Kjo fundjavë mund të cilësohet ndër më tragjiket, pasi tre fëmijë 11-vjeçarë janë mbytur.
Pas mbytjes së dy kushërinjve 11-vjeçarë në Martanesh, policia bëri me dije se është mbytur edhe një tjetër 11-vjeçar, këtë herë në Berat.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur 12-vjeçari Klodian Tafa, nga komuna Poshnje u rrëmbye nga rryma ndërsa po luante me shokët e tij dhe nuk doli më në sipërfaqe.
Prindërit nisën kërkimet personalisht gjatë të gjithë të shtunës, përpara se të lajmëronin policinëte nesermen.
Aktualisht, polumbarë janë angazhuar me kërkimet për trupin e të miturit.
Sipas të dhënave paraprake, besohet se ai është mbytur pasi ka rënë befas në thellësi, në një prej gropave artificiale të krijuara nga nxjerrja abuzive e zhavorrit.