Ish- lideri egjiptian, Hosni Mubarak, ka nevojë për respirator pesë herë në ditë për ta ndihmuar atë që të marrë frymë. Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm në burg.
84 vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në trazirat e vitit që shkoi.
Zyrtarët e sigurisë në burgun Torah thonë se ai ka vuajtur nga shoku, presioni i lartë i gjakut dhe probleme në frymëmarrje.
Një nga djemtë e Mubarak, i cili ndodhet në të njëjtin burg, është lejuar të qëndrojë pranë babait të tij. Tjetri ka aplikuar për leje.
Zyrtarët thonë se po shqyrtohet mundësia për ta dërguar Mubarak në një spital ushtarak.
Do mësohet. Populli kishte gjithë jetën me respirator dhe ja ku është.
GJALLË!
Marrsh nga ditet e mija :p
A doni me ngacmue Doktorin me keto lajme a? Tan denmokratve tflakt i vjen keq per puqin qi ju bo Mubarakut e din fort mir ju kamunistat
Mr. Lymi Blue
Ti o Lym Demokarti çoç di që shkruan kaq serbes!
Na e thuaj edhe na që të bëjëm figure te doktori nashti në pleqëri!
Mbeç me shëndet!
Daja Sam nuk do ti denoje keta diktatore sepse si do i sherbejne diktatoret e ardhshem ? Hipokrizia e te fortit. Por popujt jane me te forte se kushdo qe mendon se ka ne dore gurin edhe arren. Pershendetje popullit egjyptian qe nuk leshon presionin kundrejt tiranise.
ha ha ha. Te ka marre malli per kongreset e Partise me duket.