Topi: Pavarësia e gjyqësorit, një nga kushtet për të marrë statusin

14 Maj 2012, 09:43Politika TEMA
Topi: Pavarësia e gjyqësorit, një nga kushtet për të

Kreu i shtetit dhe njëkohësisht edhe kreu i KLD-së, Bamir Topi, e ka vënë theksin në pavarësinë e gjyqësorit. Duke folur në konferencën e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qwndrore dhe Lindore, presidenti Topi ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është shtylla bazë ku mbështet konsolidimi i shtetit të së drejtës.

“Gjykata është garant i funksionimit të shtetit. Gjykata nuk është e askujt, por e të gjithëve. Gjyqtari i pavarur ka mundësi të mbrojë dhe të japë drejtësi, por është e nevojshme që ky koncept të mbrohet nga vetë gjyqtarët. Nëse ata vetë nuk janë të ndërgjegjshëm për forcën e madhe që jep pavarësia, atëherë as Kushtetuta dhe as ligji nuk bëjnë dot gjë”, theksoi Topi.

Ai ka theksuar më tej se arritja e standardeve më të mira në dhënien e drejtësisë kërkon përpjekje nga të gjithë, ndërsa vlerësoi rolin e Gjykatës së Lartë në funksionimin e sistemit gjyqësor. “Kontrolli i brendshëm në gjyqësor është i rëndësishëm. Është vetëm Gjykata më e Lartë që mund të vlerësojë drejtësinë e vënë. Roli i Gjykatës së Lartë është i pazëvendësueshëm dhe ndikon në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, shtoi Topi.

Presidenti Topi gjithashtu ka theksuar se një drejtësi e pavarur dhe funksionale është edhe një nga kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit.

“Shqipëria është një vend që ka kaluar një tranzicion të vështirë, por është një vend, i cili gjatë këtyre viteve ka pasur një arritje, siç është integrimi në NATO dhe është një vend ku të gjithë faktorët politikë dëshirojnë në këtë 100-vjetor të pavarësisë të kenë mundësi të marrin statusin e vendit kandidat dhe një nga kriteret themelore për këtë është arritja sa më shpejt e standardeve që kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka theksuar Topi.

5 komente në “Topi: Pavarësia e gjyqësorit, një nga kushtet për të marrë statusin”

  1. iliri uk says:

    po mire mor top mor burr pa tope keto “te pavarurit” ne gjyqesor a je ti qe i zgjedh? a ishe ti qe zgjodhe sashenken e tomen & co. ik ore palaco president se vetem per vete je jo per ne.

  2. lleshi says:

    O mister Topi ai ne te djatht dhe ai ne ta majt po e bejn shqiperin kakerdhi. i qeroni ato plera dhe mereni situaten ne dor se ju mori lumi.

  3. valbona says:

    O lumzi,por ckerkon nga gjykatat pavaresi ,kur ti si kryetar ja varur kembe e koke nga qeveria.Kusuret e tua i paguan i mjeri shqiptar.

  4. Elvisi says:

    Eh o Bamir mos u lodh kot me fjale boshe dhe te medhaja se nuk ke takat,bej qef edhe ca kohe dhe pastaj shko shit noj tok nga pronat qe ke e shko bej pushime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje