Organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, që udhëhiqet nga serbët Jovica Lazareviç dhe Desimir Janiçijeviç, në veri të Kosovës, dyshohet se qëndron prapa sulmit me bombë në banesën e familjes Haradinaj, në Mitrovicë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime të afërta në procesin e hetimit që kanë thënë se kjo organizatë, pjesë e së cilës janë udhëheqës të strukturave të sigurisë dhe të komunave veriore, mund të jetë autore e këtij sulmi që ka ndodhur të dielën ku për pasojë u vra kryefamiljari Selver Haradinaj dhe u plagosën familjarët e tij.
Edhe pse se nuk ka ndonjë rezultat konkret, hetimet e para, sipas organeve të rendit, tregojnë për një organizim të mirë terrorist ndaj kësaj familjeje. Për këtë arsye, nëse zbulohen krerët e kësaj organizate ata të gjykohen për sulme terroriste.
Të dielën pas mesnatës si pasojë e një shpërthimi është vrarë 38-vjeçari Selver Haradinaj. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij.
Dihet qe sulmet behen per te reaguar ne te njejten menyre pala shqiptare sepse dihet qe per keto vrasje nderkombetaret nuk pjerdhin fare ndersa per cdo qen te vrare ne serbi ngrihet gjithe Europa ne kembe.Njekohesisht i tregojne dhembet kosovareve qe te rijne urte.
Nuk eshta e drejte por mendoj se nuk ka rrugezgjidhje tjeter vetem ti pergjigjesh me te njejten monedhe, pa i marr fare kusur.
Dhe ne kete rast u mbyll gojen dhe nderkombetareve sepse rastet do te jene identike.