Gjergj Ndreca: Po më mbajnë nën survejim

14 Maj 2012, 12:03Politika TEMA

Gjergj Ndreca, i mbijetuari i Spaçit, që është personazh në media kohët e fundit, për shkak të kërcënimeve ndaj disa prej ministrave, deklaron se është duke u mbajtur nën survejim nga strukturat e shtetit.

“Sa herë dal në derë të shtëpisë, dy veta flasin në radio: Graniti doli përjashta. Kur shkoj në lokal për të pirë kafe, qoftë me shokun më të thjeshtë, komunikohet me radio në emrin tim, nga persona që janë gjithmonë civilë”, tregon Ndreca, i cili sqaron: “Jo se më është bërë ferra Ibrahim. Kam edhe telefonata anonime, që do t’i verifikojë prokuroria, që më thonë: Tërhiqu nga forca politike! Mos u merr me këto gjëra! Sepse ne jemi bijtë dhe nipat e atyre që kanë dhënë prova…”

Ai thotë se këto probleme kanë filluar prej më shumë se dy javësh, por deri më sot nuk është ankuar kurrkund. “Do të ankohem tek Avokati i Popullit me shkrim e me gojë. Do ankohem edhe te kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri”, thotë Ndreca, i cili vetëm në polici nuk ka ndërmend të shkojë për t’u ankuar. “Jam në gjykatë më 15 maj dhe do ta ngre aty shqetësimin edhe për këto gjëra”, thotë ai për Shqip.

Ndreca, që pritet të zyrtarizojë partinë e ish të përndjekurve politikë më 22 maj, thotë se nuk ka frikë. “Do të trembesha po të më kishte zënë ndonjë gur në Spaç e në Qafë të Barit, në galeritë e Enver Hoxhës, por jo sot që Zoti më ka falur katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë”, thotë Ndreca.

14 komente në “Gjergj Ndreca: Po më mbajnë nën survejim”

  1. Ti e din o Ndreq qi mbikqyrja asht kryesorja ndryshe bahen puqet kunder pushtetit popullor ndaj njerzit e Doktorit kan direktiva me t’pengue me qdo kusht. Sot nuk lejohet me godit kamunistat siq do me ba ti se jena denmokraci

  2. Tropojani says:

    Me ç’gjykoj, ky Ndreca do te dale fitues ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Mot do ta kemi kryeminister, ndersa mbas pese vjetesh do ta kemi President. Koke e madhe!
    Po pate mbaruar Universitetin e Spaçit, ku i çonte Enver Hoxha per t’i arsimuar, je teper i pergatitur. Pastaj, ky i kombinon te dyja: haxhi arsimin dhe haxhi dajakun.

  3. sheqerja says:

    Hajde Gjergj se je mesuar me survejim ,apo kujtove se ndryshuan kohet

  4. Dean says:

    Nuk jena kunder mbikqyrjes,mer plako,pasi ju ”Demokratet” e keni pas zanat qysh prej kohes se Xhaxhit,por me e bo pak me te kamuflume dhe jo hapur fare.Kete po thote edhe zoteria mesiper se i jeni bo si Met Bega ke ”Tela per Violin”.Hap pas hapi,hije i jeni bo.
    Me fshehtas bre burra malciet,ma fshehtas,jo kaq Hapur.Hahahaaaaaa

  5. plaku says:

    Eh more mik, nuk te le njeri te godasesh fizikisht deputetet. Demokracia ka rregulla loje. Llap sa te duash por jo te prekesh njeri me dore. Eh more mik, si nuk e ke mesuar ne Spaç qe qeveria e ze lepurin me qere.

  6. GADAFI Shqiperise says:

    Gjithe shqipetaret dhe Shqiperia te kercenuar me jete nga nje kryeminister katil, psikopat, verior injorant, qe do perfundoje zvarre si GADAFI dhe ngordhe ne burg te perjetshem.

  7. revolucionari says:

    hic mos u tremb o ndrec,ec ne rrugen tende se keshtu e meritojne kto qener bij qensh,as mos te plasi se ca thone te tjeret,ndiq zemren dhe trurin tend dhe te shokeve te tu,se boll keni vujt dhe tani tallen me ju e me gjithe popullin e pergjumur shqiptar!

  8. BARO CORROGJAFI says:

    I GJORI NDRECE,PASKA LINDUR PER TE QENE GJITHMONE NEN SURVEJIM.NE KOHEN E DITATURES ENVERISTE ,NUK JU NDANE SPIUNET NGA PAS DHE TANI NE EREN E RE TE DEMOKRACISE,PERSERI I SURVEJUAR AKOMA ME SHUME,POR MOS TE HARROJE SE KA PUNESUAR DISA DEDEKTIVE QE E NDJEKIN NE CDO GJURME TE TIJ.VETEM TE KESH PARASYSH NJE KESHILLE, ZOTI NDRECA : -RUAJU NGA NDONJE MAKINE, KUR KALON NE TROTUAR DHE MOS FREKUENTO CDO LLOJ LOKALI PER TE PIRE KAFE, ME GJITHESE JE I SIGURUAR ME “BODIGYARDE ” SPECEALE.

  9. Adi says:

    nuk ju njoh, por më bën përshtypje se nuk dukesh se ke vuajtur.Kam mendimin se ata që kanë vuajtur nuk i bie ndërmend të tilla gjëra. Ata shohin punën e tyre.

    1. grupi per ceshtjet e ish te perndjekurve PSSH says:

      Une cuditem me shume nga komentet e juaja zoterinj te mesiperm e te nderuar! Nuk kuptoj me ke po beni gjithe kete ironi?! Jam e bindur qe talleni me vehten, ashtu sic eshte mesuar, pjesa me e madhe e ketij populli, te tallet per 70 vjet me vehten. Fillimisht duartrokisnit, derisa u beheshin duart gjak, Enver gjirokastritin, ndersa ai u bente shpinen gjak e barkun pete nga uria. Fill mandej vazhduat te duartrokisnit Sale kuksianin teksa iu vjedh xhepat dhe iu mbush me dokrra. Ajo qe me cudit me shume dhe nuk kuptoj eshte, se si nuk ju ben te qani qe ky popull, vetem shtet te se drejtes nuk arriti te ndertoje per 70 vjet me rradhe, por ju beka per te qeshur nje njeri si Ndreca, i vuajtur ne birucat e Spacit”per agjitacion e propagande”, sot i papune familjarisht, i cili ka patur dhe ka kurajen te revoltohet ndaj asaj dhe kesaj diktature me ato forca dhe mundesi qe pat e ka?!

    2. Indeferenti says:

      po pra, ndersa ty te eshte caktuar te shohesh punet e tjereve. o shoku adi dhe nga barku t’i nxirrke fjalet ti.

  10. alban says:

    Mire ky me fiksime,po ju tjeret qe e besoni se.Kujtoni se aq haptazi do survejohet ky?Apo pyetja tjeter:a ia vlen te harxhosh para per te survejuar kete,qe sot nuk ju prish asnje pune pushtetareve?

  11. Irakliu says:

    Gjergj ndreca se shpejti do godasi forte do ja degjoni zerin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje