Surroi, kandidat i LDK-së për president ?

10 Prill 2012, 12:59Rajoni TEMA
Surroi, kandidat i LDK-së për president ?

Burimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK kanë konfirmuar për Prishtina Insight se janë duke vlerësuar nëse duhet të kërkohet nga një nga intelektualët më të respektuar të vendit që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. LDK beson në Surroin LDK beson se vetëm një kandidat i tillë i profilit të lartë mund ta rimëkëmbë atë pas humbjeve të vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Partia Demokrat ike e Kosovës e Hashim Thaçit. Surroi ka marrë bekimin e Mustafës? Ideja e nominimit të një kandidati presidencial që nuk është pjesë e partisë veçse ka marrë bekimin e Isa Mustafës. Ai ka deklaruar në mes të qershorit se “është në interes të vendit që të ketë një president që nuk është ngushtë i lidhur me partitë politike”.

17 komente në “Surroi, kandidat i LDK-së për president ?”

  1. BERISHA LARGOHU. SHQIPTARET PO HUMBASIN INDENTITETIN DUKE U MBESHTETUR CA TEK TURKU E CA TEK GREKU! says:

    Do te ishte ne te miren e Kosoves kjo figure shum e spikatur, kam respekt per Surroi.

    1. Ajrizi says:

      Sigurisht për shkak të kësi far respekti e rujtën në Graqanicë serbët gjate luftës

  2. Driton * says:

    Veton Surroi meriton te jete presindet i,Kosoves.

  3. Driton * says:

    Veton Surroi presindet i,Kosoves

  4. Sem Luma says:

    Edhe pse nuk kam qene dhe nuk jam perkrahes i LDK-se, ky veprim i tyre (nese eshte i vertete) duhet perkrahur. Nje president i mundshem me emrin Veton Surroi do t´i bente shume mire Kosoves, vecanerisht imazhit te saj ne arenen nderkombetare. Surroi si president i Kosoves do te kishte edhe dicka tjeter pozitive: fjalet, analizat dhe kritikat e tij do te kishin rastin te beheshin realitet ose edhe jo!!! Pra, do t´i jipej mundesia te tregoj ate qe pretendon se e ka – integritet, kulture dhe zhdervjelltesi politike dhe diplomatike ne te mire te Kosoves.

    1. aqif pallaska says:

      Ore se nuk po e mar vesh ca presidenti do zgjidhet ky zoteria????
      Kur u zgjodh Jahjaga????

      1. o aqif bulevardi , ti veq cfare vertitet rrethe Rames mer vesh, mjafton per ty

        1. aqif pallaska says:

          O ramiz ktanari dole nga shpella me ne fund?????? une nuk jetoj me politike 24 ore non stop si ju PD-istat e trashe qe i thoni Saliut BABA i Kombit, nuk jetoj ne Shqiperi qe nga 97

      2. Sem Luma says:

        Jahjaga u zgjodh (vitin e kaluar) kompromis-presidente per nje kohe te kufizuar. Ka muaj qe ne Kuvendin e Kosoves kane filluar perpjekjet per nderrimin e disa neneve te Kushtetutes qe kane te bejne me zgjedhjen dhe funksionin e presidentit. Pas miratimit te ketyre ndryshimeve (ne Kuvend) do te hapej rruga per zgjedhjen e presidentit/tes drejtperdrejte nga populli. E kjo gje mund te ndodh diku nga fillimi i vitit te ardhshem.

  5. Glauku says:

    Po tè nisemi nga ajo qè zoti Surroi prazanton nè publik, pa frikè do tè ishte njè kandidat i fortè pèr Presidentin e Kosovès. Po pèrderisa Ai nuk ka qènè i angazhuar drejtèpèrdrejtè nè politikè deri dje, nuk besoj tè futet nèn diktatin e njè klase politike me vlera tè pakta pastèrtie e pa shumè ide qè mbèshtesin patriotizmin shqipètarè. Le tè mos harojmè ish liderin e tyre I.R. qè pavarsisht opinjonit qè gèzon nè Kosovè, predikonte teorinè paqifiste tè nènshtrimit, duke mbajtur vazhdimisht takime me kryebanditin e Beogradit Milosheviçin. Natyrisht Ai nuk shkonte atje pèr ti dhènè ‘kèshilla’ kryeserbit, por pèr tè marrè urdhèra nga ai. Po atè qè bènte Saliu i Berishès nga Viçidolli. Zgjedhja e zotit Surroi do tè bèhej e mundur vetèm me njè konsensus midis partive tè mèdha nè Kosovè, tè paktèn kèshtu do ti printe interesit tè pèrgjithshèm.

    1. Teuta says:

      Pa dëshmi nuk mund të akuzohet askush se a është njeri i ndershëm apo jo. Por një gjë është e sigurt për mua, se e kam dëshmuar vetë disa herë dhe e di se është ashtu. Surroi është i angazhuar në politikën e qeverisë prishtinase më shumë se secili shqiptar nga Kosova, para ndarjes, gjatë ndarjes dhe pas ndarjes.

      1. Glauku says:

        Ndoshta nuk jam shprehur shkoqur por, pèrsa di. aktiviteti politik i zoti Surroi nuk i referohet asnjè Partie Politike, qè shpreha mè lart si tè ‘drejtèpèrdrejtè’ nè politikè. Pasi me politikè mund tè merren tè gjithè dhe kudo, por kjo mbetet gjithmonè njè gjè individuale nè qoftèse nuk bèn pjesè nè ndonjè grup politikè. Pra thjesht tè jesh i teseruar. Kètu desha tè shtoja se jam mè shumè kundèr partisè qè e propozon se sa kandidatit zotit Surroi.
        Ps. Sqarim pèr zonjèn Teuta dhe me shumè respekt pèr emrin.

    2. Axhimi says:

      Nuk besoj që ata që marrin urdhna nga lindja binë te mirea te përgjithëshme.

  6. AZEM BEJTJA says:

    VETREKLAME E VETON SURROIT !

    Eshte me mire qe LDK te propozoje per President Te Kosoves Tadicin apo Jeremicin se Veton Surroin.
    Qendrimi i Veton Surroit ndaj luftes per liri dhe heronjve te saj eshte njesoj si i UDB-es dhe Tadicit.
    Mediat e tij nuk lene lajm e shpifje te TANJUG-ut, propagandes se Beogradit dhe BIA-s serbe pa nxjerre ne faqe te para.
    Edhe thashethemet per kandidimin e tij per President te Kosoves gjoja nga LDK-ja jane vetreklame e Surroit dhe mediave te tij telalle te Beogradit !
    Do ishte turpi i Kosoves qe nje person i tille te kandidohej per President! Boll me me titiste e kelyshe te Beogradit!

    1. Sem Luma says:

      Eshte e vertete qe zoti Surroi ashtu si edhe grupi i KOHA-s (Koha ditore, KTV-ja) jane teper kritike, ndonje here deri edhe dashakeqe ndaj Qeverise Thaci, por jo ndaj Kosoves dhe shtetesise se saj – ketu nuk ka dilema. Te akuzosh Surroin dhe mediat e grupit te tij si dore e zgjatur e UDB-es serbe eshte paturpesi e llojit te vet. Nuk t´i ka fajet as Surroi e as “Koha Ditore” nese i qesin gabimet dhe deshtimet e qeveritareve dhe partiakeve te korruptuar per ledine. Fajin duhet kerkuar tek ato qe i bejne keto gabime dhe te deshtimet e tyre si pasoje e injorances totale politike. Mund te jesh trim, mund te kesh luftuar e dhene shume per lirine e Kosoves, mirepo kjo nuk do te thote qe keto merita te dikurshme te te japin imunitet per jete te jeteve, pa marre parasysh sjelljet korruptive dhe demtuese te ketyre meritoreve te djeshem ne punen e tyre te sotshme shteterore.

      1. Tahir Meha says:

        KRITIKE PO TELALL I BEOGRADIT JO !
        Te kritikosh kedo qofte eshte akt qytetar e detyre atdhetare!
        Jo vetem te kritikosh por edhe japish mendime si behet e duhet te behet me mire detyra ndaj Kosoves!
        Te besh telallin e Tadicit dhe Jeremicit, te UDB-es e BIA-s, sic veprojne mediat e Veton Surroit, do te thote te jesh telall i Beogradit dhe antishqiptar 24 karatsh o Sem Duma!

      2. Bardhi RKS says:

        Veton Surroi dhe Blerim Shala jane zagar te udbes,udba i shperbleu me pasurin publike te Kosoves ua fali revistat “Zeri i rinise” dhe “KOHA”sot e kesaj dite banda KOHA shfrytezon pasurin e RTP ku eshte e vendosur e nuk paguan asnje cent qira.
        Nese LDK e kandidon surroin per president ky do te jete fundi i saje,anetaresia e LDK kurre nuk voton per jugosllavin veton surroi,me surroin LDK do ti humb bastionet e saje Llapin dhe Prishtinen,keta surroit jane sahanlepires vetoni lepin ne sahanin e sorrosit,djali i axhes eshte deklaru si turk dhe eshte gjykates ne gjykaten kushtetuese te Kosoves.Kush mun ju bie ne fije surroive njeri deklarohet turk,tjetri jugosllav e tjetri shqiptar ,cka dreqin ishte gjyshi i tyre?
        LDK me Isa Mustafen e ka humb udhen ne oborre,sa ishte Rugova LDK deklarohej si parti e djathte,nacionaliste,tradicionale,e Mustafa e ka shenderru LDK ne klub te komunisteve jugosllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje