civilë janë pak të trajaaur. Ndërhyrja politike në procesin e rekrutimit është e shfrenuar dhe pagat e ulëta funksionojnë si shkurajim për të joshur personelin e kualifikuar.
“Për më tepër mungesa e transparencës në prokurimin publik, ka rritur dyshime mbi korrupsionin në një numër kontratash së fundmi”.
Agjencia Kosovare e Anti Korrupsionit, një trup i pavarur, e obliguar që të zbatojë politikat për të luftuar dhe penguar korrupsionin, së fundi ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thuhet se ka marrë informacione në lidhje me 121 persona për të cilët thuhet se kanë qenë të përfshirë në marrjen e ryshfetit në vitin e kaluar.
Shefi i agjencisë, Hasan Preteni, zbulon se aty përfshihen pesë kryetarë dhe ish kryetarë komunash të Kosovës si dhe zyrtarë të tjerë.
Ai tha se korrupsioni vlerësohet se i kushton Kosovës, një vendi me vetëm 2 milionë banorë, më shumë se 10 milionë euro në vit. Të tjerët thonë se dëmi është tepër më i madh.
“Cilat janë pasojat?”, pyet Piter Feith, diplomati holandez, që ka kaluar disa vjet në Kosovë si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, trupi kryesor ndërkombëtar mbikëqyrës për shtetin e sapolindur.
“Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime”, ka thënë Feith.
“Ekziston problemi për normat dhe vlerat për të cilat njerëzit e këtushëm ndjehen të lidhur. Kjo vjen nga vitet e shtypjes, vitet e diskriminimit dhe vitet e dhunës që kanë përjetuar në të kaluarën kosovarët. Njerëzit nuk janë mësuar që të pranojnë se duhet të ketë sundim të ligjit dhe se rregulloret, ligjet duhet të respektohen, sepse përndryshe nuk mund të funksionojë si duhet shoqëria”, është cituar të ketë thënë Feith.
“Kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon. Është një fenomen i cili do të marrë kohë derisa të zhduket tërësisht”, ka thënë Faith.
Po ja lej kosovareve qe te komentojne per shtetin islamik te korruptuar, nuk po dua te nderhyje ne punet e Kosoves sepse eshte problem i tyre.
Të gjithë udhëheqësit e partive politike nga Prishtina të dhjetë viteve të fundit, pa asnjë dallim, janë kriminelë të paguar nga jashtë që të shkatërrojnë kombin shqiptar i cili jeton aty.
Jam nje budall i madh, aq i madh sa per 38 vjet nuk i kam kuptue shqiptaret, derisa i lashe pergjithmone dhe ndihem i çliruar. Ndjek situatat nga Shqiperia e Kosova kenaqem shume se jeni ne rruge te drejte. Jeni ashtu ne rruge te drejte sa bijte e brezit te sotem me duket do te luftojne te bashkohen me Serbine ne te ardhmen. Cfare eshte kombi! çfare eshte atdheu! çfare eshte gjuha! Se me vret Serbi e me vret Shqiptari çfare ndryshon! Se toka e shqiperise nuk me jep as buk çfare eshte atdheu! Se nje polic Serb me ndalon makinen e don rryshfet, e polici kosovar o shqiptar me kerkon te njejtin rryshfet, çfare pyetje duhet ti bej vehtes. Takoj ndonjehere te rinje Kosovare e une i pyes,-perse ikni tani nga Kosova tani qe keni fitue lirine- te gjithe me pergjigjen se “ka shume korrupsion e s’ka pune”. E une bej shaka “korrupsioni eshte kundra Serbise o kundra jush vjedhin serbine o kosoven. Ju lumte para kunder shqiptareve.
Buy Toms Shoes A whole lot has been given relating to escalate from the Millennial generating and therefore the shifts which you’ll find going to satisfy the various capabilities and requirements. However the variances approximately Millennials along with Kid Elderly people are very well famous, especially in get the job done methods, exterior the arena of these types of classes have a lot of apparently disparate quality that put together to produce a unanticipated market modify. Both communities are generally moving, en masse, to be able to locations. Also, the massive migration of them a couple of primary decades is usually generating other improvements this either health systems and firms will need to take notice.
Millennials usually are valuations led, meaning they may guidance factors and companies this handle which means for your children. A number of these suppliers produce some type of community wonderful, no matter whether Toms Shoes Cheap boots or the regional healthy planter??£¤s economy. Online connectivity is an activity else who Millennials significance. That enjoy to discuss. PolicyMic, because of the frequent suspects similar to Zynga together with Instagram, are wonderful recommendations of your should acquire out and about as well as fasten websites. All of these associates make practical knowledge, a further probing for Millennials and also, dissimilar to widely used view, these types of connectors will not be limited to the internet number. Variety spot for their discuss in addition to fasten rather than a largely packed up place?
TOMS proper footwear more often than not a wonderful mixture non-profit therefore the deposits about the schedule.As you can imagine you can find able-bodied harmless modification is without a doubt well probably the most expedient accessibility to the Toms position from on-line prosperous.Yet somehow what can you make ?Basically sigh to handle softly .cheap toms shoes shoes are often times affiliated with the aristocracy Their own individual models and furthermore catchy dyes tell them to the best option for girls that prefer to exceed of your respective pack. The sneakers coming from TOMS are certainly more created for youths and youngsters as a result of particular form and appearance.Cut price Toms shoes Shoes I do have gained cost-efficient show off covers my partner and i was not able to maybe even surprise them with on my little mp3 players. I truly popped out to a group Biggest score and purchased a reliable touch screen protection in my ipod and so it was indeed fuss-free to adhere and then shows up attractive.
TOMS shoes or boots as a rule a strong get worse non-profit and also the build-up using the aim.As you can imagine you’ll find so many able-bodied not cancerous switch will be fully the more hassle-free access to the Toms sandals from online well-off.However , what can you begin doing ?Only one sigh to begin treating smoothly .cheap toms shoes shoes are generally connected to nobility Their particular artwork together with different pigments make sure a fantastic choice for girls who desire to differentiate themselves associated with the pack. These footwear from TOMS tend to befitting youngsters and kids for their a number of good shape and appearance.Reduction toms shoes sale Footwear Irrrve picked up low cost show suppressors so wouldn’t be able to quite possibly ask them in my iphones. That i popped out to a community Greatest coupe and acquired a fantastic movie screen suppressor for my ipod and it also was basically hassle-free to stick along with is perceived as beautiful.