Aleanca themelon degën në Lushnje. Spahiu: Berisha ka paralizuar gjithë institucionet e drejtësisë

1 Maj 2012, 19:41Politika TEMA

Lëvizja politike Aleanca KuqeZi ka themeluar degën e saj në qytetin e Lushnjes. Në një aktivitet ku qindra qytetarë të Lushnjes u mblodhën ne sallën e teatrit të pallatit të kulturës “Vace Zela”, ishte i pranishëm kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslim Pashaj, Lisien Bashkurti, Agim Koçillari dhe shume përfaqësues të Aleancës KuqeZi.

Gjatë fjalës së tij Kreshnik Spahiu u ndal tek problematika ditore, varfëria, papunësia dhe shqetësimi i jashtëzakonshëm që këto probleme kanë shkaktuar tek qytetarët shqiptarë pa dallim bindje dhe krahine. “Myzeqeja është hambari i prodhimeve vendase, prodhime që eksportohen drejt Kosovës, e në këtë kontekst Myzeqeja mund të afrojë bashkimin ekonomik me Kosovën dhe forcojë industritë e dy vendeve”, u shpreh kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu, i cili gjithashtu deklaroi se administrata e shtetit shqiptarë është kthyer ne folenë e teserave të PD dhe LSI duke shkelur çdo nen të kodit të punës e duke mos konsideruar pikësëpari profesionalizmin por militantizmin.

Duke u ndalur në një tjetër problematike të cituar edhe nga Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fyle, Spahiu tha: “Kryeministri Sali Berisha jo vetëm që po shmang me çdo kusht bisedën për standardet me z.Fyle, por ai po gënjen mbarë shqiptarët, të cilët tashmë janë të vetëdijshëm për 12 rekomandimet e paplotësuara të Sali Berishës”.

“Sali Berisha ka paralizuar institucionet Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese mbahen peng nga qëllime meskine të Sali Berishës, i cili pas pushtimit të administratës tani kërkon që ushtarët e tij t’i lëshojë në sulm në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Spahiu.

Reforma zgjedhore ishte një tjetër pike ku u ndal kryetari i Lëvizjes Politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu, i cili i bëri apel 26 partive që ndërmorën iniciativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vendin tonë të mos bien pre e mashtrimeve të firmave simbolike që Sali Berisha dhe Edi Rama hodhën në deklaratën e përbashkët. “Sistemi zgjedhor nuk ka për tu ndryshuar pasi askush prej liderëve të dy partive të mëdha nuk i ka votat për të marrë shtetin në rrugë ligjorë dhe detyrohen të vjedhin votat e partive aleate,” u shpreh Kreshnik Spahiu.

“Për 100 vjetor kryeministri i Shqipërisë, por jo i shqiptarëve përpiqet të festojë politikisht duke ftuar personalitete botërore, ashtu bëri edhe më Stefan Fyle, i cili i kërkonte llogari Berishës për 12 rekomandimet e ndërkohë Berisha i përsëriste ftesën për 100 vjetorin e pavarësisë. Ky kryeministër ka humbur legjitimitetin dhe tani po numëron ditët e fundit të misionin të tij të dështuar. Sali Berisha nuk ja doli të bashkonte shqiptarët, madje ai e thelloi hapësirën shekullorë të aspiratës për bashkim kombëtar”, përfundoi fjalën e tij përpara mbështetësve kuqezi kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit të mbajtur me rastin e themelimit të degës së lëvizjes politike Aleanca KuqeZi Kreshnik Spahiu shpërndau mbi 100 karta anëtarësie tek aktivistët e rinj të Aleancës KuqeZi.

 

13 komente në “Aleanca themelon degën në Lushnje. Spahiu: Berisha ka paralizuar gjithë institucionet e drejtësisë”

  1. aqif pallaska says:

    Tani pas partise turkoshake te Spahi (jenicerit) duhet patjeter nje parti egjiptiane per romet se ata jane me te vertete te dhunuar nga te gjithe pa perjashtim

    1. leonardi antwerpen says:

      aqif pallaska

      PO sigurisht qe duhet nje parti rome qife.
      Dhe do ishte nder i madh per ta ne qofte se ti do ishe kryetar.

      1. aqif pallaska says:

        Nardo me fal se te shava dajat ç’ti besh gjaku nuk behet uje ti ke ADN turkoshake dhe ndihesh krenar, nuk eshte faji im.

        p.s
        romet jane shume me shqiptare se ju hibridet e ngjizur ne tokat shqiptare

        1. leonardi antwerpen says:

          Me fol qife ishte thjeshte nje keshille miqesore.Komuniteti rom eshte nje nder te komunitet me te varfura ne shqiperi.Aqif po su angazhuat ju vete si komunitet eshte kot se do u japin dicka te tjeret.Kjo ishte ideja apo sju pelqene ok. vazhdoni me muzike si e keni zakon.
          tung

    2. aqif aqifi says:

      Ah ti do nje pallaske kokes qe te te vijne mendt ne vend o njeri i perendise. Mire qe kalove 50 vjet ne diktature, tani po kalon 22 vjet ne miniature dhe nuk te vjen rende nga vetja qe merresh me llafe grash.

      1. aqif pallaska says:

        Ore ç’te besoj!!!! ai ishte ky jeniceri qe i sherbeu Sali barbarit 20 vjet???? ça beri kur ishte ne detyre nuk e hapi gojen kurre me sa di une
        Apo te kenaqemi me turbofolk “o sa me mire me qene shqiptar” pa breke ne bythe.
        p.s
        Pervec Myslym Pashaj qe eshte intelektual i vertete aty te gjithe halldupe jane, qe si qellim kane vetem pasurimin personal.

  2. zefi says:

    Shikoni se cilin kane vene KRYETAR te AK-se ne Lushnje:MJEKUN AGIM KOCILLARI,QE NUK KA LENE PARTI PA SHKUAR!!!Pasi e rrahen ne SPITALIN E LUSHNJES per PISLLEQE TE TIJ ndaj pacienteve,ja mbathi ne Tirane!!!Tani,duket,qe e paska harruar te rrahurin dhe erdhi ne Lushnje te beje PARTI TE RE!!!Haaaaaa!!!SERVIL I TERE PARTIVE KA QENE KY HALLDUP!!!

  3. V.F.L.P says:

    z-Lisen Bashkurti qe para se AKZ te formohej e kam ndjekur ne disa debate televizive dhe mund te them (brenda kuadrit personal) qe eshte nje politikan i denje KOMBETAR, ky mund te jete nje nga ata burra qe mund te shpetojne Barken ne mbytje shqipetare, po te kish qene President do ish shume mire por po qe se do kish qene kryeminister do kish qene shume shume me mire…. Ji uroj shum fat bashkatdhetareve ne qoftese i uroj fat AKZ-se

    1. Latif Dreqi says:

      Ku je o strosmayerovo ? Ej dole nga petriny sot?
      Sa per temen, Bashkurti pervec faktit qe eshte tropojan, te tjerat i ka ok..te qenit tropojan e demton shume…
      tung

      1. pipo says:

        te jesh tropojan eshte nder o coglione nuk eshte vendi qe te ben te mencur po spate gje ne koke shko po te duash ne new jork

  4. PER AQIF PALLASKEN says:

    o njeri i perendise po a nuk eshte sali berisha ne foto me djemte e enverit duke lunduar ne varke e mbeshtur ne kembet e tyre prane oxhakut te viles se xhaxhit?

    Po si nuk i lat keto gjera more aman. Ti shko njehere tek zyrat e AK dhe interesohu per te gjitha keto nese te vertetohet dicka jam i bindur qe ata do te terhiqen nga gjithcka kane thene e kane bere.

    Problemi eshte se ty dhe shume si ty doktorri i ngjyrosur me blu ju ka bere shiringen qe ne vogeli si xhaxhi dikur dhe nese ai ju thot ne lum djema ju te gjithe ne lum shkoni.

    Rrofte AK

  5. Beluli Çela says:

    Jemi me ju zoti Spahiu,se ju nuk keni patur test Turpi PKSH.

  6. xhemal says:

    NUK E DIA SE ALEANCA CFAR POSTI MER POR ALEANCA MEDEL E NJEJT SI PS HIC MA MER JO MA KEC PO MA MER JO SE ALEANCES SHQIPTARET ISLAMIST I PENGOJN SI SHQIPTAR ISLAMIST PER AT XHA ALEANCA PERMUA ASHT NJI PARTI ANTI ISLAMISTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje