Festivali Europian i Këngës në vendin e despotit

23 Maj 2012, 18:27Lifestyle TEMA

Rrugët janë të pastra, shtëpitë të pastruara. Azerbajxhani kërkon të prezantojë më të mirën e tij, në një kohë kur e gjithë Europa i ka sytë aty.

Por pas kulisave të Festivalit Europian të Këngës, protestat janë gjithmonë e më të zhurmshme.

Azerbajxhani, i drejtuar në mënyrë autoritare, është i kritikuar nga ndërkombëtarët për shtypjen e opozitës, për deformimin e lirisë së shtypit dhe mendimit.

Brenda festohet e këndohet, jashtë ka gaz lotsjellës. Në një anë është spektakli me femra të zhveshura dhe këngë festash, nga ana tjetër janë kritikat nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Diçka nuk shkon këtu.

Aktivistja e njohur e të drejtave të njeriut, Lejla Junus, tha në nisje të një proteste në Baku se “Eurovizioni është për shumicën e qytetarëve në Azerbajxhan një fat i keq”.

Aktivistja tha se presidenti Ilham Alijev përdor metodat e një klani mafioz. Të moshuarve iu është shkurtuar pensioni me arsyetimin se duhen më shumë para për Eurovizionin. Dhjetëra persona janë dhunuar nga policia dhe janë nxjerrë përdhunshëm nga banesat për të krijuar godinat e reja për Eurovizionin. Drejtorët e shkollave janë detyruar që të blejnë bileta për festivalin për të mos lënë sallën bosh.

Para natës së parë gjysëmfinale në Baku janë arrestuar së paku 41 kundërshtarë të qeverisë.

Portali i internetit contact.az thotë se aktivistët janë rrahur nga policia dhe janë flakur 60 kilometra larg. Në mbrëmje muzikantët azerë kanë organizuar një koncert me titullin “Këndo për demokracinë”.

 

*Marrë me shkurtime nga Bild

8 komente në “Festivali Europian i Këngës në vendin e despotit”

  1. tourkofagos says:

    fatkeqsisht Eurovizion behet ne Azer,byrazeret nuk e meritojne!

      1. Azero-shqiptari-turk says:

        Ene baca Sali i do shum, kan gjak shqiptari :p

    1. Ki asht modeli i burrit te shtetit qi fiton zgjedhjet 22 vjet rrjesht, ndaj ketij modeli duhet me ju afrue ene Doktori. Me i tregue venin tan atyne qi dalin kunder pushteti popullor-demokratik e me i shtyp koken tan opozites puqiste. Veqse kshu perparo e lulzo shteti denmokratik

    2. Shtegtari says:

      Nuk je grek ti o hale, jo! Grekeve ti u vjen anash. Ti je çoban (=ARUMUN) pe derri, nga Korça. Dukesh nga menyra se si i mbyll komentet; “Ade Tung” ne vend qe te shkruash “Hajde”. Eshte fare e kuptueshme per ata qe jane nga Korça (si puna ime).Nne zonen tone nuk shqiptohet shkronja “H”
      Ti shet veten per ca euro te qelbta qe te dhurojne politikanet e papergjegjshem greke qe popullin dhe vendin e tyre, djep te kultures se lashte,e katandisen ne dite te hallit.
      Greket dhe te krishteret e ndershem i turperon antimylimanizmi integralisti nje pseudo te krishteri si puna jote

  2. Shtegtari says:

    Per çobanet apo himariotet (anti)shqiptare dhe pseudogreke “Wert” dhe “turkofagos”(qe nuk kane asgje te perbashket me greket ndershem), po sidomos veçanerisht per “wert” qe para 2-3 muajsh volli vrer kunder kengetares shqiptare kosovare Rita Ora dhe qe per kunderpeshe lavderoi me te drejte (por me qellime te poshtra denigruese)Rihanen po paraqes me sistemin copy/paste artikulline botuar tek “gazetat.net” ose “lajme.gen.al”:
    Foton i ftoj ta shohin ne websaitin e mesiperm pasi eshte ne format te pakopjueshem.
    Pastaj le te vazhdojne te vjellin vrer keta te ashtuquajtur “te krishtere”, keta integraliste e turp i te krishtereve te ndershem, tolerante e fisnike, keta monstra qe, per fat te keq, veç origjines, nuk kane asnje ndryshim nga shoket e tyre te idealeve integraliste myslymane

    “Rihanna në një përqafim të ngrohtë me Rita Orën (FOTO)

    Me rastin e festës së organizuar nga Jay-Z, Rihanna është kapur nga kamerat duke përqafuar dhe puthur këngëtaren shqiptare Rita Ora.
    Një foto shumë e ngrohtë, që tregon Rihannën shumë të dashur dhe respektuese.
    Të dyja përjetojnë emocionet e këtij takimi madje ajo shprehet dhe në mbylljen e syve të të dyjave.
    Në festë merrnin pjesë mjaft emra si Kim Kardashian me një pjesë të familjes, Gwyneth Paltrow, Stella McCartney, Kanye West, Dianna Agron.”

  3. ujku plak says:

    dakort,,kishte,apo nuk kishte sukses!po emri mer njerez??si e ka???Rita Ora apo rona nishica>??kjo duket me shume sllave !!!!u ka hy serbi hu e m’hu(deri ne traret e shtepise desh me thane)qorra!

  4. Cakalli7 says:

    byrazer aheng

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje