Një princeshë saudite tentoi të arratiset nga një hotel në Paris, për shkak se fatura që duhej të paguante ishte gjigande: plot 7.4 milion dollarë. Vetëm se të arratisesh me një mal me valixhe dhe 60 shërbëtorë pas vetes është pak e vështirë.
Princesha Maha Al Sudairi tentoi të arratiset nga hoteli Shangri- La në Paris, kur mbërriti policia. Ish- gruaja e princit të kurorës në Arabi Saudite nuk u arrestua për shkak se gëzon imunitet diplomatik. Autoritetet franceze po kërkojnë ndihmë nga ambasada saudite. Ndërkohë vetë princesha është zhvendosur në një hotel tjetër luksoz, në pronësi të Emirit të Katarit, një mik i familjes, që ka ofruar strehë për princeshën derisa çështja të zgjidhet.