Vendos kamera në dhomën e ish- gruas që ta shihte nudo

5 Qershor 2012, 19:35Lifestyle TEMA

Një person është akuzuar se ka vendosur një kamera të fshehur në tavanin e dhomës së gjumit të ish- gruas së tij, për të kapur pamjet e saj nudo për nëntë muaj rresht.

Kur ish-gruaja e tij u përball me Manuel Tovar, 43 vjeçar, nga Teksasi, SHBA, ai tha se thjesht donte ta shihte atë nudo.

Plani u zbulua kur një fqinj po e ndihmonte gruan të rregullonte sistemin e ajrit të kondicionuar.

Në dokumentet e gjykatës thuhet se personi e ka pranuar përgjimin, por thotë se i vjen keq për këtë. Gruaja kishte regjistruar edhe telefonatën kur ai e pranon se e përgjonte me kamera për ta parë nudo.

1 komente në “Vendos kamera në dhomën e ish- gruas që ta shihte nudo”

  1. balzac says:

    Pergjimet rendom te bejne te shohesh dhe te degjosh ate cfare nuk ke deshire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje