Në total 82 milion aksione të Facebook u shitën brenda 30 sekondave nga nisja e tregtimit kur rrjeti social u hodh për herë të parë në bursë me një vlerë prej 104 milion dollarë.
Mark Zuckerberg i ra ziles së bursës dhe menjëherë e rriti pasurinë e tij me 19 miliard dollarë. Ai preferoi që të qëndronte në Kaliforni, në zyrat qendrore të firmës.
Aksionet u shitën me një vlerë 10 përqind më shumë nga sa pritej, rreth 42 dollarë për aksion. Por siç raporton BBC pati disa probleme teknike që fillimisht e shtynë hedhjen e kompanisë në bursë për gjysëm ore.
Menjëherë pasi aksionet në bursë u rritën, ato nisën të bien. Askush nuk e kishte parashikuar diçka të tillë, shkruan korrespondenti i BBC.
“Askush nuk e di nëse një firmë interneti e themeluar në një dhomë studentësh, do të provojë se vlen më shumë se 100 miliard dollarë, edhe pse pretendon se 13 përqind e popullsisë në botë kanë një llogari në Facebook,” shkruan BBC.
Në total rreth një e pesta e aksioneve të kompanisë do të dalin në shitje.
Kur u ba dhe ky bllokmeni!
Po shiko si ri i veshur ai, si qen gjahu –As e raun fare