Negociatat për presidentin, nesër takimi Berisha-Rama?

9 Qershor 2012, 14:24Politika TEMA

Negociatat për Presidentin do të mbledhin në takim për të dytën herë kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama. Paçka se u parashtrua më herët nga kreu i LSI-së Ilir Meta, burime për Ora News bënë të ditur se takimi mes tyre do të mbahet nesër, një ditë para seancës së raundit të katërt.

Pritshmëritë e të dytës tryezë bisedimesh PD-PS kësaj here janë të mëdha për gjetjen e një konsensusi mes palëve, nisur dhe nga tërheqja e një dite më parë nga gara të Xhezair Zaganjorit, kandidaturë kjo e kontestuar nga kryesocialisti Rama.

Më herët kreu i PS, Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se mundësia për konsensus për t`i dhënë vendit një president konsensual është shumë afer, duke konfirmuar gatishmerine per te pranuar cdo ftese per dialog e negociata per te zgjedhur ne menyre konsensuale presidentin e ardhshem.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur optimist që të hënën mund të kemi një president të ri, mundësisht me konsensus.

Ditën e hënë pritet që të zhvillohet edhe raundi i katërt dhe i parafundit për votimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

16 komente në “Negociatat për presidentin, nesër takimi Berisha-Rama?”

  1. Bato says:

    Ah keto e duan deri ne fyt,qe tallen me popullin !!

  2. Berisha - Meta - Nano says:

    Sa te jene Berisha-Meta-Nano Shqiperia kurre s’do behet shtet.
    Keta jane 3 hajdutet e korruptuar dhe mashtrusit me te medhej qe njeh historia shqipetare.
    Sali Bisha njeriu me kriminel dhe diktator malesh qe ka lejuar vrasjen e 6000 shqipetareve per 22 vjet pushtet.
    Te 3 keto fytyra duhen eleminuar “urgjentisht” se kane varferojne e dhe degjenerojne Shqiperine.

    1. Ramy says:

      Fute edhe Edushken nê listê se edhe ky i njê brumi êshte

    2. GREK PABUX SYNET says:

      po ate pallen e gjate,ta lejme se do ti,apo eshte i ndershem?

      1. Palla e gjate says:

        O grek, i pabuks qe ta paskan prere. Ne se atje ne Greqi ke pare tmerr nga Palla e gjate dhe me zor e ke duruar, c ‘ke qe e kruan prape?

  3. Eh mor edvinPalla si te terheq shpellari per kapistre dhe ti
    Na trimnohesh NEVE se je I patundshem,
    Amon o pras -ngjala, hap syte Mos hash nxonji krokodil…
    Lene per heren tjeter (krokodilin) me qafsh!…
    (se ngjalen ku ma glen)…
    Po at kauzen e 21Janarit Mos e lesho, pash nerin, te tjerat s’ka gjo se ja ve mbi gjelberim…
    Dhe Amon zgerdhihu prape se na bohet qefi!
    Amon o krokodil urban kur te Bon rreshtore nji shpellar shqarth dhe nji shpellar cjap

  4. miku says:

    Cfar po ndodh cfar po ndodh.Mos vall dhe ky i gjati u perly me llumin qe nuk lahet kurr, nuk e besoj dhe zoti mos e thasht.

  5. Bali Staka says:

    Një zgjidhje jo e keqe do te ishte:- Të lëmë at’ që e kemi president.
    Se mos do e gjejme me te mirë!

  6. Alarm ! ..... Berisha po degjeneron "familjen shqipetare" says:

    Maloku Sali ashtu si veriori tjeter Ramiz Alija, po degjeneron dhe shkaterron per dite e me shume “moralin e familjes shqipetare” dhe ate te shtetit ne kalbezim nepermjet:
    -papunesise ne rritje
    -ekonomi ne varferi
    -mos zbatimi ligjeve
    -lenien e droges dhe prostitucionit
    -perdorimin e paras se piset
    -miret me te fortet dhe jo qytetaret …. etj etj.
    Qesharake …. shqipetaret sot po shkaterrojne dhe tradhetojne familjen nepermjet Face Book-ut !
    Qesharake, shqipetaret nuk arijne te kuptojne “c’eshte kultura dhe modernizimi”.
    Qesharake, rinia shqipetare po fluturon me shkop ne “bythe”!

  7. Shqiperia ndodhet ne nje faze kritike te shtetformimit te saj, dhe kriza ekonomike, mund te kthehet ne nje krize politike. Kjo do te kishte pasoja per ne. Mendojme dhe gjykojme se kete rast do te triumfoje rruga europiane.

  8. racionali says:

    Ne se doni revolucion ,vendosni Fatos legenin ose Jozi shtrembaluqen ,dhe pastaj do tja shihni hajrin Shqiperise!!!!!!!

  9. me ka çu nona me la gojen says:

    As Berisha dhe as Rama nuk e zgjedhin dot Presidentin e Republikes, per nje arsye shume te thjeshte: Ai ose ajo qe do te jete president do te duhet te mbuloje vjedhjet e tejskajshme qe po arrijne kulmin.
    Presidenti do te firmose shitjen e albpetrolit, te hidrocentraleve, vjedhjen e Gjirit te Lalzit, importin e mbetjeve nukleare, por mbi te gjitha nuk do te reformoje drejtesine shqiptare dhe do te caktoje nje kryeprokuror jo vetem te paafte, por kete radhe edhe mafioz qe ti sherbeje kupoles se krimit.
    Me thoni ju mua cili do te ishte ai njeri i ndreshem me mend ne koke qe do ta ta pranonte detyren e nje presidenti te tille?
    Me falni u gabova ekziston njeri qe e ka ofruar kanditaturen e tij ju e dini qe eshte Fatos Nano, Per te cilin Berisha i thote Rames propozoje ti dhe e votoj une, por ky njeri eshte pis dhe i pandershem

  10. Poshte Berisha-Meta-Nano says:

    Poshte ngrehina e “Korrupsionit dhe Hajdutve” Berisha-Meta-Nano.

  11. juristi says:

    Po s’bete gje te dy,hapni nje grope dhe futuni brenda bashke.

  12. Shqiperia eshte e shqiptareve! says:

    Sovrani do te gjej zgjidhjen e duhur ne 2013…
    Harojeni Berishen,Meten,Topallin,Lulin.Ata i bashkon konsensusi i vjedhjes,i korrupsionit,ivrasjes.
    KUJDES! SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE.
    Merre fatin ne tend ne dore o POPULL!
    2013 eshte ne prag…
    Vota juaj dhe vetem ajo, eshte konsensusi dhe arma e vetme kunder koleres B E R I S H J A N E!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje