Presidenti shqiptar, lojë për bookmakers-a

10 Qershor 2012, 11:44Politika TEMA

Spekullimet në lojën presidenciale nuk kanë të sosur. Ato kanë kohë që kanë nisur, dhe kanë rezultuar të jenë ndjellëse për të gjithë, politikanë, gazetarë, diplomatë, ambasadorë. Arjan Çani ka gjetur mënyrën më të mirë për ta përqeshur gjithë këtë butafori, s’ka gjë se ai vetë e ka seriozisht atë që bën, dhe në këtë kermess ka tërhequr shumë të tjerë. Sidomos kolegë.

Pas dështimit të çdo raundi, ka lindur ideja e djegjes së kandidaturës së Zaganjorit, rrjedhimisht të gjithë janë vënë në kërkim të një emri. Dhe pas tërheqjes së vetë Zaganjorit, spekullimet janë bërë një sport nacional; madje, më keq, një flamë. Secili gazetar e secila gazetë ka kandidatët e vet. Janë juristë, ushtarakë, diplomatë, politikanë, gra, burra, veriorë, jugorë, myslimanë, të krishterë. Hapni gazetat e sotme e do të shihni, në pritje të takimit të orës 19.00 mes Berishës e Ramës, emrat e Vitore Tushës, Fatos Nanos, Jozefina Topallit, Neritan Cekës, Fatos Bejës, Myqerem Tafajt, Ledio Biankut, Edmond Haxhinastos, etj, etj. Sa keq që ky ‘bixhoz’ do duhet të mbyllet së shpejti!!!!

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/6/10/presidenti-shqiptar-loje-per-bookmakers-a

16 komente në “Presidenti shqiptar, lojë për bookmakers-a”

  1. Vlora says:

    po LEK PLEPI eshte i radhitur ne keto lista ??????

  2. vlora_1912 says:

    Ju te “jashmit dhe intelektualet” na shpjegoni ne fshatareve cfare do te thote “bookmakers-a”?!

    1. TEFTA ALIKAJ says:

      Kjo Fjale ne Kapitalizem thuet per Parshikusit e nje Konkursi ose oje ,se sa jane Shanset e Lojes dhe sa eshte Fitimi nga kjo Loje ,puro kapitalizem dhe asgje per masat e gjera!!!!!!!!!!!!

  3. eni says:

    Ky emri i Vitore Tushes, nuk perfaqeson dot presidentin mbi palet. Te kujtpjme qendrimin e mbajtur nga ajo ne rastin e Zef Brozit. Kur u rrethua Gjykata me police per te arrestuar kryetarin e kesaj gjykate, qe me pas mori azil politik ne Sh.B.A

  4. vjosa says:

    Arjan Cani eshte fiks si ai tyryfyli qe hedh gurin ne uje.Kur i thoni ‘gazetar’edhe atij palacoje,mos ngelt njeri pa u ber gazetar

    1. konsensuali says:

      arian cani ka dale per pare,or ti,nuk ka daleper te rritur prestigjin,njelloj si blendi rrocka me shoke.a e dini sa pare fitojne keta?sot me karagjozlleke mund te fitosh pare me thase,boll t’i thuresh temena sali kafshes.vete cani nuk pretendon te jete gazetar,ai pretendon te jete lekembledhes dhe karagjoz

  5. bushi says:

    Arian Cani perqesh kete butafori…? Kush e beson kete? Zagaro-sherbetoret nuk dine dhe nuk mund ta bejne kete. A thoni se nuk e kuptojne shqiptaret pozicionin dhe rolin e lakeut Cani, qeprej kohesh? Apo i kane harruar sherbimet ndaj Rames, ndaj te cilit eshte i gatshem neser, se bashku me padronet e tij, te kthehen e t’i ofrojne perseri sherbimet e felliqura, te denja per origjinat e tyre provinciale…

  6. Berti says:

    Vitore Tusha neser eshte presidentja

  7. Kola i Mishit, Shoku Rrok i Druve, Hasan Fuksi, Lali i Memes etj. says:

    E si mund te mbahet “per vete” ky qyfyr?
    Na tregon nje miku yne:

    Ngaqe kisha nje vend pune te lire, i kisha thene sekretares, qe t’u kerkonte CV-te disave, qe ia merrte mendja asaj dhe nje liste qe i bera shpejt e shpejt. I dua sa me pare, i thashe.
    Te nesermen i kalova emer per emer dhe vecova njerin prej tyre. Kishte plotesuar te gjitha rubrikat e njohura dhe shtuar nje nga vetja: I propozuar kandidat per President. Po nga kush? pyeta sekretaren dhe ajo u interesua hollesisht. Nga PLBUSH! – me tha dhe mezi po e mbante gazin. S’e kam degjuar ndonjehere? C’do te thote? Sekretarja here ngurronte e here nenqeshte si e zene ne faj. C’ka, moj, thuaje, e inkurajova, me me thene se e urdherova. Partia e Lidhjes se Brekeve me Ushkur te Shqiptareve, shef, me tha kokeulur.
    Do te jete parti e forte, thashe me vete, vete kandidati per president do te jete 99.99-sh. Thirre neser te nise nga puna. Te marre me vete edhe nja 2-3 m ushkur. Gersheren jo, i thuaj, se e ka ATIJONE. Kush?! He, moj s’e di SALI BERISHA, ai e ka ne xhep te brendshem.Gjithmone pa halle, lustra-boja dhe “tuj shkue me thye qafen neper perurime”…

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    U mbaruan BUFET ne SHQIPERI per presidente qe po therisni KUKUMJACKAT.

  9. Askush nuk eshte "burre shteti" says:

    Asnje emer nga keta nuk eshte burre qe te perfaqesoje nje shtet.
    Jane emra te lidhur me “interesin” e Sali Bishes nga frika e gjykimit itj me burgim te perjetshem.

  10. Besimi says:

    Zotërinj Ndërkombëtarë
    10:33, June 10, 2012 by Pafragje under: Sidebar | No Comments
    Nga Bedri Blloshmi

    Siç e dini juve po ashtu dhe mbarë njërëzimi edhe ne shqiptarët ,se me mbarimin e luftës së dytë botërore shumë shtete do e plotësonin grykësinë e lakminë e tyre grabitqare.Të gjitha këto i vendosi Jalta që nga 5 shkurti deri më 11 shkurt 1945 nga tre të mëdhnjtë e botës ,gjatë këtyre ditëvë të ndarjes së botës për Shqipërinë nuk pati asnjë kujtesë përfundimisht Anglia dhe SHBA na lanë nën thundrën komuniste për 45 vjet rresht.Me pushtimin e Shqipërisë nga terroristët komunistë në 1945 këtu filloi kasaphana.Këtu u vra ajka e kombit,krijoheshin grupe”armiqsh” pushkatoheshin në mesin e ditës në grupe ,madje në shumë raste në prezëncën e familjarëve .Këtu filloi një terror i vërtetë .Vareshin në trekëmbësha të gjithë ata që luftuan dhe e donin me të vërtetë Shqipërinë .Kur “gjykata “ i dënonte me pushkatim dhe ditën e ekzekutimit fjala e tyre e fundit ishte “Të rrojë Shqipëria”.Këtu u hapën me dhjetëra kampe e burgje ku mbylleshin përjetesisht ata që nuk pushkatoheshin apo që nuk ishin dënuar me litarë,u hapën çmendina apostafat për ata të arrestuar që gjatë tuturave në hetuesi lonin nga mentë.Familja e të dënuarit merreshe në mesin e natës nga oficerët e sigurimit dhe degëdiseshin në internim,banditët komunistë u grabisnin shtëpinë e çdo gjë tjetër .Shtypi i asaj kohe jepte lajme me fitore sepse kishin vrarë kaq apo aq “armiq”të komunizmit.
    Këtu terrori ,lufta e klasave ,ekzekutimet ,burgosjet ,internimet,sekuestrimet nuk u ndalën asnjë ëast,për familjet e klasës të përmbysur nga zjarri i kohës.
    Sipas Artur Conte Jalta dhe ndarja e botës në faqen 220 thotë : “Para se të vdesë ekzaktësisht pas gjashtëdhjetëditësh,Roosevelti dotë ketë kohë t’i kuptojë gabimet e tij…”
    Një javë para se te vdiste ,në telegramin e fundit drejtuar Chuchillit.Roosevelti do të arrijë të pranojë se “Të minimizojmë sa më shumë te jetë e mundur problemin sovjetik.Megjithatë duhet të mbetemi të fortë.”E fjala e tij e fundit do të jetë me mallëngjyese.:Kufiri i vetëm i realizimeve tona të nesërme janë dyshimet e të sotmes…”
    Ndërsa në faqen 217 thuhet :”Një shtatmadhëri komuniste është vënë në krye të Shqipërisë së re.”Nën terrorin komunist Shqipëria e rrethuar me tela me gjemba do të zvarriteshe në mjerimin e plotë e do të strukeshe pranë dhimbjes e lotëve të derdhur pa pushim deri në mbarimin e luftës së ftohtë në vitet 90.Me kalbëzimin total të keshtjellës së komunizmit (Rusia) nuk kishte si të ndodhte ndryshe me satelitët e saj.Edhe Shqipëria vazhdonte rrukullimin në humnerën e mjerimit ku u ngjall shpresa e të gjithë shqiptarëve e në veçanti e të burgosurve politik dhe të internuarve ku bënja pjesë dhe unë.
    Ndodhën ato që ndodhën u bënë zgjedhjet e para më 31 mars 1991 prapë fituan komunistat e vjetër .Mbas një viti u organizuan prapë zgjedhje u larguan komunistat fanatik duke e kaluar pushtetin tek bijtë e tyre të udhëzuar nga sekretari i parë i Komitetit Qendror pasardhësi i diktatorit Ramiz Alia.Ky i fundit i porositi të zbatonin porositë e letrës së fshehtë dërguar nga Gorbacovi .Të gjitha vendet e lindjes ish komuniste bënë ato që duheshin bërë nxorrën ligje ku ndalonte rreptësisht marrjen pjesë në qeverisje të komunistave apo bijtë e tyre ,larguan po me ligj oficerët e sigurimit hapën dhe dosjet e bashkëpuntorëve te sigurimit duke i ndaluar kategorisht të punonin në administratën shtetërore. .
    Në Shqipëri filluan të hynin e të dilnin ndërkombëtaret të cilët përpiqen ta marrin dhe Shqipërinë në familjen e madhe Evropiane.Vinin e këtu linin detyra u kërkojnë llogari ju tregojnë se si realizohen këto kërkesa.Mbaj mend se kërkesa e parë apo kushti i parë ishte zbatimi i një rezolute të KE që kërkonte dënimin e krimeve të komunizmit.Parlamenti ynë ratifikoi këtë rezolutë dhe e kyci kushedi se ku.U kërkua heqia e dënimit me vdekje ,u këmbëngul fort dhe në mënyrë të përsëritshme të ligjëroheshin në rregull të drejtat e homoseksualëve ,kërkohet që të ligjërohet hapja e shtëpive publike.Pa u plotësuar këto kërkesa ne nuk mund të pranohemi e të jemi anëtarë të familjes së madhe evropiane .Të gjithë të dërguarit e Europës që vinë në Shqipëri kërkojnë të plotësohen detyrat e lëna përjashto atë më kryesoren që i duhet vendit të gjakosur nga terroristat komunistë ,dënimin e krimeve të komunizmit.Askush nuk e kërkon nga ndërkombëtarët apo ti detyrojë qeveritarët ,parlamentin shqiptar të fillojë zbatimi i rezolutës .Të gjithë e dinë se sot në Shqipëri sundojnë bijtë dhe bijat e komunistave gjakatarë ,sundon sigurimi famëkeq i shtetit.Këta qëllimin kryesor e kanë të pasurohen vetë dhe gjihtë rrethin e tyre.Janë punësuar në vendet kyce që janë më fitimprurëse.A është detyra juaj si të intresuar për Shqipërinë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen evropiane.A e dini ju ndërkombëtare se këtu është dhe një shtresë tjetër që provojë për 45 vjet rrjesht peshën shtypëse të komunizmit nga babllarët e këtyre që sundojne vendin sot..A e dini ju se akoma dhe sot e kesaj dite shtresa e të burgosurve politik është lënë rrugëve ,ne po vdesim përditë prapë të uritur pa asnjë përkrahje ,ne jemi dhe pronarë të tokave dhe të pasurive të tundshme të sekuestruara nga baballarët e këtyre që janë ministra sotë ,drejtorë ,ambasadorë ,e në çdo instancë të vendit .Pse ju zotërij nuk kujtoheni për të drejtat e kësaj shtrese e cila është mbi 28% përqind e elektoratit.Pse juve në vedet tuaja nuk e lejoni neokomunizmin ndërsa për këtu nuk përbën ndonjë shqetësim për ju.Kryeministri zoti Toni Bler ka pranuar në parlamentin e tij se “Ne dhe CIA amerikane kemi dështuar për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri”.Po tani ku po shkojmë?.
    Këtu thuhet me të madhe se në Shqipëri ka qënë diktatura më e egër komuniste .Por nuk shkohet më tej askush nga parlamentarët e 22 viteve të ndërrimit të sistemeve nuk ka shprehur kurajon qoftë dhe ta zënë me gojë diktatorin,as e kanë diskutuar asnjëherë nëpër kafene( atje ku ndahen tenderat),për heqjen e titujve dhe dekoratave që mban akoma.Askush nuk do të dijë për mijëra të pushkatuar e të zhdukur ,për qindra të çmendur nga torturat ënjerëzore të hetuesave gjakatar,kryetarëve të degës të punëve të brëndshme,apo oficerëve të tjerë të sigurimit që dublonin hetuesat dhe në fund të procesverbalit të shkruar nga hetuesët viheshe edhe emri i atij që kishte marrë pjesë në torturë ,asistoi edhe X në ballafaqim.Tani ka filluar një tjetër fushatë ajo e presidentit të Republikës,me çfarë shohim për propozimet për president kerkohen kryesisht xhaketat e vjetra,që gjithsesi te ketë lidhje me të kaluarën komuniste.Unë dhe shumë si unë pra të kësaj shtrese kemi pritur dhe po presim që ta mbaroni këtë lojë ,kërkoni të vihet në zbatim rezoluta e KE –së,hapni dosjet e sigurimit dhe largojini nga pushteti të gjithë ata që kanë mbështetur fort piramidën e krimit dhe që propaganduan e thënë këta kriminelë.
    Tani të gjithë këta mbeshtetësa dhe nxitës të luftës së klasave qahen më shumë se ne që u shkatërruam nga sistemi riminal .Asnjë s’është i besueshëm kur shprehen se se kanë dashur sistemin gjakatar dhe tani shiten ndryshe .
    Unë mendoj se ju që vini nga Europa apo Amerika e largët duhet ta dëgjoni dhe pjesën tjetër që ta thotë fjalën e vet jo të takoheni vetëm më sundimtarët.
    Dua të përfundoj duke shpresuar se do ta lexoni këtë letër .Po ashtu dua ta di se po besuat për klasën e përmbysur dhe ne të burgosurit politik që jemi komunista apo anojmë nga komunizmi,atëherë besoni se këta që sundojnë sot nuk janë komunistë apo neokomunistë.

  11. Mirela Hasani says:

    Artan Hoxha —–president??? Turp, nje megafon i Sale Berishes dhe nje zhurmues qe e kemi pare sa her ne tv klan duke llomotitur e shpifur!! Turp te perfaqesoje ai shtetin shqiptar!!

    Po kush e propozon ate njeri qe ka dale neper ekrane duke mbrojtur partine demokratike. Dhe duhet te jet i paanshem presidenti….Njeri pa personalitet duan ta bejne me presonalitet?!!???

    Nje figure e djegur e ekraneve !!!!????
    Nje gramafon i prishur….
    Nje karrierist negativ….
    vetem vlera nuk ka a i njeri
    NJ.e zhurmues dhe opinionist i njeanshem….. vetem opinionist nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje