40 firma për kandidimin e Hoxhës. Mungon Topalli dhe Berisha

11 Qershor 2012, 11:13Politika TEMA
40 firma për kandidimin e Hoxhës. Mungon Topalli dhe Berisha

Kanë nxituar shumë deputetë të PD për të firmosur për kandidimin e Artan Hoxhës për president. Ndërsa ligji kërkon së paku 40 firma, për Hoxhën kanë firmosur plot 40 deputetë, mes tyre dhe drejtuesit e partive aleate me Berishën. Në listën e firmëtarëve është Ilir Meta dhe Vangjel Tavo, më pas vijnë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Në listë është edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi. Në listë mungon firma e Berishës dhe e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në listë ka qenë Sokol Olldashi, Majlinda Bregu, Bujar Nishani, Ridvan Bode, Kosta Barka, etj.

Pasi është përgatitur relacioni, atë e ka lexuar deputeti Viktor Gumi. Në fakt ka lexuar një CV të gjatë të kandidatit, ku binin në sy sidomos prania e tij në borde të shumta.

Më pas, deputeti i PS, Sajmir Tahiri tha se përveç CV-së së tij, nuk ka informacione të tjera për figurën e Hoxhës. Në të vërtetë mënyra si zgjidhet presidenti është e tillë, pasi figura e tij diskutohet mbi bazën e një CV që ka dërguar vetë kandidati, pa pasur asnjë seancë dëgjimore dhe pa u pyetur institucionet për figurën e tij. Kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se ata duhet thjesht të shqyrtojnë disa detaje si mosha apo qëndrimi i tij në Shqipëri.

Raporti është miratuar më pas vetëm me votat e mazhorancës.

10 komente në “40 firma për kandidimin e Hoxhës. Mungon Topalli dhe Berisha”

  1. The Englishman says:

    Dear Mr Arvizu,
    I do hope you understand now that Berisha and his henchmen don’t care about the Albanian candidacy to EU.
    If he cared about EU, he would wait until the last round and then raise up his hands and say that he did all what he could but there were no chances for an appropriate man. By doing so he and his turf have shown that they only care about themselves.

    1. Mustafa Nano says:

      Direkt ne studio Mustafa Nano:
      ” … E perbuz Artan Hoxhen dhe nuk do ta njoh si president…”
      Bravo Muc Nano!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/metamorfoza-artan-hoxha.html

  2. Selman Dingu says:

    Artan Hoxha:
    Metamorfoza e njeriut të Ri demokratik,
    nën udhëheqjen e ndritur të shokëve komunistë Sali & Liri Berisha.
    P.S. Mizë e bythës së pushtetit!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/metamorfoza-artan-hoxha.html

  3. Vlora says:

    tallje totale me shqiperine…

    edhe kete nuk ja kishte borxh berishes,,, SHQIPERIA.

  4. LUAN says:

    Fjala dhe keshilla nuk kane te njejtin ndikim mbi secilin .
    Njeriu i pushtuar prej pasioneve ,nuk e ndal arsyeja por forca .
    Ky lloj njeriu nuk i degjon fjalet keshilluese dhe madje as nuk i
    merr vesh ato ka thene ARISTOTELI .

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Berisha ne kulmin e pushtetit. Propozon nje person per President te Shqiperise te dielen dhe te henen 15 ore me vone e ben President te Shqiperise. Por cfare bejne institucionet e tjera ???
    Me koti ne gjithe keto historina te Berishes eshte Bamir Topi me partine e tij ” Top Fare “. Ky burrec i Shtetit Shqiptare ka qene me koti i kotave.
    Ti lesh trashigimtare te karriges se Presidentit te Shqiperise aventuriere te tille. Top Turp.
    Pa asnje diskutim qe Shqiperia te arrije ne keto standarte nje rol te rendesishem ka luajtur OSBE me paliacio te tille si puna e ambasadorit te OJQ z. Wolsprapth.

  6. LUAN says:

    Fjala dhe keshilla nuk kane te njejtin ndikim mbi secilin .
    Njeriu i pushtuar prej pasioneve ,nuk e ndal arsyeja por forca .
    Ky lloj njeriu nuk i degjon fjalet keshilluese dhe madje as nuk i
    merr vesh ato, ka thene ARISTOTELI .
    Shqiperia eshte vendi i mendjeve te shkurtra,magazine e fuqise fizike ,
    nje vend qe vullnetarisht nuk i nenshtrohet as vetes as te tjereve.
    Shqiperia eshte element qe perhere mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmeria jane si te thuash ,shpirti dhe fryma e jetes . Jacob Philip Fallmeayer.

  7. TE GJITHA KANDITATURAT e paraqitura nuk vlejne.te RIZGJITHET bamir topi, deri ne zgjedhjet e parakohshme.kETA POLITIKAN DUHET TE LARGOHEN ,

  8. tironci says:

    DUHET ME NXJERR NE LOJE LOJTARET E VETETE
    FATOS NANO KUNDER JOZEFINA TOPALLIT.
    KUR NUK BON GARE NDODHIN KTO GJONA TE TURPSHME SI NDESHJE E SHITUN!

  9. tironci says:

    Kjo osht turp i modh.
    Duket neshje e shitun!
    Boni neshje te vertete mer lal.
    Fatos Nano kunder Jozefina Topalli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje