Trendi kosovar, në kafene tërë ditën

15 Prill 2012, 15:51Rajoni TEMA

Kafenetë e mbushura plot. Pamja që mbretëron sot në qytetet e Kosovës cilësohet më e bukura dhe dominuese në bisedat e qytetarëve, si imazh ilustrues për të treguar e rrëfyer rreth ndonjërit prej qyteteve të Kosovës.

“Mirë po u bëka në këtë lokal, hajde shkojmë”, është tashmë kjo thirrja popullore e rinisë kosovare që ia bëjnë njëri-tjetrit, për tubimin më të preferuar ku ata duan të tregojnë veten, por dhe të bisedojnë për gjithçka që i preokupon.

Të shtunën në Prishtinë, për t’u ulur në lokalet më të frekuentuara të të rinjve, të duhej jo pak kohë të presësh në këmbë derisa të lirohet ndonjë vend. Kjo ndodh për çdo ditë dhe jo vetëm ditëve të vikendit. Kjo pamje është prezente dhe në qytete tjera të vendit.

Por, për të qenë në trend (modern) dhe për të shkuar në kafene, këta të rinj së pari vishen bukur, flokët duhet të jenë me ngjyrë ekstravagante, moda e fundit e telefonave celularë të jetë para tyre e vendosur në tavolinën ku janë ulur…, të thithin duhan, të ngrenë gotën me alkool… Këtë po bën rinia kosovare sot. I pëlqen të rrijë në kafene.

Të jesh trend vetëm me këto veti, sot është karakteristike për të rinjtë kosovarë, mosha e të cilëve nuk përfshin vetëm rininë universitare dhe atë të shkollave të mesme, por është prezente edhe tek filloristët. Të ecësh përpara për ta do të thotë të kesh mobil të shtrenjtë, laptop ndonëse shpesh kanë problem me njohjen e anglishtes për të përdorur si duhet, kurse numërojnë deri në 10 klasë të kryera, disa në fillore, e tani në gjimnaz vijojnë këtë lëndë, për çdo vit kanë mësuar gjuhën angleze.

As në shkollat tona “nuk iu duhet gjimnazistëve laptopi me vete”, nuk është pjesë e shkollave, pasi profesorët sapo kanë filluar të kuptojnë këtë teknologji dhe edhe nëse kanë dhënë testin ECDL (provimi për njohjen e kompjuterit në nivel shtetëror) kusht sot për secilin mësimdhënës, nuk kanë si ta zbatojnë dhe as ku ta zbatojnë.

Nxënësit e tyre duhet të dëgjojnë çka flet profesori, të lexojnë në shtëpi, dhe atëherë kur nuk kuptojnë të marrin mësim shtëpie, të bëhet profesor apo mësuese babai dhe nëna se ora në shkolla nuk mjafton, vjen ndërrimi tjetër, shkolla ka pak hapësirë, dhe për lëndët informatikë, në ato rurale veçanërisht, si dhe jo pak në ato urbane nuk ka kabinete informatike, për lëndë të muzikës, edukatë fizike, biologji, kimi… që të mbahen me infrastrukturën e mjetet përkatëse…, që të këta nxënës të bëhen më të zotë, që të implementohet moto e qeverisë “Kosova shtet i dijes”.

Por, për ata që po dedikohet shteti i dijes dhe duhet të jenë promotor për ta bërë të realizueshëm, i gjen vetëm kafeneve.

Të rrish në kafene, të konsumosh alkool, të thithësh drogë… është kosovari i ri modern

Institucionet kosovare nuk po punojnë për rininë. Ekspertë të shkencave sportive, artit e sociologë thonë se menaxhmentet e shkollave nuk organizojnë vizita në teatro e kinema, e Ministria e Arsimit ndërton shkolla pa infrastrukturë për lëndën e edukatës fizike…, e qeveria, sipas tyre, merret vetëm me angazhime politike, kurse rinia merr pjesë çdo ditë e më shumë në dukuritë negative devijuese.

Mungesa e aktiviteteve kulturore, sportive ku të rinjtë do të shprehnin talentin, ndjekin pasionin-hobi, të krenohen për të arriturat, të jenë fitues të garave sportive, teatrore, muzikore… dhe të kalojnë kohën e lirë, po ndikon që në të ardhmen në Cv-biografi të tyre të mos ketë diçka më të vlefshme sesa të shënohet njoh kompjuterin, gjuhët e huaj mjaftueshme, apo mirë…

Është karakteristike dhe për rininë evropiane të ketë veshjen, dukje në trend, por dallimi me rininë jashtë vendit është se ajo ka dhe me çka të krenohet, për arritjet e saj në fusha të ndryshme të jetës.

“Ne nuk kemi ku të rrimë më shumë përveç kafenesë. Do të doja të merresha shumë me notin, por pishina e vetme më e lirë është ajo verës në ambient të hapur, të tjerat në ambiente të mbyllura janë shumë shtrenjtë dhe më shumë në kuadër të hoteleve”, thotë ky i ri kosovar, që ka zgjedhur të pijë një kafe me miq të tij në lokalet që më shumë ata i emërtojnë “tek banesat e Lesnës”.

Këto lokale që shtrihen afër kompleksit universitar, në anën e djathtë të Fakultetit të Filologjisë, shërbejnë dhe kafetë me 50 centë, çmim i konsiderueshëm për disa të rinj e më shumë studentët.

Quhet Liridon Mustafa, dhe thotë se punon në një firmë private për ndërtim, por kishte konkurruar të studionte në Fakultetin e Shkencave Sportive, dhe nuk kishte arritur të kalonte provimin. Ndonëse mendon se do t’ia dilte të kryente këtë fakultet, nuk kishte pasur përgatitjen e duhur.

“Dëshira ime ka qenë të merrem me shkencat ekzakte, e doja biologjinë si i vogël, por në mungesë laboratori më dukej lënda e thatë të mësoja përmendsh, dhe suksesi më demotivoj të ndiqja më shumë këtë lëmi”, thekson ai duke iu drejtuar shkencave sportive, për studim, por dhe këtu iu desh praktika.

“Nuk jam marrë me sport, ndonëse ka qenë për mua shumë i preferuar. Sporti i vetëm që mund ta bëjmë është futbolli, të cilin në qoftëse nuk kemi fusha adekuate mund të luajmë në fusha të hapura, tani ka filluar që me biznes privat të hapen dhe salla të mbyllura që i frekuentojmë”, thotë ai që kohën e lirë e kalon me shok në kafene, apo internet kafe duke shfaqur zotësinë të fitojë një lojë garuese që zhvillohen në kompjuter me pjesëmarrje të shumë të rinjve.

Këtu, thotë se i zë shpesh mëngjesi. Tani ai ka një shpresë për të ardhmen. Ajo është ikja jashtë vendit se rroga nuk i mjafton as për kafet që pi dhe ushqimin gjatë ditës. Kjo bie ndesh me deklaratat e çdo ministri, kryeministri, e presidenti se Kosova po përparon dhe ka rininë më të lartë në Evropë, dhe po krijon kushte për të.

Të rinjtë nuk duan të jenë me “kulturë”

Të shtunën, mbi platonë e Pallatit të Rinisë, pesë fëmijë luanin me top, ata aty kishin parë hapësirë për të bërë qejf. Por, dhe këtu luanin të kufizuar. Një e goditur e fortë e topit, mund ta hidhte topin disa metra poshtë, mbi tavolinën e një prej restoranteve poshtë kësaj platoje, duke rrezikuar dhe jetën e ndonjërit nga ata që ta zë topin pa rënë poshtë platos.

Por, mbi këtë ndërtesë që është emërtuar Pallati i Rinisë, disa gjimnaziste kishin zgjedhur të bënin foto për t’i vendosur në rrjetin social “facebook”. Kështu shfrytëzohet Pallati i Rinisë nga rinia.

Turniret kosovare që mbahen në sport, shumë pak kanë spektatorë, por, spektatorët e rinj mungojnë edhe në teatro, e kinema…

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, thotë se mungon interesimi i të rinjve për të ndjekur shfaqjet teatrore. Ajo thekson se 90 për qind të rinisë kosovare i sheh në kafene, e aspak nëpër teatro apo kinema… ”Si ta kalon vitin e dytë të shkollës së mesme, një i ri më shumë kalon kohën në kafene njëjtë si qytetarët kosovarë të moshave madhore”.

E, të vetmit tek të cilët vërehet pak interesim për teatër, ajo përmend studentët, për të cilët ka ulur dhe biletat. Ajo hedh fajin tek menaxhmentet e shkollave dhe pedagogët që nuk bëjnë organizime për të dërguar nxënësit në teatro, kinema.

“Vetëm mbajnë një lëndë dhe u kry. Veçanërisht prej shkollës se mesme faji është tek organizimi i shkollave, në këtë nivel të shkollave për të shfrytëzuar teatrin mungon interesimi”, thekson ajo duke bërë një krahasim me vite më parë kur ishte vet nxënëse.

“Ishte kulturë atëherë të ndiqje teatër dhe kinema”. Berisha thotë se kjo bëhej me organizimin e shkollës që i dërgonte nxënësit në teatër. Ajo thekson mungesë vizioni në institucionet kosovare për të krijuar rini të shëndosh.

Institucionet izolojnë rininë

Shkollat e Kosovës nuk kanë infrastrukturën për zbatimin e lëndëve dhe nuk ofrojnë mundësi nxënësve për të zhvilluar personalitetin e tyre në baza edukative, brenda shkollës. As institucionet komunale nuk kanë hapur qendra sportive e kulturore që do të plotësonte nevojat e rinisë, e largonte nga kafenetë.

 

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Ajvaz Berisha, thekson se si fakultet disa herë u ka bërë vërejtje institucioneve e veçanërisht ka adresuar një të tillë edhe me shkrim në Ministrinë e Arsimit, lidhur me mungesën e infrastrukturës së lëndës të edukatës fizike nëpër shkolla. Ai thotë se po ndërtohen shkolla të reja pa këtë infrastrukturë, pa salla me mjete sportive.

“Pa marrë parasysh se cila parti ka ardhur në pushtet gjendja ka mbetur e njëjtë”, thotë ai duke bërë të ditur se nuk ka marrë përgjigje asnjëherë për vërejtjet që kanë dhënë si fakultet.

Ai thotë se për të ndërtuar një sallë në shkolla për sport nuk duhen më shumë se 200-300 mijë euro, dhe për shkolla kërkohen 3-4 milionë, që e sheh të realizueshëm dhe këto salla në kuadër të këtyre mjeteve.

“Tri herë në javë së paku fëmijët duhen të merren me sport. Por, kjo nuk po ndodh në Kosovë”, thotë Berisha, ndërsa në vendet tjera jashtë Kosovës, sidomos ato evropiane zbatohet ky standard. Nxënësve iu sigurohet transporti për të marrë pjesë në aktivitete sportive nga shtëpia në shkolla dhe në turnirë. Sporti, sipas tij, jo vetëm që ndikon në shëndetin e fëmijëve, por dhe largon stresin, e sidomos ata të moshës më të rritur i shmang nga dukuritë tjera negative si nga alkooli, duhani…

Berisha thekson dhe mungesën e turnirëve nëpër komuna të ndryshme të vendit për rini ku do të rritej shpirti garues dhe interesimi për t’u marrë me hobi dhe bërë aktiv në jetën kulturo-sportive dhe jo vetëm në kafene.

Të rinjtë kosovarë po përdorin drogën dhe alkoolin. Këtë e thanë sociologë dhe mjekë para të rinjve, në një debat “Alkooli, duhani dhe droga në shkollat tona” që u mbajt për të rinjtë. Sociologët thanë se alkooli shpërndahet edhe për të rinjtë e moshës nën 18 vjet nëpër lokale, kurse mjekët treguan si trajtojnë ata që marrin drogën dhe pasojat që shkatërrojnë shëndetin e tyre.

Sociologu Fadil Maloku, ka kërkuar nga institucionet kosovare që të përkushtohen më shumë për rininë dhe mos të orientohen vetëm kah angazhimet politike. Ai ka theksuar se rinia kosovare po rrezikohet nga konsumimi i drogës, alkoolit dhe duhanit, që, sipas tij, po shkojnë në rritje.

Maloku ka thënë se të rinjtë duhet të vetëdijesohen dhe mos të marrin droga të ndryshme, pasi sipas tij, ka mënyra të tjera për të qenë në trend me të tjerët dhe nuk është vetëm droga mjeti për ta bërë një të ri që të duket më modern dhe në rrjedha me bashkëmoshatarët e tij.

Ndonëse shoqëria kosovare, sipas tij, ruan ende elemente të tradicionalizmit, dukuritë negative që kanë ardhur me demokracinë- tranzicionin, Maloku tha se përfshijnë çdo ditë dhe më shumë rininë. /Zeri

26 komente në “Trendi kosovar, në kafene tërë ditën”

  1. mergimtari says:

    Keshtu beri dhe evgjiti kur ra ne kos,_leu bythen si rinia e sotme shqiptare ne te gjithe krahinat,vazhdoni se e keni nisur mire, pleqte e vjeter thoshin me hajer e fundit.Paris

    1. anticensurë says:

      që je mërgimtar e morrëm vesh direkt nga emri,por ta merr mëndja se e shtyn më kollaj mërgimin duke shikruar paris në fund të komenteve të tua????
      sa për thënjen e “jevgjitit” ja ke futur mender pordhës!
      përshëndetje nga vëndasi,qerret

      1. emigranti says:

        punoni o njers. se zhvillimi dhe kultura nuk vijn nga kafenet. PUNE PUN NAT E DIT QE TE SHIHNI PAK DRIT

  2. Taulant says:

    Mode shqiptare dhe jo vetem!
    Mos e paraqesni si dicka unike dhe e papare.

    1. Argita_B says:

      Sa me teper te hypesh ne veri te Evropes, aq me teper njerzit punojne, niveli eshte me i larte, korrupsioni me i ulet, guaraja ka me te drejta dhe konsiderohet njesoj si mashkulli ne jeten profesionale apo ne shoqeri..
      Sa me teper zbret, sa me teper te ket djell, njerzit jane dembela, vrasin kohen gjithe diten me thashetheme, grate varen nga meshkujt, zhvillimi i vendeve dhe i shoqerise qe jeton eshte i ulet, korrupsioni i larte..
      Karakteristike e ballkanit, rinia pret ti bjeri nga qielli, dredh zinxhirin gjithe diten, qahet po nuk revlotohet e nuk mer fatet e saj ne dore.

  3. aqif pallaska says:

    Pse ketej nga Shqiperia jane me te mire???? ne rast se ka popull qe frekuenton me shume baret ato jemi NE, nuk keni pse etiketoni kosovaret

    p.s fundja nje popull jemi.

    1. homeri says:

      Mentalitet otoman , per kombin tone ky mentalitet eshte shume i fuqishem dhe veshtire se do te largohet shpejt , kur ne ti jemi larguar ketij mentaliteti mund te jemi te gateshem te integrohemi ne qytetrimin perendimor

      1. Argita_B says:

        Nuk ka lidhje me mentalitetin otoman!! Bej nje xhiro Evropes e do shohesh sa punojne turqit rralle se punon njeri, mentalitet otoman kane dhe ata, po si ka mundesi qe nuk rrine kafaneve!!
        Turqia hun ne vendet me zhvillimet dhe mbi te gjitha me persperktiven me te mire, me Brazilin, Rusine, Kinen, Australine.
        Nese do kishin mentalitet otoman, dembel si ka mundesi qe kane kete zhvillim!!

        1. Zigur Qarri says:

          Kafenet jan qendra te njohjes,te percaktimit e te qendrimit social e mos perjashtimit nga shoqeria e mireqenies e çlirimit nga streset e dites dhe hallet e jetes e shplodhjes e mbushjes me jete,pra nuk jan negative kur nuk e tepron dhe shfrytezon kohen e lire mbasi ke permbushur detyrimet qe ke.
          Ndryshe nga Ballkani,perendimi ka gjetur forma integrimi persa i perket kohes se punes,por ne kohen e lire ne klubet turke kudo qe te shkosh edhe ne Europe eshte po e njejta menyre argetimi,bixhos,shisha,tavell edhe çaj deri ne oret e vona.Kjo ne vetvete nuk eshte gje e keqe,por eshte vetem privelegj i “azganeve” burra.Tek e fundit kush nuk e don argetimin?Problemi i Kosoves dhe Shqiperise eshte papunsia,prandaj bie ne sy si fenomen negativ jeta e kafeneve si kudo ne Ballkan.Atdheu i kafes eshte Etiopia,perpunuesit e saj arabet dhe ndermjetesit e saj ne Europe jan turqit.Kete “kulture orientale” te kafeneve e kan çuar me tej Europjanet,por ndryshe nga orientalet,klubet jan plot edhe me femra.

        2. PrapambetjetOsmane says:

          Si ka mundesi qe te ardhurat per fryme i ka te ulta (nivelin e jeteses) dhe te drejtat e gruas jane te kufizuara ?!

  4. pjeter gjini says:

    kshu vepron gjith rinia boterore ,,,jeta kjo ashte …

  5. Dukagjinasi says:

    Ministria e arsimit nga Prishtina është e vetmja në botë e cila synon krijimin e një kombi me identitet multi etnik me merin “kosovar”. Miliarda euro japin shtetet e huaja për këtë eksperiment me shqiptarët.

  6. Enila says:

    Mjere rinia, e mjere Kosva per nje te ardhme qe nuk ka kush te miret me rinin qe na kan pas lakmi e gjithe bota kur erdhen ne fillimi te vitit 1999 shihnin te ri te shendosh e shteti qfare beri perta fatekeqsishte e pasuroi vehten per te importu substanca narkotike qe te sjelle ne kete gjendje ku jan rinija ne kafene, e jo ne institucione kulturo arsimore, kush do ta trashegoj kete shtet, rinija qe po devijon gjithnje e me shume, kjo do ti kushton shume nje shteti te ri qe po zotohemi se jemi shteti me i ri ne bote, per kete duhet te jem dhe shembull, e jo ne kurize te rinise te fitojne pushtetaret, nuk eshte vone mund te mbrojme rinin poqese mobilizohemi dhe ndermarim masa per kete dukuri negative qe na ka kaplu rinin.

  7. plaku says:

    Djema, mua me pelqen shume nje proverb gjerman i cili thote : ” Edhe Roma nuk u ndertua ne dy jave.”
    Djema mos harroni se :
    – Kosova eshte nje shtet i ri.
    – Kosova eshte nje shtet i varfer.
    Kuptohet se, shoqeria kosovare dhe shteti kosovar nuk mund te ndertohet me urdherin e peshkut. Cdo gje do kohen e vet. Edhe domatja qe eshte domate do kohe qe te piqet. Nuk arrij te kuptoj faktin qe, te hidhet keshtu balte mbi te rinjte shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves. Problemi eshte se, keta te rinj nuk kane pune, nuk kane leke, i dergojne ne shkolla e univeristete, qe per mua jane vetem ventila per te ulur gjendjen eksplosive te rinise shqiptare ne Kosove dhe Shqiperi.Universitetet private jane nje truk i qeverise dhe vetem fabrika diplomash pa vlere. Kete problem ka per momentin edhe Italia ne univesitetet e te ciles mbarojne me qindra mijra te rinj qe pastaj m.q.s tregu eshte i ngopur, detyrohen te punojne si shitesa, kamarjere etj.
    Mundesia per te shkuar jashte shtetit dhe punuar eshte bllokuar. Vereni vehten ne gjendjen e ketyre te rinjve. Kujtoni ju lutem se, i njejti fenonmen po shifet ne Spanje dhe Itali ku papunesia ( jo per fajin e te rinjve ) ka kaluar 50%. Kam mendimin se, te kritikosh eshte lehte, dhe te japesh alternativa eshte shume e veshtire. Te gjithe ketu ne forum kritikojme te rinjte pa dhene alternativen se, cfare duhet te bejne keta te rinj. Une kam mendimin se, ne kemi nje rini shume te mire, te duruar dhe te mesuar me varferine. Te rinjte tane nuk kane pune, nuk kane leke dhe jane te detyruar te jetojne me prinderit e tyre. Mendoj se, nuk duhet hedhur balte mbi te rinjte tane, atyre i duhet dhene nje alternative tjeter si puna etj. gje qe per momentin ne vende te varfera si Shqiperia dhe Kosova eshte shume e veshtire.
    Si spjegohet fakti qe, te rinjte shqiptare ne Zvicer shkollohen, punesohen dhe hecin perpara? Une personalisht kam shpresen se, nje dite rinia ne Shqiperi dhe Kosove dhe do ngrihet kunder korupsionit, genjeshtres dhe mungeses se demokracise.
    Kuptohet qe te krijohen vende te reja pune nuk eshte kollaj. Kete e provon edhe fakti qe edhe vende te zhvilluara si Spanja, Italie etj. nuk po e arrijne. Ne se duam te kritikojme dhe te falsim vetem bla bla bla kjo gje nuk e zgjidh problemin. Mos harrojem se e gjithe Europa eshte ne krize dhe se rinia europjane nuk ka pune. Pra papunesia eshte nje problem europjan dhe jo vetem shqiptar. Shqiptaret ( Kosove dhe Shqiperi ) duhet te pregatiten te jene shume te durueshem, sepse sot peroblemi nuk eshte te prodhosh dicka por ama edhe te gjesh treg per prodhimet e tua. Te tjeret e kane bere kete gje shume me pare se neve.
    Ne si popull kemi fjetur me vite te tera dhe tani ja hedhim fajin rinise.

    1. BOSS says:

      Plaku-koment me vend,analize e qelluar.

  8. Ramy says:

    pune per kosovaret
    ne shqiptaret nuk duhet te fusim hundet ne punet e kosovareve dhe anasjelltas

    1. Shqiptarise says:

      Greku mutit, e ndave mendjen se c’kombesie I perket? Nese je shqiptar, je edhe dardan (kosovar eshte term sllavo-barbar). Ne shqiptaret po konvergojme gradualisht drejt njehesimit, prandaj lere politiken e Janullatosit jashte shqiptarise, o mbetje rurale.

  9. Gimaj says:

    Kosova është thjesht një krahinë e Shqipërisë!

    1. luciano says:

      seshte e vertete nuk kemi asgje te perbashket.nuk jun kuptojme as kur flisni.keni mentalitet tjeter.anadollake

  10. Taulant says:

    Ti Ramy ,mos thuaj “ne shqiptaret”.Pra ose nuk je shqiptar ose je shqiptar i kalbur.
    Mos na bej dhe ne te tjereve “patriot”(bashkekombas) me veten tende se na vjen turp dhe na fyen!Ruaj fort pasaporten greke, serbe apo turke dhe je ne rregull me moralin tend.
    Kosova eshte shqiperi .

    1. luciano says:

      kosova eshte turqi.shqiperia eshte shqiperi o anadollak

  11. K. F says:

    Me mire keshtu keta te rinjte e Kosoves se sa te ndjekin shembullin e disa te tjereve qe per nje traste me ushqime apo pension mujor kane dhuruar shpirtin tek Arabet…!

    1. shqiptari says:

      … ose greket, si puna e nje pjese te jugut tone. Apo jo?

  12. Kastrioti / Prishtine says:

    Shumica e tyre jane te papune, prandaj sillen kot, Ne Kosove jane hapur shume Kolegje Private per te ulur numrin e te papuneve te moshes se re, sepse studentet nuk futen si punekerkues neper statistika. Papunesia eshte shume e madhe dhe nje vende pune kushton deri ne 5000euro ne rastet me te mira, kur ke te njofshem ne ndonje Kompani Publike ose Institucion. Te gjitha keto kane bere qe kafenet e Prishtines te jene perplote te rinje, sepse nje kafe kushton 0.80 euro deri ne 1 euro. Te gjitha qytetet e Kosoves i ke keshtu ne kete derexhe, por jo per fajin e ketyre te rinjeve por per fajin e nje Qeverie te kalbur e te Korruptuar.

  13. Artani, Prishtine says:

    Jame nga Prishtina dhe kame shetitur shume neper evrope, dhe nuk kame pare asnje metropol evropian qe gjate tere dites rinia rri neper kafene, kete e kame pare vetem ne Prishtine dhe Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje