Një grafikë e publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA tregon se si janë rritur përmasat e hamburgerit në restorantet amerikane në krahasim me vitin 1950. Imazhi tregon se si një gotë me soda tani është rreth gjashtë herë më e madhe. Kurse porcioni i patateve të skuqura dhe hamburgeri janë trefishuar në përmasa.
Natyrisht janë rritur edhe përmasat e njerëzve. Tani mesatarisht çdo amerikan është më i shëndoshë rreth 12 kilogram në krahasim me vitet ’50.
Tmerrues është edhe fakti se tani çokollatat janë rreth 12 herë më të mëdha nga sa ishin në fillim të shekullit të shkuar.