Shuhet këngëtari i Bee Gees, humbet betejën me kancerin

21 Maj 2012, 10:24Lifestyle TEMA

Këngëtari i grupit të njohur, Bee Gees, Robin Gibb, ka vdekur në moshën 62 vjeçare pas një beteje të gjatë më kancerin.

Lajmin e bëri të ditur familja e tij.

I lindur në Britani, karriera e tij muzikore nisi kur ai formoi Bee Gees me vëllezërit e tij, Barry dhe Maurice në vitin 1958.

Sipas BBC, grupi është nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Hitet e tyre janë shtrirë në pesë dekada. Ndër këngët e tyre më të njohura janë “Stayin’ Alive”, “How deep is your love”, “Night Fever”, etj.

Gibb u diagnostikua me kancer në mëlçi dhe iu nënshtrua kimioterapisë. Por në shkurt këngëtari tha se ndjehej shumë mirë dhe po e merrte veten në mënyrë spektakolare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje