Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur ngushëllime në adresë të familjeve të pesë viktimave që u vranë mbrëmjen e së enjtes në Smilkovc të Shkupit.
“Kjo ngjarje na goditi të gjithë ne, na ka goditur deri në palcë. Megjithatë duhet të vazhdojmë dhe të ballafaqohemi me sfidat. Dëshiroj të dërgoj porosi deri tek kryerësit e kësaj ngjarje se kurdo kurdo drejtësia do ti arrij dhe dënimin do ta marrin si nga ligji si nga Zoti. Në rast se e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Shprehjen e ngushëllimeve lidhur me vrasjen tragjike e ka bërë sërish presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, duke shprehur bindjen se autorët e krimit do të nxirren para drejtësisë. Dy krerët shtetëror këto mesazhe i dhanë me rastin e festës së Pashkëve. (INA)
Mire e thate ju zoterinj!Po me shume nga zoti se ligjin e keni per vete ju! Ku ishte ligji kur u vrane dy te rinjte ne Gostivar?
Policia nuk jep asnje variant sepse: nqs jane vrare mes vetes maqedonas nuk duan te deklarojne sepse per opinion vrases jane vetem shqiptaret.
Nqs i kane bere serbet per qellimet e tyre perseri nuk ndihen sepse serbet i kane ftuar te ulen ne nje sofer me ta.
Nqs i kane bere shqiptaret ndoshta te shkreteve u ka vajtur thika ne palce.
THIRRINI MENDEJS: KA VEND PER TE GJTIHE PER TE RROJTUR NE PAQE!!!