Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar partitë kryesore ne vend se kane dështuar ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Sipas përfaqësuesve te Aleancës 3 raundet e para te zgjedhjes se kreut te ri te shtetit kane vene ne loje jo vetëm popullin, por edhe kandidatin e pa zyrtarizuar te mazhorances, Xhezair Zaganjorin. Sipas Aleancës Kuq e Zi, kjo loje e turpshme e klasës politike, e cila po i kushton Shqipërisë statusin e kandidatit, duhet t’i binde shqiptaret qe te mos votojnë me këto parti.
“Të hënën në Kuvend hapet sipari i turpshëm i raundit të katërt të një farse të vërtetë që ndodh vetëm në vende si Shqipëria. Si gjithmonë politika shqiptare në konfliktin e saj të njohur nuk ishte në gjëndje të çpolitizonte procesin e zgjedhjes së Presidentit. Shqiptarët prisnin, që figura të njohura kandidatësh për President, të propozuara nga të dy palët, te dilnin në skenën e garës muaj me parë, që të njiheshin dhe të diskutoheshin në mbarë opinionin publik.
E kundërta ndodhi:
Skenarët e netëve diabolike do të sillnin këtë produkt pa produkt, ku të tre raundet e kësaj komedie, u përcollën me aq shumë zhurme, me përbetime për proces të munguar , për njëanshmëri, në një konsumim total të fjalës “konsensus” që fatkeqesisht është e huaj për politikën shqiptare.
Zhurmënaja mediatike, urija e një turme të tërë analistësh, në vend që të vinin gishtin mbi plagë, u bënë edhe më shumë transmetues të kësaj fantazme nga Mazhoranca tek Opozita, me qellimin e vetem, qe populli te harronte krizën e thelle ekonomike dhe morale qe ka mberthyer vendin.
Populli pret Presidentin konsensual, Brukseli po ashtu, kurse ne parlament edhe një emër që afishohet, e për të cilin përbetohen se eshte kandidati ideal, nuk propozohet as zyrtarisht. Kjo nuk eshte vetem fyerje per kandidatin por mbi te gjitha eshte tallje me popullin.
Aleanca Kuq e Zi që në krye të herës ka bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje konsensuale , derisa fillimi i këtij procesi ka qënë poshtërues ndaj Kushetutës dhe dinjitetit të demokracisë shqiptare që s’u arrit kurrë. Urrejtja dhe papajtueshmeria që kanë të dy partitë e mëdha ndaj njëra-tjetrës, është duke e infektuar gjithë shoqërinë e sotme shqiptare.
Në demokracinë shqiptare populli ka ngelur në skajin më të largët, dhe ndërkaq , në papërfilljen e tij të plotë, një kleptokraci autokratike ka shtënë në duar politikën.
Populli ynë që pret me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të ndëshkojë me votën e tij demokratike pengimin e vetëdijshëm të progresit politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit“, thuhet në një deklaratë të Aleancës KuqeZi.
Në Shqipëri, Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por kush e pyet popullin!
Dhe kryeministri eshte zgjedhur nga populli, pse thua qe se pyet njeri popullin …!
Skedina Xhezo:
1
X
2
Ose
1- po,
1- Jo
1- Noshta
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/xhezair-zaganjori.html
Kreshnik Spahiu,je nje sharlatan i pa fytyre,se kur ishje zv,kryetar i KLD-se u nderrua Kushtetuta dhe u be pacavure!!!Cfare bere atehere zotrote???Nje vrime ne uje!!Prap SHARLATAN je:I BEJ FAJTORE TE GJITHE,POR NE FAKT I VETMI FAJTOR NE KETE GJURULLDI MAFIOZE ANTI SHQIPTARE ESHTE SALI BERISHA E JO NJERI TJETER!!!
Cfare ka ne dore OPOZITA DHE NUK E BERI???
Mos do,qe t’i miratoje pa llafe kandidaturat e Berishes???
Te tera institucionet e shtetit i ka vene nen kembe!!Edhe drejtesine po ashtu,por tani e do ta kete edhe ZYRTARISHT!!!
FOL DREJT,o SHARLATAN i AK-se,qe per te fshehur KRIMET E BERISHES,nuk merresh me HALLET E VERETETA TE SHQIPERISE,por kerkon AVENTUREN E PISTE TE GJOJA BASHKIMIT ME KOSOVEN!!!
TAMAM SHARLATAN,QE PUNON NEN RROGOZ PER BERISHEN!!!
Te lumte se ke gjetur plot BUDALLENJ ,qe te besojne,duke filluar nga miku im i nderuar kolonel MYSLIM PASHAJ!!!
Pse nuk bejme nje referendum per zjedhjen e presidentit nga populli!!
se keto legen politikan qe kemi ne na can k,,,,,in.
Zagonjori e dinte lojen por populli qe se ka marre vesh akoma.
Te njejten gje po beni dhe ju more Spahi! Mos na flisni sikur na keni ardhur nga ndonje planet tjeter! Ju jeni te lindur, te rritur dhe te edukuar nga i njejti sistem politik; talles, arogant, te papergjegjshem, te koruptuar dhe mafioz!
O Landi Swerige o paranoid c pune ke me Spahiun mer klysh i Janulles ktu po flitet per presidentin ore ju zagare te korrofillakeve po nuk ju pelqeu na u shporrni mor se nuk po gjej fjale tju them nuk eshte mire te flasesh por ju e meritoni ekzekutimin para murit
Ti cfardo qe te thuash perseri ngelesh nje njeri pa vlera ashtu si dhe kater x-at e tu. Ne jeten time, megjithese i lindur dhe i rritur ne Vlore, nuk e kam patur zakon qe te perdor fjalor ofendues, ne te vetmet raste qe perdorja ate fjalor ishte ne stadiume ne ndeshjet e Flamurtarit si ne Vlore dhe kudo ku shkonte ekipi im i zemres para viteve 1990. Qe te me lejohet komenti po te “pershendes” me arsenalin e ketij fjalori, pa e shkruajtur!
Dua te theksoj se ti qe nga niveli i shkrimit dukesh qe je nje cope fshatar i pagdhendur, jo vetem si vendbanim, por mbi te gjitha si mentalitet. Me del shpesh si fandi spathi mbas komenteve te mija dhe shkruan pacavure pa kuptim. Ti more kater x kerkonke te me egzekutosh para murit sepse une nuk simpatizoj nje fare Spahi, bile je dhe “bujar” me mua duke me bere “nder” se po nuk me pelqeu te shporrem!!! More x gallata! Po cfar shkruan o mavri?! Shko more rembythje qe na benke dhe “patriotin” me idiotizmat e tua. Nga shtepia ime dhe nga vendi im, jo ti more xxxx anonim, por gjith plehrat si spahinjte e salinjte te mblidhen, me rruani tr..in!
Nuk po kuptoj nje gje me kto partit, te gjitha po thyen ne mes duke perseritur se populli mezi po pret presidentin e ardhshem, sikur ne nuk na bie ne mend as per te ngren buk por mendojm vetem per presidentin,i them ktyne politikanve se as nuk na rruet fare per Presidentin,zgjidhet apo jo nuk dum fare me dit,as per antarsimin ne europ nuk na ha palla fare, duam vetem pun dhe kushte jetese,bile jam i mendimit qe me ndimen e feisbukut ti vejm ne korent shumicen e SHqiptarve dhe ne 2013 te behemi kompakt dhe mos votojm fare as edhe nji parti nga kto qe jan sot ne arenen politike pa perjashtim,dhe ti shikojm nje her kta rrugaçet e politikes qe te zien me grushta me njeri tjetrin kush te marri pushtetin dhe ne qe nuk do votojm,pra i gjith populli te bejm sehir me kte grup mashtrusish qe kan uzurpuar SHqiprin.Mendoj se keshtu do fitojm dinjitetin dhe nje çfaqe estrade falas.
O AKZ ku jeni pse nuk ndiheni ju? A nuk po e kuptoni qe Saliu po e ben kastile sabotimin e zgjedhjes se presidentit qe te beje zgjedhjet e parakoheshme dhe ju dhe partia e Topit nuk fiton asgje dhe Saliu me nje gur vret tre zogj? Mban Ristanin qe nen udheheqjen e Sashenkes dhe Tom Ndreces do vjedhin zgjedhjet e parakohshme, Bamir Topin e heq si president, ju nuk fitoni gje se jeni te papregatitur akoma, heq qafe dhe Ilir Meten dhe opozites ja ben sic ja ka bere duke nxjerre 1/3 e fleteve te votimit me shume se votues dhe te na rroje diktatura dhe Saliu prandaj mos u hidhni dege me dege por po qe se jeni me te vertete opozite duhet te luftoni si e tille.
Per mendimin tim Aleanca Kuqe Zi, eshte nje parti me fryme
popullore dhe rinore, eshte kjo fryme qe i ka munguar prej
20 vitesh tranzicion SHQIPERISE…
Te gjith ato qe japin paragjykime se kane mbetur te zgenjyer,
nga politika e kalbur, do te thoje qe mosreagimi nuk eshte,
zgjidhja me e mire, dhe po te jete per te gjykuar, mund te gjykohen
me shume partite e vjetra qe kane qeverrisur, sesa nje fryme e re,
me progres elitash ,qe kane studiuar ne EUROPE.
Zotërinj Ndërkombëtarë
10:33, June 10, 2012 by Pafragje under: Sidebar | No Comments
Nga Bedri Blloshmi
Siç e dini juve po ashtu dhe mbarë njërëzimi edhe ne shqiptarët ,se me mbarimin e luftës së dytë botërore shumë shtete do e plotësonin grykësinë e lakminë e tyre grabitqare.Të gjitha këto i vendosi Jalta që nga 5 shkurti deri më 11 shkurt 1945 nga tre të mëdhnjtë e botës ,gjatë këtyre ditëvë të ndarjes së botës për Shqipërinë nuk pati asnjë kujtesë përfundimisht Anglia dhe SHBA na lanë nën thundrën komuniste për 45 vjet rresht.Me pushtimin e Shqipërisë nga terroristët komunistë në 1945 këtu filloi kasaphana.Këtu u vra ajka e kombit,krijoheshin grupe”armiqsh” pushkatoheshin në mesin e ditës në grupe ,madje në shumë raste në prezëncën e familjarëve .Këtu filloi një terror i vërtetë .Vareshin në trekëmbësha të gjithë ata që luftuan dhe e donin me të vërtetë Shqipërinë .Kur “gjykata “ i dënonte me pushkatim dhe ditën e ekzekutimit fjala e tyre e fundit ishte “Të rrojë Shqipëria”.Këtu u hapën me dhjetëra kampe e burgje ku mbylleshin përjetesisht ata që nuk pushkatoheshin apo që nuk ishin dënuar me litarë,u hapën çmendina apostafat për ata të arrestuar që gjatë tuturave në hetuesi lonin nga mentë.Familja e të dënuarit merreshe në mesin e natës nga oficerët e sigurimit dhe degëdiseshin në internim,banditët komunistë u grabisnin shtëpinë e çdo gjë tjetër .Shtypi i asaj kohe jepte lajme me fitore sepse kishin vrarë kaq apo aq “armiq”të komunizmit.
Këtu terrori ,lufta e klasave ,ekzekutimet ,burgosjet ,internimet,sekuestrimet nuk u ndalën asnjë ëast,për familjet e klasës të përmbysur nga zjarri i kohës.
Sipas Artur Conte Jalta dhe ndarja e botës në faqen 220 thotë : “Para se të vdesë ekzaktësisht pas gjashtëdhjetëditësh,Roosevelti dotë ketë kohë t’i kuptojë gabimet e tij…”
Një javë para se te vdiste ,në telegramin e fundit drejtuar Chuchillit.Roosevelti do të arrijë të pranojë se “Të minimizojmë sa më shumë te jetë e mundur problemin sovjetik.Megjithatë duhet të mbetemi të fortë.”E fjala e tij e fundit do të jetë me mallëngjyese.:Kufiri i vetëm i realizimeve tona të nesërme janë dyshimet e të sotmes…”
Ndërsa në faqen 217 thuhet :”Një shtatmadhëri komuniste është vënë në krye të Shqipërisë së re.”Nën terrorin komunist Shqipëria e rrethuar me tela me gjemba do të zvarriteshe në mjerimin e plotë e do të strukeshe pranë dhimbjes e lotëve të derdhur pa pushim deri në mbarimin e luftës së ftohtë në vitet 90.Me kalbëzimin total të keshtjellës së komunizmit (Rusia) nuk kishte si të ndodhte ndryshe me satelitët e saj.Edhe Shqipëria vazhdonte rrukullimin në humnerën e mjerimit ku u ngjall shpresa e të gjithë shqiptarëve e në veçanti e të burgosurve politik dhe të internuarve ku bënja pjesë dhe unë.
Ndodhën ato që ndodhën u bënë zgjedhjet e para më 31 mars 1991 prapë fituan komunistat e vjetër .Mbas një viti u organizuan prapë zgjedhje u larguan komunistat fanatik duke e kaluar pushtetin tek bijtë e tyre të udhëzuar nga sekretari i parë i Komitetit Qendror pasardhësi i diktatorit Ramiz Alia.Ky i fundit i porositi të zbatonin porositë e letrës së fshehtë dërguar nga Gorbacovi .Të gjitha vendet e lindjes ish komuniste bënë ato që duheshin bërë nxorrën ligje ku ndalonte rreptësisht marrjen pjesë në qeverisje të komunistave apo bijtë e tyre ,larguan po me ligj oficerët e sigurimit hapën dhe dosjet e bashkëpuntorëve te sigurimit duke i ndaluar kategorisht të punonin në administratën shtetërore. .
Në Shqipëri filluan të hynin e të dilnin ndërkombëtaret të cilët përpiqen ta marrin dhe Shqipërinë në familjen e madhe Evropiane.Vinin e këtu linin detyra u kërkojnë llogari ju tregojnë se si realizohen këto kërkesa.Mbaj mend se kërkesa e parë apo kushti i parë ishte zbatimi i një rezolute të KE që kërkonte dënimin e krimeve të komunizmit.Parlamenti ynë ratifikoi këtë rezolutë dhe e kyci kushedi se ku.U kërkua heqia e dënimit me vdekje ,u këmbëngul fort dhe në mënyrë të përsëritshme të ligjëroheshin në rregull të drejtat e homoseksualëve ,kërkohet që të ligjërohet hapja e shtëpive publike.Pa u plotësuar këto kërkesa ne nuk mund të pranohemi e të jemi anëtarë të familjes së madhe evropiane .Të gjithë të dërguarit e Europës që vinë në Shqipëri kërkojnë të plotësohen detyrat e lëna përjashto atë më kryesoren që i duhet vendit të gjakosur nga terroristat komunistë ,dënimin e krimeve të komunizmit.Askush nuk e kërkon nga ndërkombëtarët apo ti detyrojë qeveritarët ,parlamentin shqiptar të fillojë zbatimi i rezolutës .Të gjithë e dinë se sot në Shqipëri sundojnë bijtë dhe bijat e komunistave gjakatarë ,sundon sigurimi famëkeq i shtetit.Këta qëllimin kryesor e kanë të pasurohen vetë dhe gjihtë rrethin e tyre.Janë punësuar në vendet kyce që janë më fitimprurëse.A është detyra juaj si të intresuar për Shqipërinë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane.A e dini ju ndërkombëtare se këtu është dhe një shtresë tjetër që provojë për 45 vjet rrjesht peshën shtypëse të komunizmit nga babllarët e këtyre që sundojne vendin sot..A e dini ju se akoma dhe sot e kesaj dite shtresa e të burgosurve politik është lënë rrugëve ,ne po vdesim përditë prapë të uritur pa asnjë përkrahje ,ne jemi dhe pronarë të tokave dhe të pasurive të tundshme të sekuestruara nga baballarët e këtyre që janë ministra sotë ,drejtorë ,ambasadorë ,e në çdo instancë të vendit .Pse ju zotërij nuk kujtoheni për të drejtat e kësaj shtrese e cila është mbi 28% përqind e elektoratit.Pse juve në vedet tuaja nuk e lejoni neokomunizmin ndërsa për këtu nuk përbën ndonjë shqetësim për ju.Kryeministri zoti Toni Bler ka pranuar në parlamentin e tij se “Ne dhe CIA amerikane kemi dështuar për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri”.Po tani ku po shkojmë?.
Këtu thuhet me të madhe se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër komuniste .Por nuk shkohet më tej askush nga parlamentarët e 22 viteve të ndërrimit të sistemeve nuk ka shprehur kurajon qoftë dhe ta zënë me gojë diktatorin,as e kanë diskutuar asnjëherë nëpër kafene( atje ku ndahen tenderat),për heqjen e titujve dhe dekoratave që mban akoma.Askush nuk do të dijë për mijëra të pushkatuar e të zhdukur ,për qindra të çmendur nga torturat ënjerëzore të hetuesave gjakatar,kryetarëve të degës të punëve të brëndshme,apo oficerëve të tjerë të sigurimit që dublonin hetuesat dhe në fund të procesverbalit të shkruar nga hetuesët viheshe edhe emri i atij që kishte marrë pjesë në torturë ,asistoi edhe X në ballafaqim.Tani ka filluar një tjetër fushatë ajo e presidentit të Republikës,me çfarë shohim për propozimet për president kerkohen kryesisht xhaketat e vjetra,që gjithsesi te ketë lidhje me të kaluarën komuniste.Unë dhe shumë si unë pra të kësaj shtrese kemi pritur dhe po presim që ta mbaroni këtë lojë ,kërkoni të vihet në zbatim rezoluta e KE –së,hapni dosjet e sigurimit dhe largojini nga pushteti të gjithë ata që kanë mbështetur fort piramidën e krimit dhe që propaganduan e thënë këta kriminelë.
Tani të gjithë këta mbeshtetësa dhe nxitës të luftës së klasave qahen më shumë se ne që u shkatërruam nga sistemi riminal .Asnjë s’është i besueshëm kur shprehen se se kanë dashur sistemin gjakatar dhe tani shiten ndryshe .
Unë mendoj se ju që vini nga Europa apo Amerika e largët duhet ta dëgjoni dhe pjesën tjetër që ta thotë fjalën e vet jo të takoheni vetëm më sundimtarët.
Dua të përfundoj duke shpresuar se do ta lexoni këtë letër .Po ashtu dua ta di se po besuat për klasën e përmbysur dhe ne të burgosurit politik që jemi komunista apo anojmë nga komunizmi,atëherë besoni se këta që sundojnë sot nuk janë komunistë apo neokomunistë.
nuk dua te zgjatem shume me kete koment,e shikoni ne greqi sot cbejne ekstremet,e vuajtet per gjysme shekulli ekstremismin,e radikalizmin,bejni tutje keto ide,se jane vetem relike te se kaluares,prokopi me ata nuk beni dhe ne rast se per kushtet e ballkanit,degjoni akoma disa zera,jane kalimtare,dhe nuk perfaqesojne shumicen e popullsise,por te rrezikshem,se mundet ne rast se interesat e te medhenjve,i kerkojne,jane pretedente kryesore,te zene vendin,e miloshevicit,karaxhicit,te kadafit,dhe me ndihme nga jashte,ate qe beri ai bastardi kosovar,ne rast se kishte gjak shqiptari,pasi ne kosove pjesa me e madhe jane turq,ose si e thone vete ata,kur fiken dritat ne prizren,te gjithe shikojne turki satelite tv,dhe flasin turqisht,te njejten gje pohojne edhe vete turqit,qe nga erdogani,guli ne komentet e tyre,dhe me te drejte pas luftes se pare boterore,me qindra mijera turq nga kosova u derguan ne anadoll,por per shkak te luftes ky proces u la ne mes,dhe jetojme keto dite te veshtira ne ballkan,kaq re pacipe jane bere,sa kryeministri turk erdogan,thote ate qe serbet,bene ne bosnje,eshte sikur e bene ne ankara,tjeter qe serbet i bien bythes,dhe lene tek ai te kuptoje se dardha e ka bishtin prapa,dhe as ne bosnje ske mbaruar as ne kosove dhe ruaju,se ate qe ne beme ne bosnje do e bejme edhe ne shpine tende,brenda saj,me keq se ato qe permend,bosnja dhe kosova,perpara asaj qe te vjen ty nga deti dhe mbi detin,nuk mollloiset,asgje sdo ngelet ne kembe,cte leje pushka e zjari,do e mbaroje kolera,derisa te thoni dy here amin,prandaj,ju lutemi lenani te qete,ne nuk jemi turq,as bejme davane tuaj ne evrope,jemi evropiane,dhe e kemi te qarte strategjine,taktikat tuaja,dhe atyre qe paguani ju,meqenese nga mbiemri i tyre,spahinje e tj,jane tuajt,merini ne turqi dhe virini ne pune ne siri,se shume e kruajtet ketu,beni si franca ne libi dhe tju lexoje rusi kuranin,ashtu si e flasin ata,dhe te shikojme cbie tmeri per ju dhe faren tuaj.
Per nder nuk i kuptoj kta qe kan tridhjet vjet dhe qaen akoma nga komunizmi, esht nje soj si komunistet te qaen sot nga zogu,ose te gjith bashk nga perandoria turke,po ik mer mik se ata shqiptar qe u varen mbas lufte ishin te gjith pashkpuntor te Duçes dhe Hitlerit dhe kan qen tradhtar te popullit SHqiptar,per çin ajk na flet zotrote ata moren denimin e merituar,edhe ANGLIA e provoj mas jaltes pikerisht ne vitin 45se dhe la ne brigjet tona, dy fregata te shkaterruara dhe nje tuf me ushtar dhe iku andej nga erdhi,nuk i kuptoj kta atdhetaret qe shpiegon ti se gjithmon kan kerkuar ndim nga te huajt kunder bashkatdhetarve te vet, duke filluar nga ZOGU qe erdhi me ndimen e ushtris jugosllave ne pushtet,dhe e dyta ja ku jeni keni tridhjet vjet ne pushtet shikoeni si e keni katandisur kte popull si mos me keq,e keni xhveshur nga dinjiteti dhe morali,po vriten dhe vetvriten per dit dhe kta atdhetaret e mdhej qe ti Blloshmi permend ne komentin tend,po e shesin SHQIPERIN si mallin e babait po e shesin pikerisht ata qe kurr nuk kan nxier pushk per te mbrojtur token e tyre,por te tjeret e kan mbrojtur historikisht me gjak dhe kjo pjesa intelektuale qe ishin bashkepuntor te nazifashizmit dhe pasardhesit e tyre,kan ber biznes per interesa personale me trojet tona, kjo esht dhe arsyeja qe komunistet i vun ne trekebsha kte lloj ajke intelektuale ne thojza,ku jeni ju qe pretendoni qe jeni sfilitur per te miren e SHqipris pushtetin ne dor e keni,pse vidhni vrisni pa gjyq dhe masakroni kte popull qe pergjeroeni kaq shum,mos mendo zotri se populli nuk e njeh te verteten,dhe qe njerez si ty mund te naj servirin mbas interesit te vet,mos u mundoni kot se historin nuk e shtrembroni dot.
Une mendoj se Italia luajti shume mire kunder Spanjes dhe Prandeli e meriton te jete kandidat per President ai eshte mbi 40 a 45 vjec dhe ka mundsi ta marri vete nenshtetesine pasi te behet president. Perhajer na qofte.
Akoma kjo parti nuk e ka kuptuar se vota demokratike e popullit shqipetar nuk ekziston ?