Nëse mendoni se vampirët janë thjesht legjenda ose mite, mendojeni sërish.
Arkeologët në Bullgari kanë zbuluar dy skelete të Mesjetës, të shpuar në gjoks me shufra hekuri, të cilat do i pengonin ata që të ktheheshin në të pavdekshëm.
Këto janë zbulimet e fundit të një serie në Europën Qendrore dhe Perëndimore që hedhin dritë mbi faktin se sa seriozisht e merrnin njerëzit kërcënimin e vampirëve dhe se si këto besime janë transformuar në mite moderne.
Dy skeletet janë zbuluar gjatë gërmimeve pranë një manastiri në qytetin Sozopol.
Drejtuesi i muzeut të historisë kombëtare në Bullgari, Bozhidar Dimitrov, tha: “Këto dy skelete të shpuar me shifër ilustrojnë një praktikë që ishte e zakontë në disa fshatra në Bullgari deri në dekadën e parë të shekullit 20. Sipas disa besimeve pagane, njerëzit që konsideroheshin të këqij në jetë, mund të ktheheshin në vampirë pas vdekjes nëse nuk shpoheshin me një shufër hekuri ose druri në gjoks, përpara se të varroseshin. Njerëzit mendonin se shifra do i mbante të ngulur në varr duke parandaluar që ata të ngriheshin në mesnatë dhe të terrorizonin të gjallët”.
Ai shton se rreth 100 skelete të tillë janë zbuluar në vitet e fundit në Bullgari.
“Nuk e di pse këto zbulime janë bërë kaq popullore. Ndoshta për shkak të misterit që sjell fjala vampir. Këta njerëz mendohej se ishin djalli kur ishin gjallë dhe mendohej se do bëheshin vampirë kur të vdisnin. Ata ishin kryesisht aristokratë ose klerikë. Kurioz është fakti se nuk kishte gra mes tyre. Ata nuk kishin frikë nga shtrigat”.
Megjithatë kërkuesit italianë zbuluan muajin e shkuar atë që mendohet se është skeleti i një femre vampire.
Nje ceremoni e tille pagane duhet ti behet Saliut se edhe ai ka shenja te vazhdoje pas vdekjes (ashtu sikurse i gjalle) nje vampir i mesnates!
Na i kena akoma t gjall vampirat, shiqoni kamunistin e opozites ‘ate te gjatin’ cka me i bo baca. Ka 20-vjet qe po na vret.
NE bullgari jom edhe sen su bo deri tash